Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-04-10, 17:05   #1
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Zbulohet nje leter e panjohur e Nolit!

Letra e Nolit: Dua nje grua, por qe te jete e pasur!

ANILA MEMA

Noli, beqari i pėrjetshėm... iu kushtua revolucionit, fesė, studimeve, muzikės, letėrsisė... dhe nuk u martua kurrė. Por a ishte kjo njė zgjedhje e tij? Jeta tė sjell tė papriturat e veta, dhe mund tė ndodhė qė njė njeri ta shohė veten pa njė grua nė krah e fėmijė rreth e qark. Kėshtu i ndodhi Fan Nolit... kurse Shpėtim Sala, autori i librit “Fan Noli, letra tė panjohura” rrėfen detaje interesante dhe tė panjohura pėr kėtė aspekt privat tė jetės sė Nolit... i cili mesa duket i ėshtė pėrgjigjur dy mblesėrive qė iu bėnė pėr tė marrė njė grua, edhe pse nuk u martua ndonjėherė.
Sa vjeē ishte Fan Noli kur iu bėnė mblesėritė?
Atė kohė Noli ishte 25 vjeē. Flasim pėr vitin 1907, kur ishte nė Nju Jork. Ai mbėrriti aty nė 1906, dhe punėt e para qė bėri sapo shkoi ishin me lėvizjen e shoqėrive patriotike nė Nju Jork. Dihet tashmė se nė Amerikė, Noli u lidh shumė me Sotir Pecin, me gazetėn “Kombi” qė botohej nė Boston, e ndihmoi atė nė pėrgatitjen e shkrimeve tė ndryshme qė u botuan, por njėkohėsisht ai mori pjesė edhe nė shoqėrinė “Malli i mėmėdheut”, qė ishte krijuar nė 1 janar 1906 nė Boston. U bė njė nga drejtuesit e saj. Mė vonė krijoi shoqėrinė “Besa-Besa” nė 1907 dhe i organizoi shqiptarėt dhe u zgjodh dhe kryetar. Qėllimi i kėsaj shoqėrie ishte mbledhja e ndihmave, botimi i librave, i gazetės, mė vonė doli dhe gazeta dielli.
Cilat ishin kandidatet e mundshme me tė cilat mendohej qė Noli do tė martohej?
Dy vajza ishin kandidate qė mund tė bėheshin priftėresha. Njėra ishte nė Misir, nė Kajro. Kėtė ia kishte rekomanduar Thanas Tashko dhe nėpėrmjet letrave mėsohet se vinte nga njė familje e pasur. Pėr tė cilėn ideja e tij ishte qė para se ta merrte tė pajisej me njė sasi tė hollash, rreth 100 stėrlina, (tė verdha ose ar), dhe me pajė veē tė tjerash. Ndėrkohė njė tjetėr variant pėr martesė ishte, njė vajzė nga Sinica, qė jetonte nė Amerikė dhe shumė mė e varfėr nga ajo e para e Egjiptit.
Ēfarė preferencash kishte Noli pėr gratė? Sa e rėndėsishme ishte pėr tė qė gruaja e tij tė ishte e bukur?
Ai dėshironte qė nusja e tij tė ishte me prikė, tė kishte para, tė rridhte nga njė familje e pasur dhe nuk kishte shumė dėshirė tė martohej me njė vajzė tė varfėr, pavarėsisht se ai nėpėr letra vė re qė mburret dhe thoshte: qė unė do ta mbaj vetė (e ka fjalėn pėr gruan e mundshme). Por faktet edhe letrat tregojnė se ai shpesh ra nė gjendje jo tė mirė ekonomike. Mjaftojnė tė lexojmė letra tė tjera tė Nolit dhe dallohet qartė.
Sa i pėrket pamjes sė jashtme, nuk ėshtė se Nolit nuk i pėlqenin gratė e bukura. Kur bėhet fjalė pėr martesėn, pėr nusen e tij tė ardhshme, ai kėrkon njė fotografi ta shohė. Nė njė letėr ai shprehet: “Duhet tė mejtohesh pakėz sa martes’e tmerruarė ėshtė kjo qė tė marrėsh njė ēupė qė s’e ke parė kurrė, si Ēifutėt e vietėr dhe tė kupėtosh lartėsin’ e therores qė bėj pėr ēėshtjen tonė. Kėto janė mjaft mė duket qė t’ju bindin qė nuk los cingėla”. Noli e pėlqente tė bukurėn, pasi kishte shpirt artisti dhe normalisht e pėlqente kėtė gjė edhe tek femrat.
A kishte Noli ndonjė preferencė pėr shqiptaret, a dėshironte tė martohej me ndonjė tė tillė?
Me sa di unė jo. Por tė rralla janė ato martesat qė janė bėrė nė atė kohė nė Amerikė. Po tė shohim listat emėrore qė na vijnė tė personave qė kanė bėrė pjesė nė shoqėri patriotike, gjithė emigrantėt ishin djem, pasi ata nuk merrnin me vete as motrat as gratė e tyre. Me femra pėrbėhej vetėm shoqėria “Ylli i mėngjesit”. Dhe mundėsia e Nolit pėr tė gjetur njė vajzė aty ishte shumė e pakėt, qoftė edhe shqiptare.
Po ē’ishin femrat pėr tė. Ē’mendonte, ē’kėrkonte, cilat ishin marrėdhėniet e tij me femrat nė pėrgjithėsi?
Me sa kam arritur tė kuptojė mes kėtyre letrave, vė re qė Noli i pėlqente faktikisht vajzat. Gjatė kohės kur ndodhej nė Napoli shprehet se aty sheh vajza tė bukura, nėpėr plazhe apo edhe nė rrugė, por tė njėjtėn gjė thotė dhe sa zbret nė Nju Jork, ku sheh njė ambient tjetėr, mė tė ēlirshėm se nė Egjipt, vihet re ndjesia e tij pėr femrat. Megjithatė mė vonė ai gjatė letrės, fut edhe njė shprehje nė fund: unė kam njė mision tjetėr dhe nuk kam ardhur pėr kėtė punė. Ndėrkohė pėr marrėdhėniet me femrat nuk di tė pėrgjigjem, pasi nuk kam ndonjė tė dhėnė pėr lidhjet me to.
Teksa lexojmė letrat mėsojmė se Noli thotė: Jam i zoti ta ushqej njė grua dhe kurrė do mos i ap tė drejtėn tė qahet. Pėr ēfarė e ka fjalėn kėtu...?
Pėr tė rėndėsi kishte tė merrte njė grua me prikė dhe tė verdha, pėr t’u bėrė prift. Ndėrkaq mė vonė shkruante nė letrat dėrguar Thanas Tashkos se pėr ta mbajtur atė, do tė punonte, si nė fabrikė po aq edhe nėpėr hotele tė ndryshme pėr tė larė pjatat.
Nė korrespondencėn e tij flitet pėr lidhjen me njė nuse, e cila dhe ajo do tė bėhej priftėreshė. Nuk bėhet fjalė pėr njė nuse tjetėr, bashkėjetesė nė jetė civile, se jeta e priftėrisė, ka rregulla tė tjera dhe normalisht ai do tė kėrkonte njė nuse ortodokse dhe ai shpesh thoshte: “Unė me ato shėrbime qė do tė bėj nė kishė edhe me kėtė numėr tė shqiptarėsh qė kemi kėtu do tė kem mundėsi ta mbaj kėtė grua”. Por faktikisht kėto ishin disa mburrje tė Nolit, pasi ai asnjėherė nuk u bė i pasur, edhe shtėpinė nė fund tė fundit ia blenė, edhe librat e tij ia botuan me ndihma. Ne shohim nė rreshta tė shumtė nė veprat e tij, emra qė kanė kontribuar pėr botimin e tyre. Noli nuk ka paguar vetė.
Gjatė letrave lexojmė qė nė shumė raste Noli i referohet vjehrrės, (sigurisht duke shtuar nė dashtė fati tė jetė vjehrra e tij). Pse pikėrisht asaj dhe jo vjehrrit, cilat ishin marrėdhėniet e kohės nėnė-bijė apo babė-bijė?
Nė rastin e vajzės nga Misiri, ndoshta ajo nuk e ka pasur tė atin dhe Noli i referohet vjehrrės. Nuk di ēfarė tė them. Por ndoshta nėnat e asaj kohe ishin ato qė ndikonin te vajzat e tyre qė ato tė pranonin ose jo burrin e ardhshėm se sa babai.
Ēfarė vlere kishte martesa pėr Nolin? Sa e rėndėsishme ishte pėr tė krijimi i familjes?
Noli e dinte shumė mirė se ē’po bėnte. Ideja pėr t’u martuar ishte se duhej tė bėhej prift dhe prift pa priftėreshė nuk mund tė jesh, qoftė edhe njė prift i thjeshtė. Megjithatė Noli nė njė letėr shkruan: Porsa tė vinjė episkopi Rus do shkoj nė New York do t’i ngjitem si kėpushkė gjer sa tė mė shenjtėrojė. Do mė thuash pa njė peshė dhe pa priftėreshė. Tani njė dhe njė bėjnė dy. Keni priftėreshė aty me 100 lira? Dėrgojeni nė ēast. S’ka priftėreshė, dėrgoni vetėm lirat, le tė jenė dhe mė pak se 100, pa bėhem prift ose pa priftėreshė.....
Pse kaq kėmbėngulės ndaj parave? Ē’marrėdhėnie kishte me paranė? Nė ē’konkluzion mund tė arrihet nga letrat qė keni gjetur?
Letrat janė shkruar nė momentet e fundit, para se tė bėhej prift dhe normale qė do tė kėrkonte njė vajzė/priftėreshė jo me shumė para, por dhe jo fare pa para. Duke pasur lekė, ai mund tė korruptonte mitropolitin rus, Platonin, mund ta merrte me tė mirė pėr t’u bėrė prift edhe nėse nuk martohej, sikurse dhe ndodhi mė vonė.
Pse s’u martua Noli me vajzėn nga Egjipti apo Sinica. Dhe pse nuk u martua asnjėherė?
Thanas Tashko, nuk arriti dot t’ia realizonte kėtė qėllim Nolit, qė ai duhej tė bėhej prift dhe tė kishte dhe priftėreshėn. Kėtė ia kėrkonte edhe episkopi rus, Platoni. Por me sa duket arsyet qė nuk u realizua martesa dhe ai ngeli i pamartuar ishin tė ndryshme. Ndoshta nuk janė gjetur paratė pėr udhėtimin nga Egjipti nė Amerikė ose nėna e vajzės mund tė mos ketė pranuar. Duhet tė lexojmė edhe letrat e Thanas Tashkos, drejtuar Fan Nolit, dhe atėherė do tė ishte ēdo gjė mė e plotė. Ndėrsa pėr vajzėn nga Sinica nė letrat e tij, Noli tė linte tė kuptohej se ai e mbante si rast rezervė, pasi ajo nuk ishte e pasur. Por arsyet pse nuk arriti tė martohej dhe me atė, nuk shpjegohen nė kėto letra.
...Sakaq, Fan Noli, nė njė letėr tjetėr shprehet: “Mė mirė qė nuk u martova, sepse unė kėshtu do tė bėhem peshkop”.


__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante