Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-10-12, 10:54   #77
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajmet me te reja nga Astronomia

Data 21.12.2012, Nuk ėshtė fundi i Botės!


Mos u trembni mė nga fundi i Botės. Ky vit nuk shėnon ciklin e fundit tė Tokės. Data 21-12-2012, e pėrcaktuar nė kalendarin Maya si fundi i Botės, nuk ėshtė e saktė.
Nė Guatemalė u gjet njė kalendar i vjetėr i fisit Maya, i cili pėrgėnjeshtron tetorinė pėr fundin e Botės, qė ėshtė pėrhapur sė tepėrmi dhe po shkakton panik tek shumė njerėz.
Njė skuadėr studiuesish gjeti kalendarin e vjetėr tė pikturuar nė njė mur, nė qytetin Xultłn, nė Guatemalė. Ky kalendar dėshmon se ciklet e Tokės janė mė tepėr se 13, dhe planeti do tė jetojė edhe miliona vite tė tjera.
Faktet e gjetura nė njė tempull tė vjetėr tė qytetit Xultłn janė disa shekuj mė tė vjetėr se libri i shkruar me dorė, nė tė cilin bazohen interpretimet mbi llogaritjet e fisit Maya.
Nė lindje tė tempullit janė zbuluar disa llogaritje qė korrespondojnė me ciklet hėnore, ndėrsa nė pjesėn veriore janė shkruar ciklet planetare tė Marsit, Merkurit, dhe Venusit.
Kėrkimet nė zonė vijojnė, pasi sudiuesit mendojnė se nė territorin e qytetit Xultłn surprizat nuk kanė mbaruar ende.









21 DHJETOR 2012 – Ēfarė do tė ndodh?


A ėshtė e mundur tė njohim tė ardhmen tonė? Ka nga ata qė thonė po. Ka nga ata qė thonė se fati i ēdo njeriu ėshtė shkruar tashmė dhe se ekzistojnė persona qė janė nė gjendje ta lexojnė. Por, a mund t'u besohet profetėve dhe profecive tė tyre? Nga India, nė Amerikėn e Jugut, nga Nostradamusi deri tek Mayat, tė gjithė duket se tregonė njė datė tė saktė pėr atė qė shumėkush e quan dita e Fundit tė Botės: 21 Dhjetori 2012. A ėshtė e mundur qė kalendarė tė ndryshėm dhe popuj tė largėt nga njėri-tjetri, flasin pėr tė njėjtėn datė prej mijėra vitesh tashmė? Ēfarė do tė ndodhė me saktėsi? Sipas disave, ėshtė njė sekret i shkruajtur nė gur dhe i fshehur prej shekujsh.

Ka shumė mistere qė janė tė lidhur me numrin shtatė. 7 janė shenjat e apokalipsit, qė kur tė shfaqeshin tė gjitha, sipas librave fetarė do tė shkaktonin fundin e botės. Natyrisht, shpresojmė qė kjo tė mos ndodhė, Apokalipsi i Shėn Xhovanit ėshtė njė prej librave mė tė vėshtirė pėr t'u deshifruar dhe ai e ka origjinėn nė shekullin e parė pas Krishtit.

21 Dhjetori 2012 ėshtė njė datė, e cila pėrkon me fundin e Kalendarit Maya. Kalendari Maya ka shumė karakteristika tė ngjashme me tonat, ka javė dhe muaj qė pėrsėriten, ka orė dhe ditė qė pėrsėriten, por ndėrkohė qė kalendari ynė ka vitet qė nuk pėrsėriten dhe, tė cilėt shkojnė drejt pafundėsisė, vitet nė kalendarin maja pėrfundojnė pikėrisht nė 21 dhjetor tė vitit 2012. Por gjėja, qė tė habit mė shumė ėshtė se edhe nė popuj tė tjerė, nė qytetėrime tė tjerė dhe nė besime tė tjerė fetarė parashikohet pikėrisht kjo datė si dita e fundit tė botės. Megjithatė, ėshtė njė zotėri qė quhet Nostradamus, i cili thotė se "Kujdes! Aty nuk do tė marrė fund bota, por do tė ketė njė zbulim tė madh dhe bota do tė pėsojė njė ndryshim tė madh dhe qė nga ai moment e tutje do tė ketė 400 vite paqe. Atėherė, ēfarė ėshtė profecia e famshme e 2012?

E premte 21 dhjetor. Viti 2012. Eshtė kjo data qė profecitė e lashta e tregojnė si ditėn e fundit tė botės. Ka nga ata qė parashikojnė apokalipsin apo Armagedonin. Por ka tė tjerė qė flasin pėr njė epokė tė madhe kozmike, njė erė e re paqeje dhe harmonie. Nė secilin prej kėtyre rasteve, shenjat paralajmėruese duket se kanė nisur tė manifestohen. Dhe gjithēka qė njerėzit po pėrpiqen tė interpretojnė ėshtė e shkruar tashmė qė nė kohėt e lashta, nė gurė dhe nė kalendarė tė fshehtė tė njė populli tė lashtė amerikan: Majat. Po ēfarė thonė ekspertėt mė tė mėdhenj tė profecive? Geoff Stray, autor i "2012: ekstazė apo katastrofė" thotė se, "populli i lashtė mezoamerikan i Majave kishte njė kalendar jetėgjatėsia e tė cilit ishte 5125 vite. Fillonte nė 3114 para Krishtit dhe pėrfundonte nė 2012". Prej kohėsh ishte ngritur pyetja, se cila ishte domethėnia e tij, por shpjegimi ėshtė gejtur vetėm kohėt e fundit falė njė profecia Maja qė ishte ruajtur nė fshehtėsi. Njė zbulim nė qytezėn e vogėl tė Tortugeros, nė njė send antik qė mban pikėrisht datėn 21 dhjetor 2012 dhe e tregon pikėrisht si ditėn e fundit tė kalendarit. Tre kalendarė pėrmbajnė tė dhėna qė tregojnė pikėrisht atė ditė. Carlos Barrios, njė studiues i Majave dhe pjesėtar i grupit qė merret me studimin e kalendarėve tė lashtė thotė se ka hyrė nė kontakt me botėn e Majave pėrmes kėshillit tė tė lashtėve. "janė pikėrisht ata qė mė kanė mėsuar gjithēka", thotė ai. "Mė kanė bėrė njė Hihmajer", domethėnė ai qė numėron ditėt. Bota e Majave nuk ėshtė zhdukur asnjėherė, ka patur gjithmonė njė vazhdimėsi. Ka ende kėshilla tė urtėsh qė ruajnė sekretet e lashtė. Falė 23 viteve tė kaluar nė brendėsi tė tyre mund tė pohoj se, sot kam tė qartė shumė gjėra dhe se jam futur nė thellėsi tė shumė sekreteve. Pėr ne, ekziston njė spirale me cikle qė pėrsėriten nė mėnyrė precize. Pikėrisht kėshtu jemi nė gjendje tė bėjmė profecira mbi tė ardhmen. Dhe mund tė them se, profecitė e Majave janė gjithmonė tė sakta dhe kanė njė gradė tė jashtėzakonshme precizioni. Janė tė shumtė shembujt. Duke filluar qė nga viti 1992, ka patur njė periudhė nėntė vjeēare qė ka sjellė njė seri ndryshimesh. Qė nga viti 2001, ka patur ngjarje tė cilat i kishim lajmėruar dy vjet mė herėt. Si pėr shembull sulmi i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Irak. Ne kemi bėrė njė studim dhe kemi qenė nė gjendje tė japim njė datė tė saktė. Edhe atentatin kundėr kullave binjake e kishin paralajmėruar, pasi kishim dhėnė njė periudhė prej pesė ditėsh, nė tė cilat do tė kish mundur tė ndodhte. Nė fakt, sulmi ndodhi nė ditėn e pestė. Pra, ishte parashikuar, ishte studiuar. Ne kishim profetizuar gjithashtu se, qė nga gushti i vitit 2001 e tutje do tė kish patur ngjarje, tė cilat nė fakt janė verifikuar. Kishim parashikuar qė do tė ndodhnin katėr gjėra: Njė tėrmet, vrasja e njė diktatori, njė pėrmbytje e madhe si dhe njė sulm kundėr sistemit, njė sulm terrorist".

Eshtė e sigurtė se profecitė astronomike tė Majave deri mė sot kanė rezultuar jashtėzakonisht shumė tė sakta, si pėrshembull eklipsi diellor i gushtit tė vitit 1999. Ai ishte parashikuar pesė mijė vite mė parė, me njė gabim prej vetėm 33 sekondash. Por ka edhe mė. Tė njėjtat profeci mund t'i gjesh nė tekstet e shenjtė tė popujve tė largėt dhe tė lashtė dhe nė qytetėrime, tė cilėt nuk kanė pasur asnjėherė kontakte tė drejtpėrdrejta me Majat. Si ėshtė e mundur atėherė qė profeci tė ndryshme tė bashkėrendojnė pėr ngjarje tė ndryshme tė historisė sė njerėzimit?

Geoff Stray thotė se "prej vitesh, Torah pėrfshinte praktikisht gjithēka qė ndodhte nė botė. Megjithatė, kohėt e fundit disa rabinė e kanė studiuar, duke vėnė nė pėrdorim njė superkompjuter dhe mėnyra dekodimi. Duke zbėrthyer disa mesazhe tė koduar, ata kanė arritur tė gjejnė aty profeci pėr ngjarje botėrore, qė kanė ndodhur realisht, si pėrshembull atentati kundėr Itzhak Rabin, kryeministri izraelit. Eshtė zbuluar se data, emri i vrasėsit dhe vendi i vrasjes kanė qenė tė gjithė tė koduar nė tė njėjtin kod tė Biblės. Kėtu ka patur gjithashtu informacione edhe nė lidhje me kometėn qė u pėrplas nė Jupiter. Por, kėtu ka edhe parashikime tė tjerė nė lidhje me kometa. Njėra, sipas librit thuhet se do tė godasė tokėn nė vitin hebraik 5777, ekuivalenti i 2012".

Carlos Barros thotė se, "edhe profecitė e tibetianėve tė lashtė koincidojnė nė mėnyrė ekzakte me ato tė Majave. Flasin pėr njė periudhė, nė tė cilėn ėshtė i domosdoshėm ndryshimi. Por edhe kulturat e Amerikės Qendrore dhe ato tė indianėve tė Amerikės Veriore kishin profeci tė ngjashme. Profecitė janė ekzaktėsisht tė njėjta. Ka shumė koincidenca edhe me kultura tė tjera, si pėrshembull ajo Judeo Kristiane dhe me atė islamike, me atė hindu si dhe atė kamboxhiane. Kemi tė njėjtin vizion. Tė gjithė profecitė flasin pėr kėtė cikėl qė po jetojmė dhe qė ka nisur nė 2001, e sipas tė cilit do tė hyjmė definitivisht nė 2012. Pra, bėhet fjalė pėr kultura dhe pėr popuj qė nuk janė takuar asnjėherė e qė megjithatė kanė tė njėjtat profeci. Pra, nuk mund tė jetė njė koincidencė".

Edhe fiset amerikano-latinė Opi nė Jugperėndim tė Shteteve tė Bashkuara kanė profeci qė kanė tė bėjnė me fundin e botės tonė dhe hyrjen nė njė botė tė re. Njė detaj i kėtyre profecive tė tyre parashikon riardhjen nė kėtė botė tė paraardhėsve tė tyre tė lashtė, tė cilėt i kanė dhėnė dikur jetė qytetėrimit tė tyre. Ka shumė teori dhe hipoteza nė lidhje me atė se, cili ėshtė ylli ngjyrė blu Kachina, i cili sipas profecive tė fiseve Hopi mendohet tė jetė njė trup qiellor qė merr forma njerėzore, i cili nė mėnyrė ciklike ka hyrė nė sistemin tonė diellor, ėshtė larguar dhe tashmė ėshtė duke u afruar. Ndoshta mund tė bėhet fjalė pėr Kometėn Hale-Bopp, e cila u shfaq nė vitin 1997 e cila ka qenė kėtu mes nesh 54 mijė vjet mėparė, gjithashtu 12 mijė vjet mė parė nė epokėn e pėrmbytjes sė madhe si dhe dy mijė vjet mė parė nė kohėn e lajmėrimit tė ardhjes sė Krishtit.

vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė