Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-11-14, 07:45   #809
Ylli-1
 
Avatari i Ylli-1
 
Anėtarėsuar: 04-12-13
Postime: 1,545
Ylli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Lajme aktuale nga vendi !

Policia kthen mbrapa 300 kosovarė qė synonin emigrimin

Publikuar: 19:07 / 23.11.2014



Policia e Kosovės ka ndaluar dhe ka kthyer mė shumė se 300 qytetarė tė Kosovės, tė cilėt tentonin tė shkonin nė shtete perėndimore pėrmes Serbisė.

Ferizaj ėshtė qyteti i radhės nga ku po ikin qytetarėt tė shumtė drejt Evropės. Vetėm ditėve tė fundit nga Ferizaj janė nisur dhjetėra autobusė pėrplot njerėz pėr, siē thonė, nė kėrkim tė shpresės pėr njė jetė mė tė mirė.
Mbrėmjen e sė shtunės, Policia e Kosovės ka kthyer gjashtė autobusė me qytetarė tė Kosovės, tė cilėt kishin pėr kėtė synim.
KTV-ja merr vesh se nė pikėn kufitare nė Merdarė janė ndaluar mė shumė se 500 kosovarė.
Autobusėt ishin nga Prishtina, Prizreni dhe Ferizaj.
Ndėrkohė, gjatė 48 orėve tė fundit, qindra banorė tė Ferizajt janė larguar nga Kosova, duke marrė fillimisht rrugėn pėr nė Hungari pėrmes Serbisė.
Kjo valė e largimit tė qytetarėve tė Kosovės, sidomos e atyre tė Ferizajt, nuk ka tė ndalur.
Ata, qė po largohen thonė se fajin pėr ikjen e tyre nga vendi e ka Qeveria.
Fillimisht qytetarėt mblidhen afėr njė pompe benzine nė magjistralen Ferizaj-Prishtinė dhe aty futen nė autobusė pėr tė marrė rrugėn pėr nė Bashkimin Evropian.
Ata paguajnė shifra shumė tė mėdha, qė tė shkojnė fillimisht nė Bujanoc, Beograd e Suboticė, e mė pas nė Hungari.
Shumica prej kėtyre qytetarėve bėjnė shpenzime tė jashtėzakonshme, duke shitur shtėpitė e tyre, duke hyrė nė borxhe tė mėdha e duke marrė kredi nga banka tė ndryshme.
Ndėrsa, nuk pėrjashtohen edhe rastet kur gjatė pėrpjekjeve pėr tė kaluar ilegalisht nė zonėn kufitare tė shtetit tė Hungarisė, qytetarėt bien nė duar tė autoriteteve doganore dhe policore hungareze, pėrcjell Koha.net. E, mė pas detyrohen tė vuajnė edhe dėnime me burgim dhe tė ngujuar nėpėr kampe tė ndryshme nė qytetet hungareze.
__________________
KOMBI MBI TĖ GJITHA

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Ylli-1 : 24-11-14 nė 07:47
Ylli-1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė