Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-09-07, 17:07   #12
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Naim Frashėri

Histori e Skėnderbeut (analizė)

Poema epike "Historia e Skėnderbeut" u botua mė 1898, dy vjet para vdekjes sė Naimit. Kjo vepėr e fundit qė botoi ai, mbeti si testamenti i tij, sepse nė tė pėrmblodhi dhe shprehu me patos tė fuqishėm idealet pėr lirinė e Shqipėrisė dhe pėr futjen e saj nė rrugėn e pėrparimit.
Vepra doli nė njė ēast historik tepėr tė mprehtė: Perandoria Osmane po shkonte drejt fundit tė saj dhe rreziku i copėtimit tė vendit tonė nga shtetet shoviniste ishte shumė i madh. Kėrkohej mė shumė se kurrė qė ndėrgjegjja kombėtare tė forcohej dhe, veē kėsaj, te shqiptarėt tė krijohej mendėsia se ishte e drejta e tyre tė jetonin tė lirė si komb mė vete nė trojet e lashta stėrgjyshore. Vepra e Naimit bėnte thirrje dhe nxiste shqiptarėt t'i dilnin zot vendit tė tyre nė kėto kushte, duke kryer me nder detyrėn atdhetare.
Breza tė tėrė patriotėsh kishin ėndėrruar tė kishin njė vepėr pėr heroin kombėtar, Skėnderbeun. Kėtė dėshirė e realizoi Naimi me poemėn e vet madhore, e cila lėshoi hapur e me forcė kushtrimin pėr tė rrokur armėt, pėr tė shkundur zgjedhėn turke e pėr ta mbrojtur atdheun nga ēdo rrezik. Ajo tingėlloi si kushtrim i bashkimit tė shqiptarėve rreth flamurit tė Skėnderbeut.
Si ėshtė ndėrtuar vepra? "Historia e Skėnderbeut" ėshtė njė poemė epike e pėrbėrė nga 22 kėngė. Ngjarjet ndjekin rendin kohor: Fillojnė me dėrgimin e djemve tė Gjon Kastriotit peng tė sulltanit dhe mbarojnė me vdekjen e Skėnderbeut dhe pasojat e rėnda qė ndoqėn . Nė pėrgjithėsi vepra i pėrmbahet historisė, ndonėse ka personazhe tė krijuara prej poetit.
Nė qendėr tė poemės ėshtė figura e Skėnderbeut. Kėtė figurė Naimi e ka vizatuar nė pėrputhje me idealin e tij romantik, nė dritėn e idealeve tė humanizmit evropian e nė frymėn e Rilindjes. Pra e idealizon figurėn e heroit tonė.
Pėr Naimin Skėnderbeu ėshtė personifikim i tė gjitha vlerave: i trimėrisė, i urtėsisė, i bukurisė fizike e morale:
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė