Kompjuteri me i vjeter ne bote
Kompjuteri me i vjeter ne bote daton afro 20 shekuj me pare dhe ngjason me nje makine llogaritese astronomike, shume komplekse.
Kjo aparature mundesonte parashikimin e eklipseve, studimin e levizjeve te shenjave te zodiakut dhe gjithashtu sherbente per te matur levizjen dhe fazat e henes.
Historianet dhe hulumtuesit kane zbuluar se pajisja misterioze eshte ndertuar ne zonen e ishullit te Kretes dhe mendohet te jete shpikur pikerisht ne Sicili. Hulumtuesit thone se kompjuteri i vjeter mund te jete rezultat i krijimeve te matematikanit te njohur te asaj perjudhe, Arkimedit.
Studiuesit tregojne se kompjuteri me antik ishte shume i sakte dhe i sofistikuar dhe ishte i pajisur me dy ekrane. Nje ne pjesen e perparme qe siguronte llogaritjen e levizjes se yjeve dhe nje ne pjesen e pasme qe sherbente per matjen e kohes dhe tregimin e drejtimit te levizjes se tyre.