Shqiptari i Kosovės hyri nė Guinness
Autoritetet e Librit Guinness tė Rekordeve, kanė certifikuar veprėn gjigante Mozaiku i vlerave tė realizuar nga Don Dominik Qerimi. Lajmin e ka konfirmuar pėr KultPlus, autori i kėsaj vepre i cili ėshtė prift katolik dhe drejtor i Qendrės "Don Bosko" nė Gjilan. Mozaiku i vlerave, pėrbėhet nga 51 mijė e 865 boēa tė pishave. Kjo vepėr ėshtė e gjerė 15 metra dhe e gjatė shtatė metra, ndėrsa nė tė janė portretizuar figura e humanistes Nėna Terezė, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu dhe Don Boskos. Ceremonia zyrtare e dorėzimit tė ēmimit do tė mbahet mė 8 shkurt nė Gjilan.
Qerimi ėshtė prift katolik. U lind mė 1971 nė fshatin Janosh tė Gjakovės. Aktualisht ėshtė drejtor i Qendrės Don Bosko nė Gjilan.
Mozaiku i vlerave ka kaluar njė proces tė verifikimit prej datės 26 dhjetor 2013, kur janė dėrguar tė gjitha dokumentacionet dhe materialet e nevojshme pranė zyrės sė Guinnessit.
Vepra ka hyrė nė kategorinė e re tė krijuar enkas pėr kėtė mozaik, me titullin: Largest pine cone mosaic (Mozaiku mė i madh nė botė me boēa pishash), me numrin e regjistrimit ID: 437233.
Vepra pėrbėhet nga 51 mijė e 865 boēa tė pishave tė cilat janė mbledhur nė njė periudhė prej katėr vitesh.
Vepra ėshtė pėruruar mė 21 dhjetor tė vitit qė lėmė pas, nė mjediset e Teatrit tė Qendrės Edukativo-Sociale Don Bosko nė Gjilan.
Njė ndėr karakteristikat qė njeriu veēohet nga krijesat e tjera, ėshtė edhe fakti se njeriu nuk jeton vetėm nga ato qė i plotėsojnė nevojat dhe prirjet e tija fizike, por edhe nga nevojat dhe prirjet e tija shpirtėrore, ndėr tė cilat mund ti radhisim vlerat dhe virtytet. Andaj ky mozaik quhet Mozaik i vlerave, sepse ka pėr qėllim qė tė na bėj tė dashurohemi dhe tė na edukojė shpirtin nė ato vlera, universale, kombėtare dhe lokale, ka thėnė Don Qerimi.