Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-12-04, 15:51   #3
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

KONTRIBUTI I ARVANITASVE NE KULTUREN ARTISTIKE GREKE

Mėnyra e jetesės dhe veshja arvanitase ka tėrhequr vėmėndjen e shumė studiuesve tė huaj qė kanė vizituar ballkanin nė shekujt e mė parėshme.
Shumė piktorė tė huaj tė frymėzuar nga lloj i mėnyrės sė jetesės dhe veshjes arvanitase ose shqipėtare mbushėn tablotė e tyre me kėto tema.
Shumė tablo me portretin e luftėtarit arvanit gjenden nėpėr muzetė e mėdha tė europės dhe kanė tėrhequr vėmėndjes e vizitorve tė shumtė.
Por nuk ishin vetėm piktorėt e huaj qė u frymėzuan nga mėnyra e jetesės, veshja dhe figura e luftėtarit arvanitas ose shqiptar.
Nga fara arvanitase dolėn shumė piktorė qė disa prej tyre u bėnė me famė botėrore. Temat frymėzuese tė kėtyre piktorėve tė mėdhenjė arvanitas ishin betejat fitimtare tė princit tė Arbėrisė dhe Epirit Skėnderbeut, dhe i njohur nga papa Piu i 2-tė, mbret i Albanisė dhe Maqedonisė mė 1458. lufta shekullore e kombit tė Arbėrit pėr liri, shpėrnguljet me dhunė nga trojet tona shekullore etj. Disa nga kėta piktorė me famė botėrore janė, Polikron Lebeshi, Eleni Bukura, Jani Altamura Bukura, Niko Voko, Niko Engonopulos, Alqi Gjini, Jani Kuēi, Taso Haxhi, Stamati Lazeru, Thanasi Ēinko, Andrea Kryezi, Niko (Gjika)Haxhiqiriako, Buzani, Gizi, Biskini etj. Tė gjithė kėta piktorė tė mėdhenjė me fama botėrore janė me preardhje shqiptare ku kanė deklaruar vetė qė janė arvanitas nga zonat e banuara me shumicė dėrrmuese me arvanit si ishulli i Hidrės, Eubea, Atikia, etj qė janė zemra e Greqisė sė lashtė, dhe janė banuar dhe banohen edhe sotė nga kjo racė.
Arvanitasit kanė ndėrtuar dhe teatrin e parė prej guri tė Greqisė. Mbas revolucionit tė 1821, arvanitasi Jani Bukura ndėrtoi teatrin e parė prej guri tė Greqisė sė Re nė Athinė. Jani Bukura ishte njė detar, luftėtar i zoti, por mbi tė gjitha ai kishte njė shpirt tė pasur prej artisti.
Jani Bukura ėshtė babai i piktores sė madhe greke Eleni Bukura-Altamura dhe djali i kryeplakut tė fundit tė ishullit tė Specas Gjergj Bukura.
Detari Jani Bukura, njė luftėtar i guximshėm, kishte edhe njė dashuri tė veēantė pėr artin, pėr arsimin. Vdiq mė 1861, nė krahėt e vajzės sė tij Eleni Bukura, piktores sė parė femėr nė Greqi e cila krijoi parakushtet pėr emancipimin e gruas.

ZHDUKJA E GJUHES, KULTURES DHE ELEMENTIT ARVANITAS NE GREQI

Me kalimin e dhjetravjeēarve arvanitasit u ‘’bindėn’’ ose u detyruan tė binden se duhet tė braktisin gjuhėn e tyre nė se dėshiroheshin tė bėheshin qytetarė tė denjė tė shtetit tė ri grek.
Numri i saktė i arvanitasve ose shqiptarėve nė Greqi nuk dihet, por nga kuvendi i fundit qė kam pasur me studiuesin, historianin dhe shkrimtarin e njohur arvanitas Aristidh Kolia, qė vdiq nė vitin 2000, dhe qė ky kuvend ėshtė botuar nė revistėn EKSKLUZIVE, thotė se ‘’Nė Greqi pak njerės nuk e kanė gjyshen apo gjyshin arvanitas’’.
Sot burimet historike, gjuhėsore, muzikore janė shumė tė kufizuara ose mungojnė plotėsisht nė drejtim tė arvanitasve tė Greqis.
Nė vitin 1983 arvanitasi Jorgo Maruga do formonte ‘’Lidhja e Arvanitasve tė Greqis’’. Por nė kėtė vit, Jorgo Maruga vdes, duke u zgjedhur studiuesi i njohur Aristidh Kola kryetar, qė me punėn e tij madhore, mund tė quhet me tė drejtė, De Rada i arvanitasve tė Greqis.
‘’Lidhja e Arvanitasve tė Greqis’’ me nė krye Aristidhin dhe pasuesin e tij Jorgo Miha dhe Jorgo Gjeru do tė ngrinte nė njė farė mėnyre lartė figurėn e arvanitit qė luftoi dhe krijoi shtetin e ri Grek.
Lidhja do tė botonte revistėn ‘’Besa’’ dhe broshura tė ndryshme pėr historinė shqiptare, nė vitin 1986, do tė bėhej koncerti i parė me kėngė dhe valle arvanitase.
Kėnga arvanitase ka tėrhequr vėmėndjen e shumė studiuesve dhe muzikologėve grekė dhe tė huajve tė tjerė.
Kėngėt arvanite i pėrkasin tekseve tė kėngėve dhe poezisė tė lirikave tė vjetra arvanitase. Kėngė pėr lirinė, dashurinė dhe tė tipit kaēak, pra tė njeriut tė lirė prej njė shpirti tė pathyeshėm dhe tė ndjenjės popullore. Kėngėt arbėrore janė ruajtur me fanatizėm nga populli arvanit deri mė sot dhe kėndohen shpesh nėpėr dasma.
Mėnyra se si ėshtė ruajtur kėnga arvanitase ėshtė interesante pėr faktin se gjuha arvanitase ose shqipe nuk shkruhej mė parė, nuk e lanė tė tjerėt qė tė shkruhej!
Kėshtu populli arvanit zgjodhi rrugėn e tė kėnduarit pėr tė ruajtur gjuhėn e tij arvanitase. Mėnyrė tjetėr nuk kishte, kur osmanėt turq tė pritnin kokėn po tė flisje shqip, ndėrsa injorantėt priftėrinjė tė helmonin edhe me bukė po tė dėgjonin tė kuvendoje nė gjuhėn e mėmės shqipe.
Njė dėshmi qė kemi nga P.Joti qė shkruajti ‘’Historinė e Shtatė Ishujve’’ tė vitit 1866, na vėrteton se Suljotėt qė ishin nė Korfuz. Kur pastronin armėt e tyre, ata kėndonin kėngėt arvanitase tė heronjėve tė tyre.
Nė kėngėt arvanitase tė Suljotėve nuk kishte asnjė fjalė greke.
Dy kėngė qė kėndoheshin nga arvanitėt Suljot, gjenden nė librin me titull ‘’Bleta Shqipni’’ me autor Thimo Mitku botuar nė vitin 1878 nė Aleksandri.
Nė vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer nė veprėn e tij me titull ‘’Attika und seine Heutigen’’ ndėr tė tjera shkruan.
‘’Nga ē’di unė, kėngėt popullore greke, i janė pėrshtatur kėngėve tė vjetra arvanite tė dashurisė, lirisė dhe kaēake’’.
Shumė kėngė arvanite janė shkruajtur nė gjuhėn greke, kėshtu kanė humbur indentitetin e tyre tė vėrtet shqiptar.
Kėto 15 vjetėt e fundit falė vullnetit dhe ambisjes tė studiuesit arvanitas Aristidh Kolia, Dhimitri Leka dhe kėngėtarit Thanasi Moraiti, u bė e mundur qė tė prodhohen dy CD me kėngėt arvanitase me titull ‘’Kėngėt Arvanitase’’ dhe ‘’Trėndafilat e Shkėmbit’’ qė kanė pėrmbledhjen e disa kėngėve arbėreshe tė Italis sė jugut dhe tė arvanitasve tė Greqis. Kėto dy CD janė tė vetmit qė janė prodhuar nė historinė mbarė shqiptare nė gjuhėn tonė arbėreshe.
Orkestra qė shoqėron Thanasi Moraitin mbėshtetet tek instrumentet e traditės sė lashtė arbėreshe, qė krijon njė botė interesante dhe tė kėndeshme muzikale. Veglat kryesore qė pėrdorin muzikantėt arvanitas janė, pipėza, daullja, fyelli, zilja, lahuta, mandolina etj.
Vitet kalojnė, gjuha shqipe qė flasin arvanitasit e Greqis, traditat, zakonet dhe doket e bukura shqiptare po harrohen dhe humbasin.
Ndoshta, brezi i fundit qė flet gjuhėn dhe ruan karakteristikat e arvanitasve sa vjen e zhduket. Ėshtė, pra, pėrgjegjėsi e madhe qė institucionet kulturore mbarė shqiptare, tė ruajnė dhe tė regjistrojnė tė dhėnat kulturore tė arbėreshėve kudo qė ndodhen ata sot larg zemrės tė mėmės Shqipni.
Nė mėnyrė qė brezat qė vijnė tė njohin qytetrimin e gjerė dhe kontributin e racės shqiptare pėr formimin dhe zhvillimin e shteteve tė popujve tė tjerė ku raca shqiptare jetonte dhe jeton bashkė me ta.
Tė gjithė, dashamirė dhe dashakėqinjė, duhet ta kuptojnė se asnjė e keqe nuk vjen ndokujt nga vetėnjohja dhe krenaria e ligjėshme pėr ruajtjen e vlerave tradicionale tė kulturės dhe gjuhės shqipe tė arvanitėve.
Shteti grek duhet tė kujdeset mė shumė pėr ruajtjen e gjuhės dhe kulturės tė arvanitėve nė Greqi, sepse pa ruajtjen e elementit arvanitas, Greqia nuk mundė tė ketė histori tė re. Arvanitasit nė Greqi janė njė bazė e fortė dhe e patundėme qė tregon pėr lidhjen e ngushtė qė ka ekzistuar, ekziston dhe duhet tė ekzistojė midis Greqisė dhe Shqipėrisė. Ata janė njė tregues i vlerave tė larta dhe tė pastėrta qė ka shqiptari tė ruajtur me fanatizėm ndėrshekuj.
Shqipėtarėt dhe grekėt i lidhin shumė gjėra tė pėrbashkėta, traditat dhe zakonet, i ndėrlidhin ngushtė dy popujt mė tė lashtė tė europės, prandaj sot nuk duhet tė mendojmė se si mundė tė ngremė pengesa dhe kurthe njeri-tjetrit, por se si mund tė ndihmojmė njeri-tjetrin pėr kapėrcimin e vėshtirėsive qė sjellin vitet.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė