Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-03-08, 15:48   #124
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ahtisari: Pavaresi te Mbikqyrur per Kosoven

Burns: Serbia nuk do ta marrė kurrė Kosovėn

Nga VOA

Nėnsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranojnė ndarjen e Kosovės. Ai tha se kėtė nuk do ta pranojė as Evropa dhe as NATO. Numri tre i Departamentit amerikan tė Shtetit i bėri komentet nė njė forum tė organizuar nga Kėshilli pėr Marrėdhėniet me Jashtė nė Uashington.

Burns tha se Serbia e ka humbur pėrgjithmonė Kosovėn dhe e humbi atė nė periudhėn mars-qershor tė vitit 1999, kur ajo u pėrpoq tė dėbojė 1 milion njerėz nga ai vend.

“Kur u miratua Rezoluta 1244, nė qershor 1999, ajo nė fakt bėri qė Kombet e Bashkuara t’ia merrnin Kosovėn Serbisė. Serbia nuk do ta marrė kurrė Kosovėn. Qė nga qershori 1999 e deri kohėt e fundit, pyetja e vetme qė ėshtė shtruar ka qenė: Cili do tė ishte statusi pėrfundimtar i Kosovės, do tė ishte ajo e pavarur apo autonome dhe kur do tė ndodhte kjo? U deshėn 9 vjet qė kjo pyetje tė merrte pėrgjigje dhe rreth njė vit mė parė Shtetet e Bashkuara erdhėn nė pėrfundimin thelbėsor se, nėse e vononim ende pavarėsinė e Kosovės, atėherė mundėsia mė e madhe do tė ishte qė kjo tė provokonte dhunė dhe mungesė qėndrueshmėrie nė Ballkan”, - tha ai.

Burns tha se pavarėsia ka qenė alternativa e qartė dhe pėrfundimtare qysh vitin e kaluar, kur presidenti Ahtisaari bėri propozimin e tij.

Nėnsekretari i Shtetit vlerėsoi lart udhėheqjen nė Prishtinė pėr faktin qė ajo tregoi vetėpėrmbajtje. “Ne kemi parė nė Prishtinė njė udhėheqje tė jashtėzakonshme, e cila iu rezistoi njė mijė provokimeve, me tė cilat u pėrball. Ata e mbrojtėn popullsinė serbe, kishat dhe trashėgiminė e tyre. Ata nuk e kaluan lumin Ibėr pėr tė shkuar nė veri tė Mitrovicės, ashtu siē dėshironin serbėt dhe serbėt e Kosovės. Ata janė treguar tė pėrmbajtur”.

Burns kritikoi ashpėr Beogradin pėr “retorikė sharėse” qė, siē u shpreh ai, “qė tė kujton njė epokė tjetėr nė Serbi”.

“Tė enjten e kaluar, ne pamė njė sulm huliganėsh kundėr ambasadės sonė nė Beograd. Pamė policinė qė tė zhdukej dhe situata e krijuar ishte e tmerrshme, sepse disa diplomatė amerikanė mbetėn tė bllokuar nė ambasadė pėr disa orė me radhė dhe ne nuk e dinim se cili do tė ishte fati i tyre. M’u desh tė merrja nė telefon kryeministrin e Serbisė, tė cilit i thashė: “Hape televizorin te CNN dhe shiko se ē’po ndodh me ambasadėn tonė! Duhet tė dėrgosh forcat e policisė atje! Dhe mė nė fund ata e bėnė kėtė.”

Burns u tregua i prerė nė komentet e tij lidhur me zėrat se mund tė ketė njė ndarje tė Kosovės. “Mund t’ju them se ne nuk do ta pranojmė ndarjen e Kosovės. As Kombet e Bashkuara, as Bashkimi Evropian dhe as NATO nuk do ta pranojnė atė. Kosova do tė jetė e lirė dhe e pavarur nė kufijtė e tanishėm dhe kėtė njohim ne. Nėse serbėt e Kosovės apo serbėt nė Beograd mendojnė se ata mund ta ndajnė Kosovėn, ata e kanė gabim”, - tha ai.

Burns tha se nė Kosovė nuk do tė ketė konflikt tė armatosur, por do tė ketė paqe. “Kombet e Bashkuara, - tha ai, - besojnė nė tėrėsinė e tyre se rruga pėrpara ėshtė ajo e paqes dhe e qėndrueshmėrisė.”

Duke iu pėrgjigjur disa qėndrimeve tė Rusisė pas njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, Burns tha: “Ishim ne ata qė qėndruam nė Kosovė gjatė 9 viteve tė fundit me trupat dhe me paratė tona e tė Evropės, ndėrsa Rusia u largua para katėr vjetėsh. Ishim ne ata qė i kėrkuam Kombeve tė Bashkuara tė emėronin njė tė dėrguar tė posaēėm – presidentin Ahtisaari – pėr tė zgjidhur tė ardhmen e Kosovės. Pastaj, me kėrkesėn e Rusisė ne e shtymė njohjen e Kosovės pėr pothuajse njė vit. Bisedimet shtesė nuk dhanė rezultat, prandaj ne morėm vendim logjik pėr tė njohur pavarėsinė e Kosovės, ashtu si edhe 30 vende tė tjera nė Evropė, si dhe shumė vende nė botėn myslimane. Mendoj se Rusia ėshtė mjaft e izoluar”, - tha ai.

Nėnsekretari i shtetit shprehu keqardhje pėr deklaratat e ambasadorit tė Rusisė nė NATO, i cili pak ditė mė parė kėrcėnoi pėr pėrdorim force lidhur me Kosovėn. “Ma merr mendja se ky ishte njė gabim i tij, sepse ai nuk ėshtė diplomat profesionist dhe ėshtė i ri nė kėtė detyrė”, - tha Burns. “E megjithatė, - shtoi ai, - Rusia nuk e pėrgėnjėshtroi deklaratėn e tij.”
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė