Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-06-05, 21:41   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Lajme Nga Kultura

Nderim

Kadare triumfon ne Londer mbi nobelistet


Mes 18 kandidatesh u vleresua dje(2 Qershor 2005) me cmimin "Man Booker International Prize"

Nga Londra
Muhamed Veliu
Gazeta Shqiptare



Ismail Kadare eshte vleresuar dje pasdite me cmimin prestigjoz "Man Booker International Prize 2005". Mes 18 shkrimatreve me ne ze te botes, si Gabriel Garcia marquez, Milan Kundera, Gunter Grass, etj, shkrimtari shqiptar eshte zgjedhur nga anetaret e jurise se kesaj gare letrare te pervitshme si fitues i ketij cmimi. "Man Booker International Prize", eshte nje cmim i themeluar ne boten anglofone nga shoqata e shkrimtareve Britanike, Irlandeze dhe e vendeve te Kommonwealthit qe prej vitit 1969. Por ne vitin 2002 nga "Booker Prize" ai mori emertimin "Man Booker International Prize" dhe i ndahet nje elite te zgjedhur shkrimtaresh nga e gjithe bota, vepra e te cileve eshte e shkruar ose e perkthyer ne gjuhen angleze. Ismail Kadare 69 vjec u nderua me kete cmim jo per ndonje veper te vecante, por per teresine e punes se tij si shkrimtar. Ndersa jurise se ketij konkursi nder shume vepra te autorit i kane bere pershtypje novelat "Prilli i thyer" dhe kryevepra e tij "Gjenerali i Ushtrise se vdekur".

Vleresimi

Per here te pare qe nga krijimi i ketij cmimi, juria angleze kete vit ka bere nje perjashtim ne perzgjedhjen e fituesit. Sipas jurise se sivjetme, e cila ka anoncuar fituesin mbasditen e djeshme, mesohet se kriteri i vleresimit ka qene kontributi i nje autori nga cdo vend i botes, i cili ka dhene nje kontribut te vecante ne pasurimin e letersise boterore. "Ismail Kadre eshte nje shkrimtar, i cili le gjurme ne te gjithe kulturen, histotrike, folklorike dhe politike te vendit te tij. Ai eshte nje shkrimtar universal, i cili shkruan histori qe datojne prej nga koha e Homerit", shprehet profesori John Carey, kryetari i jurise se perbere nga novelisti dhe editori Alberto Manguel si dhe akademiku njekohesshit shkrimtari Azar Nafisi. Kur u shpallen kandidatet e ketij cmimi ne muajin shkurt, kryetari i jurise Carey u shpreh i entuziazmuar per 18 kandidaturat e ketij vitit. "Per ne keta jane 18 autore, tek te cilet kombinohet vecantia dhe universaliteti dhe na kujtojne perhere kenaqesine e parezistueshme te te lexuarit"
Ne rradhen e kandidateve qe synonin vleresimin me kete cmim per vitin 2005 ishin shkrimtare si Margaret Atwood nga Kanadaja, Saul Bellow po nga Kanadaja, Gabriel Garcia Marquez, nga Kolumbia, Gunter Grass nga Gjermania, Stanislae Lem nga Polonia, Doris Lessing nga Britania, Ian McEwan po nga Britania, Naguib Mahfouz nga Egjipti, Tomas Eloy Martinez nga Argentina, Cynthia Ozick nga SHBA, John Updike po nga SHBA Antonio Tabucchi nga Italia, etj.

Falenderimi

Menjehere pasi eshte njoftuar per kete vleresim, shkrimtari Ismail Kadare eshte shprehur se "ndjehem thellesisht i nderuar nga fitimi i cmimit "Man Booker International Fiction Prize 2005". Kadare ne komentin e fitimit te cmimit nuk ka harruar te anashkaloje poziten gjeografike te vendit te tij pavaresisht se ai qe prej vitit 1990 jeton ne France. Duke patur parasysh imazhin negativ te Ballkanit dhe ballkanasve, te zhytur ne shekuj mes konfliktesh, Kadare ne letren falenderuese drejtuar jurise se ketij cmimi komenton kete pozite aspak favorizuese per Ballkanin, duke shpresuar ne nje te ardhme paqesore per kete rajon te nxehte. Ismail Kadare prej disa vitesh eshte kandidat per cmimin e madh "Nobel", i cili kap nje vlere prej 1 milion dollaresh. Por ai eshte vleresuar edhe ne ballafaqime te tjera letrare ne arenen nderkombetare. Ne Shqiperi shkrimtari Ismail Kadare ka fituar pothuajse te gjithe cmimet letrare ne te dy kohet. Ai eshte fitues i "Pendes se Arte" si dhe mban titullin e larte "Nderi i kombit". Kadare eshte anetar i Akademise Franceze dhe eshte perkthyer ne shume gjuhe te botes.

"Kane mberritur kohe ndryshimesh ne Ballkan"

Kadare i dergon leter falenderimi jurise Letersia e tij u ngjiz ne Ballkan. Ne kete rajon te nxehte shkrimatri Ismail Kadare lindi, u rrit dhe shkroi libra qe i kapercyen kufijte e ketij gadishulli mbushur me konflikte e luftra. Ne letren e tij derguar jurise britanike qe e vleresoi me cmimin "Man Booker International Prize", Ismail Kadare theksoi disa prej shqetesimeve te tij mbi kete vend.
"Une jam nje shkrimtar nga Ballkani, nje pjese e Europes, e cila per nje kohe te gjate ka qene nje lajm ekskluziv per pandershmeri humane, konflikte armesh, luftrash civile, spastrime etnike e keshtu me radhe." Por, shkrimtari i njohur beson se ky opinion per Ballkanin ne pergjithesi dhe per vendin e tij Shqiperine ne vecanti, ndersa vitet kalojne do te nise te ndryshoje ne syte e Europes dhe do te ndertohet nje imazh krejt ndryshe. Ne letren e tij Kadare shenon se ka ardhur koha e ndryshimit. "Besimi im i madh eshte se tani e tutje Europa do te kuptoje, qe ky rajon ne te cilin ndodhet edhe vendi im Shqiperia, mund te jape edhe lajme te llojit krejt ndryshe nga ato te derimetanishmet, dhe ne te njejten kohe te behet nje burim lajmesh per arritje ne fushat e artit, te letersise dhe civilizimit". Ndersa lidhur me vleresimin qe kjo juri dha per vepren e tij shkrimtari Ismail Kadare u shpreh se "do te deshiroja ta pranoja kete cmim, me te cilin jam nderuar si nje konfirmim qe konfidenca dhe shpresat e mia nuk jane vendosur gabim.



--------------------------------------------------------------------------------

Interviste e shkrimtarit Ismail Kadare per Zerin e Amerikes pas marrjes se cmimit.
Zeri i Amerikes: Zoti Kadare, ju jeni shkrimtari i pare, qe fitoni kete cmim mes shume emrave te njohur. Cfare nenkupton ky cmim per ju?

Ismail Kadare: Ka qene nje kenaqesi per mua. Nje cmim do te thote nje vleresim. Gjithashtu eshte kenaqesi ideja qe do t’i gezoje lezuesit e mi kudo qe te ndodhen.

Zeri i Amerikes: A mendoni se cmimi i sotem do t’ju ndihmoje edhe per cmimin Nobel ne letersi, per te cilin ju keni qene vazhdimisht kandidat gjate viteve te fundit?

Ismail Kadare: Kete sinqerisht nuk mund ta them. Nuk e di, mund te them nje hamendje te gabuar, nuk e di. Zeri i Ameries: Ne komentet e para pas cmimit te sotem, ju u shprehet se cmimi do t’i jape botes nje perspektive te re per Ballkanin, jo vetem si rajon trazirash e tensionesh, por edhe si prodhuesh arritjesh ne art dhe letersi. Megjithate eshte disi veshtire te shkeputesh nga njoftimet e dites nga ky rajon, sic eshte per shembull, rasti i zgjedhjeve ne Shqiperi, kur komentet e vetme qe degjohen nga komuniteti nderkombetar jane shqetesimet per zhvillimin e tyre te parregullt? Ismail Kadare: Po kjo eshte krejtesisht e vertete. Prandaj kur me pyeten nga Londra per pershtypjet e para thashe pikerisht kete gje: qe do te me pelqente sikurse te gjithe shqiptareve, sikurse gjithe ballkanasve, qe nga kjo zone e botes, te mos vijne vetem njoftime te hidhura dhe lajme qe te ngjethin mishte, por te vijne edhe lajme te gezuara. Arti gjithmone jep lajme te gezuara. Pavaresisht qe andej vazhdojne te vijne keto lajme jo te mira, prapeseprape nje prurje artistike si ky cmim, nje gezim, nje feste artistike, do te arrije t’i zbuse, t’i drejtoje mendjet e popujve te Ballkanit, ne gjera me te thella, me te qendrueshme, me pak pasionante, ne kuptimin e keq te fjales, se sa politika. Prandaj une e kam kete besim dhe mendoj qe ndonese kultura e ben aksionin e saj shume ngadale, e ben ne menyre te sigurte, shume me te sigurte se politika.

Zeri i Amerikes: A jeni optimist per kulturen ne Shqiperi sot?

Ismail Kadare: Po jam optimist, pavaresisht. Kultura shqiptare sot ka probleme shume te veshtira, vecanerisht ajo ka keqkuptime jashtezakonisht te veshtira. Por ato do te kapercehen, jane nje lloj takse qe paguhet gjithmone ne prag te ndryshimeve te medha.

Zeri i Amerikes: Kosova po ashtu do te jete kete vit ne qender te vemendjes. Por ndersa po afrohet momenti qe shqiptaret e kishin pritur prej kohe, nje raport i fundit, i Grupit Nderkombetar te Krizave, ve ne dukje se, si per ironi, nje nga problemet kryesore qe duhet te kaperceje Kosovea sot eshte edhe percarja mes vete shqiptareve.

Ismail Kadare: Mendoj se pavaresisht se ne nuk na pelqen, duhet te jemi te ndergjegjshem, se ne shqiptaret, te gjithe, e kemi semundjen e percarjes jashtezakonisht te forte, por kete semundje jemi te detyruar ta perballojme. Por per ta perballuar, duhet ta njohim dhe ta pranojme. Eshte nje nga cenet e kombit shqiptar, nje cen i cili nuk mund te ndihmoje lirine e shqiptareve, s’mund te ndihmoje pavaresine, s’mund te ndihmoje sigurine e tyre. Prandaj une mendoj, se nuk duhet te na vije keq qe na e ve bota ne dukje, perkundrazi, duhet te na vije keq, qe bota vazhdon te na veje ne dukje dicka, qe ne nuk arrijme ta korrigjojme, qe nuk arrijme ta ndreqim.


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante