Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-06-05, 01:39   #1
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim ĒLIRIMI I SHPIRTIT KOMBĖTAR

Postuar: 23.05.2005 02:27 Titulli i mesazhit: ĒLIRIMI I SHPIRTIT KOMBĖTAR

--------------------------------------------------------------------------------

NGA 'I FIJE

Njeriu perpiqet gjithmone t'i ruaj gjerat me vlere.
Lutet si pershembull: ruanazo nga te ligat, ruanazo rrezikut; bile kur eshte ne pyetje rrezikut te dreqit e njeriut, lutet ēuditshem - ruanazo rrezikut te njeriut e tevona rrezikut te dreqit - keshtu i bindur se rreziku i njeriut eshte me i tmerrshem se ai i dreqit. Kete e thone me fe e pa fe. Ruanazo rrezikut te insanit e shejtanit. Sepse qenka me i rrezikshem njeriu se djalli. Domethene, njeriu kur po bejka pune te liga, njeriu i rrezikshem qenka me i rrezikshem se, dreqi (djalli, shejtani, laneti, qoftlargu, i paudhi, i mallkuari i zotit... se per kete me brire, paskemi disa spjegime fjalesh). Ruanazo njeriut me brire kaprolli a dreni! Nuk ka njeri me te rrezikshem, sesa ai qe i shpifet zanatit edhe kujton qe din zanatin!

Tash shtrohet pyetja: cili njeri qenka me i rrezikshem se dreqi? Ketu mund ta pervjedhim, biseden e dy njerezve, ku njeri i thote tjetrit: e kam nje djale te menēur, qe mbasi te behet puna, e din. Kurse tjetri ia pret etēėm: besa une e kam djalin edhe ma te menēur, sepse behet puna edhe nuk e din, as e merr vesh hiē.

Lutje e mire do te ishte: ruanazo atij qe mendon se eshte i madh, se eshte i zoti, se eshte i pasur ne xhep, se eshte i ditur, se eshte politikan, se eshte diplomat, se eshte shkollar, se e njeh abecene e gjuhes, se din me shkrua secilen germe, se din me i lidhe germat ne leter, se din me shkrua ne kompjuter, se din me grahe makine, se din me udheheqe parti e shtet, se din me formua rend te ri boteror... e ai qe mendon se i ka disa nga keto kualitete dhe e ka bindur vetveten, ai eshte njeriu ma i rrezikshem! Bile do te thosha, se asgje nuk eshte i rrezikshem, njeriu qe as qe din t'i shkruaj dy germa as t'i lidhi dy fjalegoje a dy fjale shkrimi - sa eshte i rrezikshem ai, qe i thote keq e mbrapshte dy fjalegoje dhe i shkruan keq e perdreq dy fjaleshkrimi. Njeriut kur i mbushet mendja se din, apo i vetmbushet mendja e tij, se ka njohuri te thella absolute, per nje ēeshtje, pune, krijim a mjeshtri - ai njeri pernga rrezikshmeria, ia tejkalon djallit e secilit vepruesi te ligė! Nje mjek me diplome letre, qe vetem ka pre kafshe, e ka mbyte shtaze dhe qe mendon te operoj dikend dhe ta sheroj a shpetoj nga ndonje semundje - ruanazo prej tij, as me u takua me te, se lere ma me pase pune. Domethene, i rrezikshem eshte ai, qe hyn ne mjeshtri, pa e njofte mjeshtrinė. I padituri te merr ne qafe. As qen, as zagar, thoshte populli, per disa qe iu kane mbetur diplomat ne gjysem shkollimi.

Ata qe derisot, nuk diten shkrim-lexim dhe nuk lane asgje te keqe te shkruar, zoti ua befte perjetshmerine, amshimin parajse, sepse te shkruash keq, te flasesh keq, e te veprosh keq - nuk ka ma rrezik jovetem per te zone, per te zotin, authorin e veprimit te keq e te ligė, po per te gjithe ata qe e vezhgojne, e lexojne dhe e bashkjetojne!

Medet per ata miliona kubik dru, qe u bene leter e gazetave, revistave tona edhe boterore, po sa rrenen e rrezikun e mbollen e mbeshtollen, ne emer te paqjes, ne emer te lirise, ne emer te demokracise, ne emer te zotit, ne emer te popullit, ne emer te ligjit, ne emer te humanizmit etj. Po a ka gje me mekat, se t'i lutesh zotit, me thike ne dore gjakatare edhe te mundohesh ta bindesh dikend se po ben pune a veprim te mire!?

Medet per ato vale eterike, audio-vizuele, kibernetike e elektronike, qe barten ne veshet e mendjet tona aso: degjenerimesh, politizimesh, te pjatalepiresve, te palareve, te papareve, mistreceve, plagiatoreve, puthadoreve, servileve te batllaqeve idhuj pa krena, miopeve, trubadureve te politizimeve te rreme e te vdekshme - ne emer te Shqiperise se Bashkuar, sharllataneve trumpetare ne kravata e ne forume, ne tribuna e podiume te huaja, lehesve te agresioneve minak rrugesh, vetshkaterruesve, vetmohuesve te historise krenare te popullit te shtypur e te roberuar, vetmallkuesve te gjuhes, gjakut e atdheut!

Kur te ēliroshesh e sherohesh prej te gjitha ketyre etheve nevralgjike, neutronike, te ketij fjalori mizantropik tartufian te kohes sone - te sipershenuar, atehere, mendoj se mund te fillosh te flasesh e te veprosh dhe te shkruash, drejte, paster, me qellime te mira, me dinjitet te paster, me tru te kthjellte, me ndergjegje kombetare e njerezore!

Po kush do te mund te kete shpetuar nga gjithe kjo hemoralgji ethesh te didaktikes politike te kohes sone?! I pershendes, te shpetuarit nga kjo sketerre mashtruese! Kur do te ēlirohet shpirti kombėtar!

Ruanazo mend!


__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante