Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-09-11, 10:00   #4
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Me ritmin e Gentės...

Guximi” i Genta Ismajlit ne Toplistat Gjermane

9 September 2011 - Vipat Shqiptare - Showbiz - 770 shikime
Edhe pse kėnga mė e fundit e kėngėtares Genta Ismaili, “Guximi”, nuk ėshtė duke korrur sukses tė madh nė Shqipėri, mediat kosovare pohojnė se ajo kėngė gjendet edhe nė top-listat Gjermane. Kėnga e saj, “Guximi”, thuhet se po qėndron mirė nė “Top Chart”-in gjerman. Deri mė tani ky ndoshta ėshtė suksesi mė i madh i kėngėtares. Por ajo qė nuk bėhet e ditur ėshtė fakti se nė cilėn top-liste gjendet kėnga “Guximi”….? Kush e kryeson kėtė listė…? Bėhet fjalė pėr kėngėt e huaja apo ato vendase…? Sepse pa dashur tė jemi skeptic, na duket mėse e vėshtirė pėr t’u besuar ky lajm… Gjithsesi urojmė qė ajo tė dėgjohet nga shqiptarėt atje mė shumė sesa nga shqiptarėt nė Shqipėri. Pėrveē kėtij lajmi, kohėve tė fundit kishin qarkulluar edhe fjalė se kėngėtarja ėshtė duke udhėtuar pėr nė Angli pėr tė bashkėpunuar me kėngėtaren me famė Jessie J. Se sa e vėrtetė ėshtė kjo, koha do ta tregojė… ka qenė vetė Genta nė fakt, qė nė faqen e saj zyrtare nė Facebook, kishte shkruar se udhėton drejt Londrės por, duke mos dhėnė arsye shtesė nė lidhje me kėtė udhėtim. Kėngėtaret tona shpesh udhėtojnė atje pėr ndonjė koncert, por Genta nuk kishte vėnė asnjė reklamė, siē bėn zakonisht kur ka mbrėmje muzikore nė ndonjė vend. Kėngėtarja kosovare ka kohė qė dėshiron tė provojė edhe tregun e huaj. Tentoi disa herė nė Turqi, por si duket tregu atje nuk i pėlqeu shumė, pasi kėngės “Sexy”, nė duet me turkun, Cunyet Cakim, nuk ia realizuan videoklipin, ashtu siē ishte thėnė mė herėt. Kėnga u pėlqye tej mase tek ne dhe nė shumė radio gjermane filloi tė bėhet njė hit i vėrtetė. Pėr tė vazhduar mė tej me tentativa tė reja pėr depėrtim mė tė lehtė nė Europė, Genta Ismajli debutoi nė festivalin zviceran tė Eurosong-ut, ku u skualifikua pėr shkak tė numrit tė vogėl tė votave tė marra nga juria dhe publiku. Nė albumin e fundit ajo ka edhe disa kompozime tė Cara Dioguardit, por si duket nuk po e ndihmojnė shumė qė tė bėhet e njohur edhe nė Amerikė. Por tė dalim tek qėllimi i shkrimit. Teksa disa e kopjojnė, disa tė tjerė tentojnė tė bashkėpunojnė. Mėsohet se qėllimi i vizitės sė Genta Ismajlit nė Londėr ka qenė takimi me producentėt e kėngėtares angleze Jessie J, pėr tė cilėn javėn e kaluar treguam se ka filluar ta kopjojė kėngėtarja Dafina Zeqiri. Genta, sė bashku me bashkėpunėtorėt e saj, ka pasur njė takim me producentėt e Jessie. Se ēfarė ėshtė folur nė kėtė takim nuk dihet, por pasi ėshtė kthyer nga Londra, Genta pėrsėri nė faqen e saj personale ka shkruar se ėshtė shumė e lumtur, gjė qė lė tė mendosh se mes saj dhe kėngėtares Jessie J, nė njė tė ardhme tė afėrt, mund tė ndodhė edhe ndonjė bashkėpunim i suksesshėm, qė do tė jetė njė shtysė kryesore qė Genta Ismajli tė arrijė qėllimin e saj. Pėrsa i pėrket jetės private, Genta Ismajli, qė kurse ėshtė ndarė nga Milot Binaku, nuk ka krijuar njė histori tė vėrtetė dashurie. Ajo ėshtė pėrfolur pėr marrėdhėnie me ndonjė prej kolegėve tė saj nė Shqiėpri, por asnjėherė nuk ėshtė thėnė njė gjė konkrete, apo tė jetė zyrtarizuar ndonjė marrėdhėnie. Edhe spe nė Kosovė ėshtė thėnė se e vėrteta pėr ndarjen e saj nga Miloti nuk dihet, pasi flitej se ndarjen e kanė bėrė me qėllim marketingu, por ajo qė dimė ėshtė se Genta vazhdon me karrierėn e saj muzikore, pa u parė e shoqėruar me ndonjė mashkull. Nė anėn tjetėr, edhe Miloti vazhdon tė mbetet i vetėm dhe pa fat nė dashuri, duke shijuar pushimet “solo”.

Burimi: Gazeta Mapo
  Pėrgjigju Me Kuotė