Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-08-13, 13:30   #27
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Imam Aliu a.s.

Thėnie tė zgjedhura tė Imam Aliut


Nė kohė trazirash sillu si ajo deveja ende e pa rritur, qė s′e ka shpinėn tė fortė, sa t′ia hipėsh, as gjinjtė tė zhvilluar, sa ta mjelėsh.

Kush e bėn zakon lakminė, ia mpak vlerat vetes; kush qahet se vuan, jep shkak tė pėrbuzet; kush e lė gjuhėn tė livadhisė, ndot shpirtin e tij me tė.

Kopracia ėshtė turp; frika ėshtė mangėsi; skamja ia ul vlerėn fjalės sė menēur; i mjeri ėshtė i huaj nė vend tė tij.

Paaftėsia ėshtė dėshtim, durimi trimėri, pėrkorja pasuri, vetpėrmbajta mburojė, dhe pėrkushtimi – shoqėruesi mė besnik.

Dija ėshtė kamje qė s’merr njollė, logjika pasqyrė qė s’njeh shtrembėrim, mirėsjellja veshje qė s’ka vjetrim.

Zemra e tė urtit ėshtė fortesa e tė fshehtave tė tij; ēiltėrsia ėshtė arė qė rrit miqėsi; kontrolli mbi vetveten ėshtė vdekje pėr tė metėn.

Harmonia i fsheh mangėsitė. Kush e do veten pėrherė e mė shumė, i shton armiqtė e tij pėrherė e mė shumė.

Kurat mė tė mira janė lėmosha dhe mėshira; njerinė e pret nė ahiret ajo qė bėn nė kėtė jetė.

Ē′qenie e mahnitshme ėshtė njeriu! Sheh pėrmes njė mase tė squllėt, flet pėrmes njė cope mishi, dėgjon nėpėr njė kockė dhe frymėmerr nėpėr njė brimė.

Kur kjo botė tė miklon, tė jep dhe tė mirat e tė tjerėve; po kur tė kthen kurrizin, tė merr dhe tė mirat qė ke hak.

Bėhu me njerėzit nė mėnyrė tė atillė, qė tė tė qajnė, kur tė vdesėsh, e t′i marrė malli, sa je gjallė.

Fale kundėrshtarin, kur ke pushtet mbi tė. Kjo ėshtė mirėnjohja ndaj Zotit pėr fuqinė qė tė dha pėr mposhtjen e tij.

Mė i pazoti nga tė gjithė ėshtė kush s′mund tė bėjė miq nė jetė; por edhe mė i pazotė akoma ėshtė kush e humb mikun, pasi e ka bėrė.

Mospranimi i tė mirave nga qė s′janė tė mėdha dėshmon mungesė tė mirėnjohjes.

I braktisuri nga tė afėrmit bėhet i afėrt pėr tė huajt.

Ēdo gjė i shtrohet fatit, aq sa dhe vdekja vetė vjen shpeshherė nė sajė tė pėrpjekjes pėr t′iu shmangur.

Kush ecėn galop me frerėt lėshuar, pengohet dikur me vdekjen dhe rrėnimin.

Faluani tė metat njerėzve fisnikė, sepse ėshtė vetė Zoti qė i ngre, sa herė qė bien nė gabim.

Zhgėnjimi pason frikėn si dėshtimi drojėn. Rasti i mirė largohet si retė nė behar. Mos e lini tė iki kot, por pėrdoreni pėr mirė.

Kush meritoi vend tė ulėt me punėt e tij, s′mund tė prijė vetėm me prejardhjen e tij.

Zbutja e helmit tė tė helmuarit dhe lehtėsimi i fatit tė fatkeqit falin mėkate tė mėdha.

O bir i Ademit: kur sheh qė Zoti po tė jep tė mira, ndėrkohė qė ti i mosbindesh, atėherė frikėsoju mė shumė!

Kur zemra fsheh diēka, atė e shfaq gjuha dhe fytyra.

Pėrkorja mė e mirė ėshtė fshehja e saj.

Kur ndahesh nga bota dhe ėshtė vdekja nė afrim, nuk ka mė shpresa pėr vonesa nė takim.

Kini frikė nga Zoti! Kini frikė nga Zoti! Sepse jua ka mbuluar aq shumė mėkatet qė i keni bėrė, sa duket sikur jua ka falur!

Feja mbahet mbi katėr shtylla: qėndresėn, besimin, drejtėsinė dhe xhihadin.

Bėrėsi i sė mirės ėshtė mė i mirė se vetė e mira dhe bėrėsi i sė keqes ėshtė mė i keq se vetė e keqja.

Ji bujar, por jo dorėshpuar; ji i kursyer, por jo koprac.

Pasuria mė e madhe fitohet kur braktis ambicjet.

I shpejti nė thėnien e gjėrave qė s′u pėlqejnė tė tjerėve, bėhet shumė shpejt shėnjestėr e shpifjeve tė tyre.

Ē′i zgjat ambicjes, ia shkurton veprimit.

Faljet vullnetare s′ta sjellin dot Zotin mė pranė, nėse me to pėrligj mosbėrjen e faljeve tė detyrueshme.

Tė urtit gjuha i rri pas zemrės, ndryshe nga tė marrit, qė i rri pėrpara.

I bekuar ėshtė njeriu qė mban parasysh jetėn tjetėr, qė bėhet gati me punė tė mira pėr tė dhėnė llogari, e qė lumturohet dhe mbetet i kėnaqur nga Zoti me aq sa i mjafton.

Zoti mban pėr mė tė pėlqyer mėkatin qė s′jep kėnaqėsi, se virtytin qė ngjall krenari.

Njeriu ka aq vlerė sa guxim e vendosmėri, aq sinqeritet sa baraspeshė nė gjykim, aq trimėri sa respekt pėr vetveten, dhe aq dėlirėsi sa ka tė zhvilluar ndjenjėn e turpit.

Fitoren e sjell qėndrimi i vendosur, qėndrimit i jep vendosmėri kudhra e mendimit. Kur mendimi bėhet plan, duhet ruajtur mirė sekreti i tij.

Druaju nga sulmet e fisnikėve tė uritur dhe tė alabakėve tė nginjur.

Zemra e njeriut ėshtė si egėrsira, qė i shkon pas vetėm zbutėsit tė saj.

Pėr sa kohė ecėn fati, tė metat mbeten nė hije.

Falėsi mė i pėlqyer ėshtė ai qė ka mė shumė mundėsi pėr tė ndėshkuar.

Bujari ėshtė ajo qė bėhet vetiu. Kur jep se tė kėrkojnė, kėtė e bėn nga turpi ose pėr t′iu shmangur qortimit.

Nuk ka pasuri si intelekti, mjerim si padija, trashėgimi si edukata dhe mbėshtetje si kėshillimi.

Qėndresa ėshtė dy llojesh: Qėndresa ndaj asaj qė mundon, dhe qėndresa ndaj asaj qė lakmon.

Me pasuri bėhet atdhé dhe njė dhé i huaj; me mjerim edhe atdheu bėhet dhé i huaj.

Qenia i kėnaqur ėshtė pasuri qė s′shter.

Pasuria ėshtė burimi mė i parė i pasionit.

Ai qė ju paralajmėron ėshtė si ai qė ju sjell lajme tė mira.

Gjuha ėshtė si bisha; po e zgjidhe, kafshon.

Ndėrmjetėsuesi ėshtė krahu i kėrkuesit.

Njerėzit e kėsaj bote janė si udhėtarėt qė i afrohen destinacionit, edhe pse mund tė jenė duke fjetur.

Mungesa e miqve tė bėn tė panjohur.

Tė mos kesh atė qė tė duhet, ėshtė mė e lehtė se t′ia kėrkosh njė tė padenji.

Mos u turpėro qė jep pak, sepse mosdhėnia ėshtė mė pak se pak.

Nderi ėshtė stoli e skamjes dhe mirėnjohja stoli e kamjes.

Nėse s′ndodh ajo qė prisje, mos u pikėllo pse mbete ku ishe.

Padija ėshtė bota e njeriut ekstremist.

Kur shtohet urtėsia, mpaket tė folurit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė