Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-06-11, 15:46   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjergj Fishta

Jeta e veprimtaria

I formuar nė periudhėn e Rilindjes sonė kombėtare, Gjergj Fishta ėshtė njė nga vazhduesit mė autentikė dhe tė drejtpėrdrejtė tė saj, shprehės i idealeve atdhetare dhe demokratike nė kushtet e reja qė u paraqitėn nė shekullin e njėzetė. Mėnyrat e pasqyrimit tė jetės, nė veprat e tij, janė vazhdim i natyrshėm i teknikės letrare tė Rilindjes, ku mbizotėron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. Deri mė 1899, Fishta shkruan me alfabetin latin tė franēeskanėve. Nė janar 1899 ai bėhet bashkėthemelues me Dom Ndoc Nikaj, e me Įt Pashk Bardhin, dhe pjesėtar aktiv i shoqėrisė "Bashkimi", tė cilėn e drejtoi poeti atdhetar e abati i Mirditės, Įt Prenk Doēi. Kjo shoqatė dha ndihmesė tė madhe pėr botimin e njė numri tekstesh shkollore nė gjuhėn shqipe dhe tė fjalorit shqip-italisht Bashkimi mė 1908, edhe sot e kėsaj dite, fjalori mė i mirė i dialektit gegė. Nė kėtė kohė Fishta ishte bėrė figurė udhėheqėse e jetės kulturore e publike nė Shqipėrinė e veriut e sidomos nė Shkodėr.
Mė 1902 emėrohet drejtor i shkollės franēeskane nė Shkodėr deri atėherė e drejtuar nga klerikė tė huaj. Menjėherė ai futi gjuhėn shqipe si gjuhė mėsimi nė kėtė shkollė pėr herė tė parė si gjuhė bazė, dhe pastaj e ngriti atė nė nivelin e njė plotorje dhe mė 1921 pranė saj hapi gjimnazin "Ilyricum" qė me 1928 nxori maturantėt e parė, t'aftė pėr tė vazhduar studimet e larta kudo nė botė. Kėshtu, ai krijoi pėr kohėn njė kompleks arsimor tė fuqishėm qė, sipas dr. Jani Mingės, pėrfaqėsues i Ministrisė s'Arsimit, nė provimet e pjekurisė, ishte nė nivelin e kėrkesave tė kohės. Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Mė 14-22 nėntor 1908 ai mori pjesė nė Kongresin e Manastirit si pėrfaqėsues i shoqėrisė "Bashkimi"; karshi Dom Ndre Mjedės, Mati Logorecit, Hilė Mosit dhe Luigj Gurakuqit si pėrfaqėsues nga Shkodra. U zgjodh nga kongresi pėr tė kryesuar Komisionin e Alfabetit prej njėmbėdhjetė delegatėsh qė do tė pėrcaktonte variantin mė tė mirė tė alfabeteve tė propozuara. Pas tri ditė diskutimesh Fishta dhe komisioni vendosėn tė mbėshtesin dy alfabete: njė formė tė modifikuar tė alfabetit tė Stambollit tė Sami Frashėrit i cili, edhe pse jo praktik pėr shtyp, pėrdorej mė gjerėsisht nė atė kohė, dhe njė alfabet tė ri latin pothuajse tė njėjtė me alfabetin e Bashkimit tė Fishtės, me qėllim qė shtypja e librave jashtė vendit tė bėhej mė e volitshme. Nė kuadrin e programit te shoqėrisė "Bashkimi", iu kushtua punės pėr tė pėrgatitur njė alfabet qė tė pėrmbushė tė gjitha kriteret shkencore, me synim qė tė bėhet i pėrdorshėm pėr tė gjithė shqiptarėt.
Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė ai e priti me entuziazėm tė veēantė, por Luftėn Ballkanike dhe Konferencėn e Ambasadorėve me njė brengė tė madhe. Shkodra, qyteti i tij, tė cilin kėrkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte nė duart e fuqive ndėrkombėtare. Brenga dhe entuziazmi duken nė poezitė, por edhe nė shkrimet publicistike qė boton nė revistėn "Hylli i Dritės", revistė letrare-kulturore e pėrmuajshme e cila iu kushtua letėrsisė, politikės, folklorit dhe historisė; tė cilėn e themeloi nė tetor 1913 dhe u bė drejtor i saj. Nga 5 dhjetori 1916 deri nė nėntor 1918 Fishta botoi gazetėn e Shkodrės "Posta e Shqypniės", njė gazetė politike e kulturore e subvencionuar nga Austro-Hungaria nė kuadrin e Kultusprotektorat-it, me gjithė qė forcat pushtuese nuk para kishin besim te Fishta pėr shkak tė aspiratave tė tij kombėtare. Po mė 1916 themelon, bashkė me Luigj Gurakuqi, Dom Mjedėn, e Mati Logorecin, Gjergj Pekmezin, Įt Ambroz Marlaskajn, Įt Shtjefėn Gjeēovin, Sotir Pecin, "Komisinė letrare". Fishta luajti njė rol udhėheqės nė Komisinė Letrare Shqype, tė ngritur prej austro-hungarezėve me sugjerimin e konsullit tė pėrgjithshėm August Ritter von Kral (1859-1918), pėr tė marrė vendim mbi ēėshtjen e pėrdorimit zyrtar tė drejtshkrimit si dhe pėr tė nxitur botimin e teksteve shkollore nė gjuhėn shqipe.
Pas disa diskutimeve Komisia vendosi tė pėrdorej "dialekti i Elbasanit" si njė kompromis asnjanės pėr gjuhėn letrare, mė 1923 me nismėn e Sotir Pecit[5]. Ky vendim binte mjaft nė kundėrshtim me dėshirat e Gjergj Fishtės, pėr tė cilin dialekti i Shkodrės ishte mė i pėrshtatshmi. Fishta shpresonte se koineja shqiptare e veriut sė shpejti do tė shėrbente si normė letrare pėr tė gjithė vendin, ashtu si gjuha e Dantes kishte shėrbyer si udhėrrėfyese pėr italishten letrare. Gjatė gjithė kėtyre viteve Fishta vazhdoi tė japė mėsim e tė drejtojė shkollėn franēeskane nė Shkodėr, me emrin Collegium Illyricum (Kolegji Ilirian) nga viti 1921, i cili ishte bėrė institucioni kryesor arsimor nė Shqipėrinė e veriut. Tani ai ishte figura mė autoritare nė letėrsinė shqiptare. Nė gusht 1919 Gjergj Fishta qe sekretar i pėrgjithshėm i delegacionit shqiptar, qė mori pjesė nė Konferencėn e Paqes nė Paris ku mbajti dhe fjalimin e tij madhėshtor, ndėr shkaqet qė delegacioni shqiptar nuk arriti tė paraqesė e tė mbrojė si duhet problemin shqiptar nė Konferencėn e Paqes nė Paris, radhiti edhe inferioritetin e pėrfaqėsuesve tanė tė cilėt nuk mund tė pėrballonin ballafaqimet me profesorėt, doktorėt e diplomatėt sllavė dhe grekė. Pasi pranon se edhe ai vetė, sa herė ka marrė pjesė nė bisedimet me delegacionet e huaja:
"... tė them tė verteten se m'āsht dasht t'skuqesha pėr inferioritetin t'em. Āsht e kotė tė gėnjehemi. N'se pėrjashtohet Gurakuqi qi vetėm ai ka nji kulturė tė pėrshtatshme, ka nji atdhetari tė shėndoshė dhe nji njohuni tė gjānė pėr njerėzit dhe pėr sendet e Shqypnisė, asnji nga anėtarėt e qeverisė, kjoftė tė saj sė maparshmes, kjoftė tė sė tanishmes, nuk mund tė thotė se e paraqet denjėsisht Shqypninė dhe tė mbrojė siē duhet interesat e sajė"[6].

E, me kėtė cilėsi, iu kėrkua nga kryetari i delegacionit, imzot Luigj Bumēi tė merrte pjesė nė njė komision tė posaēėm qė do tė dėrgohej nė Shtetet e Bashkuara pėr t'u kujdesur pėr interesat e shtetit tė ri shqiptar. Atje ai vizitoi Bostonin, Nju Jorkun dhe Uashingtonin. Mė 1921 Fishta pėrfaqėsoi Shkodrėn nė parlamentin shqiptar dhe u zgjodh nė gusht tė atij viti si zėvendėskryetar i tij. Talenti nė gojėtari e ngriti mjaft nė detyrat e tij si personalitet politik e, sidomos, si klerik. Merr pjesė nė Revolucionin e Qershorit, 1924. Pėrndiqet pas rikthimit tė Zogut nė Shqipėri. Vitet 1925 e 1926 i kalon nė Itali. Ndėrkohė, shkruan, boton e riboton pareshtur.
Nė vitet mė pas mori pjesė nė konferencat ballkanike nė Athinė (1930), Sofje (1931) dhe Bukuresht (1932) para se tė tėrhiqej nga jeta publike pėr t'ia kushtuar vitet e mbetura urdhrit franēeskan dhe shkrimeve tė veta. Nga viti 1935 deri mė 1938 u zgjodh provincial i Provincės franēeskane tė Zojės Nunciatė. Kėto vite, mė tė frytshmet e jetės sė tij, i kaloi nė qetėsinė e kuvendit franēeskan tė Gjuhadolit nė Shkodėr, por pa u shkėputur kurrė nga problemet e mėdha qytetase, kombėtare e botėrore. Tė kėsaj kohe janė edhe pjesa mė e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit nė Shqipėri nis etapa e fundit e veprimtarisė sė Fishtės. Kėsaj etape i vė vulėn pėrfundimi e botimi i plotė i "Lahutės", (1937).
Po des konden (i kėnaqur) pėrse kam punue pėr Fe, Atdhe, e pėr Provincėn tonė.",- e mbylli testamentin sipas Įt Marin Sirdanit.
...jo pėr tjetėr, por, sepse po lį anmikun mbī truellin shqiptar, mue mė vjen keq qi m'duhet tė 'des.",- fjalėt e fundit tė Poetit.
Ishte dhjetori i vitit 1940 dhe At Gjergj Fishta ndodhej nė Kuvendin e Troshanit i lodhur nga vitet, si edhe nga punėt e shumta. Kėsaj radhe kishte vendosur tė pushonte. Asnjėrit nuk i besohej se Poeti po kalonte ditėt e fundit tė jetės sė tij. Mė 10 dhjetor u sėmur dhe u detyrua qė t’i shtrohej shtratit. Mė 14, nė darkė e sollėn nė Shkodėr, drejt e nė spital. Bėhet mė mirė dhe tė gjithė mendojnė se ia hodhi sėmundjes. Mė 22 ra njė borė e madhe dhe Fishta mori njė polmonit qė e rėndoi shėndetin e tij. Me 27 mjekėt humbasin shpresat dhe Fishta bjen nė kllapi. Pranė i rrijnė shumė nga Franceskanėt e mėdhenj qė bėnė epokė, nė mes tė cilėve edhe At Viktor Volaj, studiuesi i njohur i krijimtarisė letrare tė Fishtės[7]. Padėr Gjergj Fishta vdes nė Shkodėr mė 30 dhjetor 1940 nė spitalin civil tė qytetit tė Shkodrės ku ai ishte shtruar nga njė sėmundje e zemrės dhe e mushkėrive. Shqipėria ishte nėn pushtimin fashist. Ceremonia e organizuar me kėtė rast kishte pėrmasat e madhėshtisė sė merituar. Nė tė merrnin pjesė zyrtarė tė lartė dhe e vetė mėkėmbėsi i mbretit Jakomon. Shumė telegrame ngushėllimi, ku theksohej fakti qė Gjergj Fishta ishte akademik i Italisė. Mbi arkivolin e poetit kombėtar ishte hapur flamuri i Italisė fashiste sė bashku me flamurin shqiptar edhe ky i rrethuar me shpatat e Liktorit. Varrimi i tij u krye njė ditė mė vonė nė kishėn Franēeskane tė Gjuhadolit. Fjala e fundit u mbajt nga Prof. Aleksandėr Xhuvani.
"Zotnij tė ndershėm
Si vetėtimė u-perhap an’e kand tė Shqipnisė lajmi i idhėt i vdekjes sė poetit t’onė kombėtar At Fishtės dhe e mahnitun mbetet sot mbarė bota shqiptare, tue kujtue emnin zāmadh t’auktorit tė Lahutės sė Malcisė, qė ka kėndue, si dikur Omeri, burrnin’e besėn e fisit t’onė, qė ka ndezė zemrat e Shqiptarėvet, si dikur Tirteu i vjetėrsisė.
E me tė drejtė i kanė thanė Fishtės Tirteu i Shqipnisė, se sikurse ai me elegjit’ e tij ndezi zemrat e Spartanėvet pėr luftė, njashtū edhe epopeja e Lahutės, odet edhe elegjit’e Mrrizit tė Zanavet e tė poezivet tė tjera kanė mbjellė nė zemėr tė djelmnisė s’onė dashunin e pamasė pėr truellin e tė parėvet dhe pėr gjuhėn amtare.
Nji kėto dy ideale, atdhedashtėnija dhe ruejtja e gjuhės si dritėn e synit, lavrimi e pėrparimi i saj kanė qenė polat, rreth sė cilėvet shtrihej gjithė vepra e ēmueshme e Fishtės. E s’ka kush tjetėr veē neve arsimtarėvet qė kemi pasė e kemi ndėpėr duer edhe ua kemi mėsue nxanėsvet poezit’e tij, qė e ēmon mā mirė veprėn zāmadhe tė Fishtės, e cila si nji far i math dritėdhanės ka ndriēue mendjen e djelmėnisė s’onė, si nji Ungjill shkėndimath morali ka zbutė e ka edukue zemrėn e saj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 09-06-11 nė 15:47
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė