Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-07-14, 21:54   #586
vjeshta
Thjeshtė ,njė zė!
 
Avatari i vjeshta
 
Anėtarėsuar: 01-05-05
Vendndodhja: neutrale
Postime: 25,049
vjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Poezi nga Poetė tė ndryshėm

GRUAJA E NJĖ ĖNDRRE TĖ BARDHĖ (*)


Ajo grua qė kalon nė bulevard
Mė duket se e kam parė prej vitesh.
Ndoshta ėshtė thjeshtė njė imazh
Ndoshta zjarri i kujtimeve qė digjen!
Por unė ve bast me tė gjithė botėn,
Se kėtė grua, dikur, e kam takuar
Me buzėn e nxehtė ia kam pirė lotėt
Kur etja pėr puthje na kishte robėruar.
Kjo grua mė ka dashuruar, dikur
Dhe ajri, pėr mua, kish aromėn e saj
Mė dukej si lodėr kėshtjella me mur
Mė dukej si gjethe njė mal me zjarr.
Kėtė grua unė e kam takuar vėrtet
Ėshtė “gruaja e ėndrrės sė bardhė”
S’ja mėsova as emrin, i flisja “Jetė”
Gruaja qė tani shkon nė bulevard.
Nė kėtė qytet ka plotė gra tė tjera,
Nė sytė e burrave si mjelma liqeni
Por kjo grua me fustanin si era
Nga letargjia e viteve mė pėrmendi!
Nė flokėt e saj shndrit akoma vjeshta
Ajo stinė qė mė marrosi dikur
Pa tualet, me ato faqe tė zbehta
Dhe me diellin e gazit nė sy e nė buzė.
***
Ajo grua qė kaloi nė bulevard,
Mė duket se e kam parė prej vitesh.
Ndoshta ishte thjeshtė njė imazh
Ndoshta zjarri i kujtimeve qė digjen!

M.M
__________________
Faleminderit qe ekziston !
vjeshta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante