Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-07-11, 14:35   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kriza e euros

Kriza e euros po pėrhapet - Kush ėshtė fajtori?






Greqia, Portugalia, Irlanda - tani edhe Italia ndodhet nėn trysninė e kreditorėve. Ajo ēka mungon ėshtė njė sinjal qė tė qetėsojė investuesit dhe kreditorėt.


Italia ditėt e fundit ėshtė vendosur nė qendėr tė diskutimit evropian. Ministrat e Financave tė BE-sė ranė dakord qė ta pengojnė me ēdo kusht shtrirjen e krizės financiare nė ekonominė e tretė mė tė madhe tė Evropės, Italinė. Por megjithėse Italia ka ndėrmarrė masa drastike kursimi, kėto nuk mjaftojnė.

FMN-ja nė raportin e saj mė tė fundit pėr kėtė vit kėrkoi nga Italia, qė tė zbresė deri nė vitin 2012 defiēitin buxhetor nėn 3 % tė prodhimit tė brendshėm bruto. Aktualisht deficiti italian kap vlerėn e 4,6%.




Megjithėse ekonomia italiane po jep shenja rimėkėmbjeje, tė nxitura kėto nga eksporti, borxhi publik mbetet tepėr i lartė dhe rritja ekonomike e kufizuar. Njė samit i jashtėzakonshėm i krerėve dhe kryeministrave tė shteteve tė BE-sė pėr tė penguar pėrhapjen e krizės sė borxheve edhe me pritet tė zhvillohet qė kėtė tė premte, sinjalizoi presidenti i Kėshillit tė Bashkimit Evropian, Hermann Van Rompuy.

Fakti qė vala e krizės financiare po pėrfshin edhe Italinė, ka shqetėsuar bursat evropiane. Dhe tregtarėt e bursės janė tė zemėruar me politikėn. Oliver Roth, njė tregtar nė bursė thotė: "Po shohim qė pėr Italinė, prej ditėsh zhvillohet njė debat fantazmagorik, tė cilin vetė BE-ja e ka shkaktuar duke u shprehur me shqetėsim pėr gjendjen nė Itali. Kjo sigurisht ishte njė ftesė pėr spekulantėt. "

Ekspertėt e financave janė tė zemėruar me pavendosmėrinė e Brukselit. Njėherė Brukseli pėrjashton kategorikisht ristrukturimet e borxheve, pastaj mė vonė i fut prapė nė lojė ato. Adalbert Winkler, nga Shkolla e Financave nė Frankurt thekson: "Mendoj se duhet tė transmentohet njė sinjal i plotė dhe i qartė ndaj kredituesve qė nuk do tė ketė humbje pėr shkak tė mospagesave. Vetėm kėshtu do tė vihen nėn kontroll problemet qė kemi me rrezikun e infektimit tė shteteve tė tjera pas Greqisė."

Por njė sinjal i tillė ende nuk duket nė horizont.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante