Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-04-08, 02:06   #31
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: FIGURAT E QMUME KOMBTARE



Klementi - Kadare - Fishta - Rugova

Nga Selim Hasanaj - Zemra Shqiptare

Titullin i vuna ashtu turr e vrap kėtij artikulli qė do e shkruej sa vijon.
Nė zemrashqiptare.net me 07.02.2008 publicisti dhe gazetari i mirnjohun nga Gurrakoci i Istogut nė Kosovė shkruen dhe deklaron botnisht se FALĖ TOKEN E VET NĖ KOSOVĖ PER THEMELIMIN E QENDRES KULTURORE PAPA KLEMENTI I XI. Sot asht 11.04.2008 dhe askush nga miliona shqiptarė anekand planetit nuk u ndegjue per sė gjalli. Askush nuk komentojė iden e z. Bajram Kabashi, askush nuk miratojė kėtė ide, thanė shkurt shkrimi i Bajram Kabashit hasi nė vesh tė shurdhet. Kjo deshmon se sa ka populli shqiptarė njohuni dhe respekt per tė kaluemen e vet, per kulturen e vet dhe per burrat dhe figurat e mėdhaja tė
veta.
Para dy dite po nė zemrashqiptare.net

Nga Australia e largėt shkruen atdhetari Fritz Radovani nji lajmė me titullin TĖ GJITHĖ ATDHETARĖVE SHQIPTARĖ, ku pas sa e sa viteve mister ky burr tregon se ku janė tė groposun eshtnat e At Gjergj Fishtes, dhe askujt nuk i bani pershtypje ky lajm. Askush nuk ju gėzue as qė don ta dijė per eshtnat e pendes ma tė madhe shqiptare deri me sot, tė babes sė ALFABETIT shqip, tė burrit patriot, franceskan dhe politikan me nam. Tė HOMERIT shqiptarė , autorit tė kryevepres sė letersisė shqipe LAHUTA E MALĖCISĖ.
Sot po nė zemrashqiptare.net lexova nji artikull tė mrekullueshem tė z. Roland Gjoza me titull JU TREGOJ SKUTAT E KADARESĖ dhe ishte pikrisht ky artikull qė mė inspirojė tė shkruej kėtė qė po e shkruej. Derisa zoti Roland Gjoza kishte shkrue per Kadarenė dhe anatemimin e tij nga disa shtresa qė dihen dhe janė ba bajate, unė kėnaqesha tue e lexue dhe me krejtė qenjen time i jipja tė drejtė. Lexoja , tri herė e lexova dhe si uragan i erės qė permbledh gjithcka gjanė para vetes edhe truni im ato qaste permbledhi tė kaluemen tonė neper shekuj dhe mu kujtue se nga tė gjithė ata burra, nga tė gjithė ato mendje tė ndrituna qė i kishte populli ynė as nė gishtat e njanes dorė nuk mund ti numrojė ata qė i ka vra ose pre shpata dhe pushka e anmikut. 99% tė tyne i kemi pre e vra vetė. Mu kujtue se cka kanė shkrue dhe cka shkruejn e flasin keq per Ismail Kadarenė shqiptaret asnjiherė nuk kanė shkrue dhe folė serbet dhe grekėt anmiq tonė tradicional dhe shekullor. Mu kujtue se cka kanė folė dhe shkrue e cka po flasin e po shkruejn perditė per Shejtin e kohės moderne tė kombit shqiptarė Dr. Ibrahim Rugova kurr nuk kanė folė as shkrue serbet.
Shumėherė i thamė vetes qė asht ma mirė mos me lexue fare shtypin ditor dhe revial, mos me hap faqe tė rubrikave tė internetit sepse sa ma shumė qė po i lexojė ato aq ma shumė po bindem se sa tė drejtė ka pas Faik Konica kur ka shkrue RUEJE ZOT SHQIPNINĖ PREJ SHQIPTARĖVE. Nuk kamė ndermend tė dalė nga tema andaj po kėthehem te ata qė shkruejn, komentojnė dhe lexojnė nė zemrashqiptare.net. Ku jeni more trima qė nuk po u nihet zani i pergjegjes nė kushtrimin e Bajram Kabashit?! Ku jeni more intelektual qė nuk po ju nihet zani si pergjigje per lajmin e gėzimit tė Fritz Radovanit?! Jo juve nuk ju interesojnė njerzit e mėdhenjė dhe zbardhja e misterit tė tyne tragjik sikur asht rasti i At Gjergj Fishtes, sikurse as nuk ju intereson se kush ishte PAPA KLEMENTI I XI. Juve popull grindavec, teveqel, ju interesojnė tė shiqoni emnat e autorve tė artikujve tė shkruem nė zemrashqiptare dhe nė faqet tjera tė internetit dhe nese asht dikush qė ju e keni marr inati per pa pik arsyeje ju me zell hapni rubriken e komentit dhe i shfryni zorr e mushkni tue sha autorin pa e komentue fare shkrimin e tij. Juve nuk u vjen turp as qė ju hanė palla se ato qė ju i shkrueni janė trillime, janė rrena, janė fjalė tė perserituna dhe tė grumbullueme nė grumbullin e juve tė plehut dhe posa tu jipet rasti ju e shprushni at pleh dhe i jepni erė botės. Pse more tė mjerė sa merreni me punė tė kota dhe sa shani figurat ma tė mėdhaja dhe ma tė nderueme tė kombit tonė, dhe ketė e bani pa i njoft ato, por vetem me thash e thana, pse nuk angazhoheni per punė tė mbara, pse nuk i perkrahni punėt dhe iniciativat e mbara tė njerzve tė mėdhej?! Cili popull pos neve , po ta kishte nji Faik Konicė do e anatemonte deri nė person-nongrata?! Cili popull do mundohej edhe eshtnat tė ja zhduk nji At Gjergj Fishte?! Cili popull do e shante Shejtin Dr. Ibrahim Rugova?! Cili popull nuk do mburrej me Nanėn Tereze?! Cili Popull do e shante Don Lush Gjergjin?! Po cili popull edhe nji Gjergj Kastriot do e shante???!!! Jemi neve populli i mbrapsht, grindavec, teveqel qė i bajmė per ditė e per minut kėto pisllaqe. Si nuk po keni turp ju ekstremistet shqipfolsa tė fundamentalizmit islam qė shkrueni me adresa dhe emna tė rrejshem llojė llojė pisllaqesh per Engjėll Koliqin, Per Don Lush Gjergjin etj. Si nuk po i vini gishtin kokės kur ju shani Amerikėn dhe miqet tonė tė tjerė tė Evropės tė cilet na e dėbuen shkaun nga trojet dhe na e suellen lirinė e mvetsinė.
Jam i vetdijshem se do tė vershojnė komentet nga JU soji i mbrapsht posa ta shifni kėtė artikull, por u thamė qė perpara se mue Ju as mė frigoni, as qė mė vjen keq tė ju ofendojė dhe mallkojė. Juve e keni mallkue veten tuej derisa i mohoni vlerat, derisa i urreni miqet. Ju keni mallkue veten tuej derisa i doni ata qė nuk i keni fis as farė, ata qė janė tė krijuem nė incest familjar dhe qė janė miq dhe dorė e djathtė e Rusisė dhe Serbisė. Janė pra kėta vėllaznit e juv araboafroaziatik.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 14-04-08 nė 02:08
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante