Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-04-06, 21:07   #2
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Frika Ndaj All-llahut

Vazhdim i temes Pse i frikohem All-llahut:

TREGIM – Nė kohėn e Musait (a.s.) jetonte njė ēifut i devotshėm. Ai kishte shumė fėmijė dhe ishte mjaft i varfėr. Njė ditė prej ditėsh e kaploi njė varfėri e madhe saqė nuk i mbeti asgjė pėr t’i ushqyer fėmijėt e tij. Pasiqė ai ishte sėmuar dhe nuk ishte nė gjėndje tė ngrihet nga krevati, e dėrgoi gruan e tij nė qytet pėr tė kėrkuar diē pėr familjen e tij. Gruaja shkoi me vrap nė shtėpinė e njė tregtari dhe kėrkojė ushqim pėr fėmijėt e saj. Tregtari iu pėrgjigj pozitivisht por me njė kusht, qė ajo tė bėjė imoralitet me tė! Kur dėgjoi gruaja fjalėt e tij, heshti dhe u kthye nė shtėpi pa gjetur gjė (me duar thatė). Fėmijėt filluan tė klithnin me tė madhe: “Oj nėna jonė, ne gati po vdesim nga uria, andaj na jep diē pėr tė ngrėnė?” Nėna me zemėr tė pikėlluar shkoi pėrsėri tek tregtari dhe i tregojė pėr gjėndjen e vėshtirė tė fėmijėve tė saj nė mėnyrė qė sado pak tė ketė mėshirė pėr ta dhe ta ndihmojė. Por ai prap i tha se nėse dėshiron ta ndihmojė, sė pari duhet t’i realizohet kėrkesa e tij! Mė nė fund gruaja pranoi dhe kur u vetmuan, filloi tė dridhet e tėra e ai e pyeti: “Ēke, pėrse dridhesh?” “Unė i frikėsohem All-llahut” – ia ktheu ajo. Atėherė njeriu u ndal, mendoi pak e i tha: “Kur ti nė kėtė gjėndjė qė je e ke frikė All-llahun e Madhėruar, po unė qė jam nė bollėk duhet tė kem edhe mė shumė frikė tek Ai sesa ti, andaj shko dhe merri kėto begati e dėrgoju fėmijėve tė tu se unė s’kam pėr tė bėrė asgjė”. Gruaja e ndershme u kthye e gėzuar tek fėmijėt e saj me begati tė shumta dhe kur e panė fėmijėt me gjėra tė shumta u gėzuan tej mase. Atėherė All-llahu (xh.sh.) i shpalli Musasė (a.s.) :“Thuaj filan filanit se ia kam falur gjynahet”. Musa (a.s.) shkoi tek ai ashtu siē e porositi Zoti i tij e i tha : “O njeri, ndoshta ke bėrė diēka tė mirė qė ėshtė nė mes teje e Zotit?!” Pastaj neriu ia tregoi tregimin nė hollėsi, me atė rast Musa (a.s.) i tha: Vėrtetė All-llahu i Lartėsuar t’i ka falur mėkatet (gjynahet)…kėshtu ėshtė treguar nė librin “Mexhmeul-letaifi”.

Transmetohet nga Pejgamberi (a.s.) i cili thotė se All-llahu i Lartėsuar ka thėnė: “Nuk i bashkoj tek robi Im dy frika dhe dy siguri, nėse mė ka frikė Mua nė jetėn e kėsaj bote, do ta siguroj Ditėn e Gjykimit, e nėse ndihet i sigurtė nė kėtė botė, Unė do ta frikėsoj Ditėn e Gjykimit”

All-llahu i Madhėruar thotė nė Kur’an: “Mos iu frikėsohuni njerėzve, por Mua tė mė keni dronė (frikėn)” (S. Ali Imran-175), kurse nė ajetin tjetėr thotė: “Mos ua keni dronė atyre, por Mua tė mė keni dronė nėse jeni besmtarė” (S. Maide-44).

Hz. Omeri (r.a.) kur dėgjonte ndonjė ajet, prej frikės sė madhe i binte tė fikėt. Njė ditė, mori njė fije kashtė e tha: “Mjerė pėr mua, kam qenė sikur kjo fije kashte, mjerė pėr mua, mė mirė mos t’mė kishte lindur nėna” dhe qante aq shumė saqė rrjedhnin lotėt prej syve tė tij. Nė fytyrėn e tij kishte dy vija tė zeza qė iu kishin bėrė nga tė qajturit me dėnesė.

Pejgamberi (a.s.) thoshte : “Nuk hyn nė zjarr ai qė qan nga frika e All-llahut, aq sa mund tė kthehet qumėshti nė gjinjtė e lopės”.

Nė librin me titull “Rekaikul Ahbar” thuhet: “Ditėn e Gjykimit vie njeriu, e veprat e tij tė kėqija peshojnė mė shumė, pastaj urdhėrohet qė me to tė hyj nė zjarr. Mirėpo, nė atė moment njė qerpik prej qerpikėve tė tij flet e thotė: O Zot, i Dėrguari Yt Muhammedi (a.s.) ka thėnė: “All-llahu nuk i djeg ata sy qė lotojnė prej frikės sė Tij”, e unė kam qajtur prej frikės Tėnde! Atėherė All-llahu e falė robin e Vet dhe e nxjerrė nga zjarri pėr hirė tė njė qimeje tė vetme qė kishte qajtur nė jeten e dunjasė nga frika e All-llahut tė Madhėrishėm. Pastaj Xhibrili (a.s.) thėrret :”Shpėtoj filani i biri i filanit me njė qime tė vetme”!

Nė librin “Bidajetul Hidajeh” thuhet edhe kjo : “Ditėn e Kijametit kur njerėzit afrohen te zjarri i xhehennemit, lėshojnė afsh dhe qė tė gjithė gjunjėzohen prej frikės sė madhe tė kėsaj dite ashtu siē ka thėnė All-llahu i Madhėruar nė Kur’anin Fisnik: “Dhe atė ditė e sheh secilin popull tė gjunjėzuar, secili popull thirret te libri i vet (shėnimet e veprave)” (El-Xhathijeh-28). E kur vinė (afrohen) te zjarri, dėgjojnė zėrin e mizorėve duke u dėnuar dhe zėri i tyre dėgjohet deri nė 500 vite largėsi. Secili njeri e edhe Pejgamberėt thonė: Vetja ime, vetja ime, pėrveq mė tė mirit tė Pejgamberėve Muhammedit (a.s.) i cili thotė: “Ummeti im, ummeti im.” Atėherė prej xhehennemit del njė zjarr sikur malet, ku i tėrė ummeti i Muhammedit (a.s.) pėrpiqet dhe mundohet ta pengojnė duke thėnė: “O zjarr, pėr hatėr tė atyre qė kanė kryer namazin, kanė dhėnė sadaka, kanė agjėruar, si dhe pėr nder tė njerėzve tė devotshėm kthehu e mos na digj”, por zjarri nuk ndalet. Nė atė ēast tė tmerrshėm, vjen Xhibrili (a.s.) me njė enė tė mbushur me ujė dhe thotė: “Zjarri ka mėsyer ummetin (bashkėsinė) e Muhammedit (a.s.)!” Dhe enėn e mbushur me ujė ia dhuron tė Dėrguarit tė All-llahut - Muhammedit (a.s.) duke i thėnė: “O i Dėrguar i All-llahut, merre kėtė enė dhe me ujin e saj stėrpike zjarrin, e zjarri (me lejen e Zotit) do tė ndalet menjėherė!” Pejgamberi (a.s.) e pyet: “Ēfarė uji ėshtė ky o Xhibril?” Ai i pėrgjigjet: “O Muhammed, ky ujė ėshtė loti i gjynahqarėve tė ummetit tėnd, tė cilėt kanė qajtur nė dunja nga frika e All-llahut xh.sh., e tash u urdhėrova qė kėtė enė ta dhuroi ty qė me tė ta stėrpikėsh zjarrin, e zjarri tė ndalet me lejen e All-llahut!”

Njė poet thoshte:

Sytė e mi a mos tė qajnė pėr mėkatin (gjynahin)

Jeta ime ėshtė jasht duarve tė mia dhe unė nuk e di



Tregohet se Muhammed bin el-Munkedir kur qante e fshinte fytyrėn dhe mjekrrėn me lot dhe thoshte “kam dėgjuar se zjarri nuk i djeg ato pjesė nė tė cilat kalon loti”. Atėherė besimtari duhet tė ketė frikė ndaj dėnimit tė All-llahut dhe tė ndaloj veten nga epshet shtazarake si*ē

ka thėnė All-llahu i Lartėsuar : “Sa i pėrket atij qė ka tepruar dhe i dha pėrparėsi jetės sė kėsaj bote, xhehennemi do tė jetė vendi i tij. E kush u frikėsua paraqitjes para Zotit tė vet dhe ndaloi veten prej epsheve (pasioneve), xhenneti ėshtė vendi i tij”! (En-naziat 37-41).

Andaj kush dėshiron qė tė gjej shpėtim prej dėnimit tė All-llahut dhe tė arrijė shpėrblimin dhe mėshirėn e Tij, duhet tė ketė durim ndaj vėshtirėsive tė kėsaj bote, t’i bindet All-llahut si dhe tė largohet nga mėkatet (gjynahet).

Nė librin “Zehru er-rijad” rrėfehet se Pejgamberi (a.s.) ka thėnė : “Banorėt e xhennetit kur tė hyjnė nė xhennet, melaiket i presin me ēdo mirėsi e begati duke i vendosur nė vende tė larta e luksoze. Pastaj u sjellin lloje tė ndyshme ushqimesh dhe pemėsh dhe kur i shohin gjithė kėto tė mira, mbesin tė habitur e All-llahu u thotė: “O robėt e mi, ē’ėshtė i gjithė ky dyshim-habi kur ky vend nuk ėshtė vend i dyshimit e i habisė?” Thonė: “Ne kemi patur njė premtim e veē ka ardhur koha e tij.” All-llahu u jep urdhėr melaikeve qė t’u heqin perdet nga fytyrat e tyre. Melaiket pyesin tė habitur: “O Zoti ynė, si ėshtė e mundur qė tė shohin Ty kur ata ishin gjynahqarė? All-llahu u drejtohet pėrsėri: “Heqjuni perdet, sepse ata vėrtetė kanė qenė prej atyre qė mė kanė pėrkujtuar Mua, kanė bėrė sexhde dhe kanė qajtur shumė nė dunja duke lakmuar nė takimin Tim (tė mė shohin Mua).” Atėherė u ngritėn perdet dhe kur e shikojnė All-llahun e lartėsuar (e nuk ka kėnaqės mė tė madhe), menjėherė i bijnė nė sexhde Atij. Por, All-llahu u thotė atyre: “Ngritni kokat tuaja, se ky nuk ėshtė vend i punės, po vend nderimi.” Nė atė moment, All-llahu u shfaqet atyre (duke mos pyetur se si) dhe me njė kėnaqėsi u drejtohet atyre: “Paqja dhe bekimi Im qoftė mbi ju o robėt e Mi, Unė vėrtetė jam i kėnaqur me ju, po ju a jeni tė kėnaqur me Mua?” Tė gjithė njė zėri thonė: “Po si tė mos jemi tė kėnaqur o Zoti ynė, kur Ti na dhurove tė mira qė syri nuk i ka parė, as veshi nuk i ka dėgjuar e as qė e ka paramenduar dhe pėrjetuar njeriu.”

Lidhur me kėtė ėshė fjala e All-llahut tė Madhėruar : “All-llahu ėshtė i kėnaqur me ta dhe ata janė tė kėnaqur ndaj Tij”(El-Maide-119) “Kanė selam, thėnie e Zotit Mėshirues!”(Jasin-58)

Nga Ebu Hamid el-Gazali
Perkthim i Enes ef. Koshit
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė