Tema: Mitologji
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-08-07, 20:38   #7
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Shtriga

Besohet se ka plaka qė janė shtriga. U vishen cilėsi tė tilla plakave tė pafajshme qė u ka vdekur burri, qė nuk kanė djem, qė janė tė veēuara si njerėz, pa njeri jo sepse nė tė vėrtetė ishin tė tilla. Ato hanė mish e gjak njeriu, sidomos zemrėn; mė tepėr ushqehen me zemra dhe gjak fėmijėsh. Shtrigat gjithnjė janė plaka e nė asnjė rast nuk janė gra tė reja dhe burra. Ato lindin me cilėsi shtrige. Zakonisht ato dalin dhe gjuajnė gjahun e tyre natėn. Nėn prag tė vatrės a tė portės (derės) kanė njė vorbė me njė bar tė zi. Ato lyejnė trupin me tė para se tė bien tė flenė e para se tė dalin nė punėt e tyre. Bien nė shtrat pėr tė fjetur e u del shpirti nga trupi pėrmes gojės, del pa e hapur fare derėn, por pėrmes vrimave tė tjera tė shtėpisė, nga hatullat dhe nga ēatia.

Ato mblidhen bashkė nė logun e shtrigave dhe vendosin se cilėt fėmijė do tė hanė. Dhe pastaj shkojnė e marrin zemrėn e secilit nga tė shėnuarit, e pjekin nė zjarr dhe e hanė. Nė raste tė veēanta ato pijnė edhe vetėm gjakun e njerėzve. Besohet se sipas rradhės ato hanė edhe fėmijėt e tyre. Pasi shtrigat i kanė ngrėnė zemrėn e pirė gjakun, fėmija tė nesėrmen del i vdekur.

Kur shtriga lė trupin nė shtrat e del nė punėt e saj, nėse ia kthen dikush trupin nė kohė: kėmbėt nga vendi i kokės dhe kokėn nga vendi i kėmbėve, shpirti i saj nuk gjen dot gojėn pėr tė hyrė nė vendin e tij. Shpirti sillet rreth trupit duke zukatur si bletė. Po e kthyen mbarė, ai hyn nė vendin e tij nga goja e plakės. Po nuk e ktheu ndonjė njeri trupin sė mbari, plaka vdes.

Nė tė kaluarėn shumė plaka tė shkreta tė varfėra e pa djem i akuzonin si shtriga, kur nuk kishin burrė tė shtėpisė pėr t'i mbrojtur. Nganjėherė ato plaka tė varfėra e tė vetmuara edhe i kanė mbytur, nisur nga besimi se ato ishin shkaktare tė vdekjes sė fėmijėve tė tyre, ose se sipas tyre ishin shkaktare tė fatkeqėsive, qė ndodhnin nė fshat a nė krahinė. Nė fillim tė shek XX nė Kastrat (Malėsi e Madhe) e kanė mbytur njė plakė duke e pjekur midis dy zjarreve, e akuzuar se ishte shtrigė e se kishte mbytur shumė njerėz nė fshat. Edhe F. Barkata nė romanin e tij "Lule" na e pėrshkruan njė skenė tė mbytjes sė njė plake qė banonte e vetmuar nė godinėn e njė mulliri rrėnojė nė Bulgėr (pranė Rubikut, Malėsi e Lezhės, nė Mirėditė). Njė punim tė gjerė ka shkruar kėto vitet e fundit A. Xhagolli pėr Shtrigėn (A.Xhagolli, Shtriga...f.61-70). Pėr shtrigėn ka shkruar dhe M.Krasniqi gjatė e gjerė nė "Aspekte Mitologjike", 1997)

"Mitologjia ndėr shqiptarė", Mark Tirta
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė