Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-08-13, 13:36   #30
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Imam Aliu a.s.

Thėnie tė zgjedhura tė Imam Aliut


Stolia e varfėrisė ėshtė dėlirėsia, stolia e pasurisė ėshtė mirėnjohja.

Dita e Drejtėsisė pėr tė padrejtin do tė jetė mė e mundimshme se dita e padrejtėsisė pėr viktimėn e tij.

Kamja mė e madhe ėshtė tė mos ia hedhėsh sytė fare kamjes sė tė tjerėve.

Thėniet mbahen mend, veprimet vihen nė provė.

Kini frikė nga Zoti, o njerėz! Shumė nga ju pėrpiqen pėr gjėra qė s′i marrin dot, ndėrtojnė shtėpi ku nuk banojnė,

dhe mbledhin sende qė u lihen tė tjerėve. Ka dhe qė marrin nė rrugė tė pandershme e nė dėm tė sė drejtės sė tjetrit. Kush fiton kundėr ligjit, do duhet tė mbajė barrėn e mėkatit, prandaj ikėn nga kjo botė me shpinėn kėrrusur dhe del pėrpara Zotit i dėrrmuar nga dėshpėrimi.

Qėndrimi larg mėkatit ėshtė njė nga rrugėt e mbrojtjes prej tij.

Dinjiteti tė ėshtė dhėnė i lartė, por ti vetė e ul sa herė qė kėrkon; prandaj zgjidh mirė para kujt e ul.

Tė lėvdosh mė shumė nga ē′meritohet ėshtė sahanlėpirje, tė lėvdosh mė pak ėshtė ose smirė ose mangėsi nė tė folur.

Mėkati mė serioz ėshtė ai qė gjykohet i vogėl nga ai qė e bėn.

Tirani ka tri cilėsi: Dhunon eprorin duke mos iu bindur, dhunon vartėsin pėrmes arrogancės sė postit, dhunon njerėzit tė gjithė duke pėrkrahur tiranėt e tjerė.

Pas kulmit tė dhembjes zbret qetėsia, ashtu si zbret paqja pasi laku i dėshpėrimit s′ngushtohet dot mė.

Mos e tepro nė pėrkushtimin ndaj gruas e fėmijėve, se Zoti s′do t′i lėrė pa pėrkujdesje, nė qofshin dashurues tė Tij; e nė qofshin armiq tė Tij, pse duhet brengosur e shpenzuar kohė pėr ta?

E meta mė e madhe e njeriut ėshtė tė quajė tė metė tė tė tjerėve njė tė metė qė e ka vetė ai.

O skllevėr tė ambicjeve, ndahuni prej tyre! Kush pėshtetet pas kėsaj bote, s′do marrė gjė prej saj, pėrveē dhembjes. Kaliteni veten, o njerėz, e mos ua vini veshin prirjeve tuaja instiktive.

Mos e shihni tė keqe thėnien, ku mund tė gjeni diēka tė mirė.

Kur t′i luteni Zotit pėr diēka, nė fillim kėrkoni bekime pėr Profetin, pastaj pėr veten tuaj. Zoti ėshtė tepėr bujar qė tė pranojė vetėm lutjen e parė e tė mos pranojė dhe tė dytėn pėr hir tė saj.

Kush e ka tė shtrenjtė dinjitetin, u qėndron larg grindjeve.

Budallallėk ėshtė tė nxitosh pėrpara momentit tė pėrshtatshėm dhe tė vonosh, pasi ka ardhur ky moment.

Mos pyet pėr gjėra qė mund tė ndodhin, se mjaft telashe ke nga gjėrat qė tė ndodhin.

Imagjinata ėshtė pasqyrė, mėsimet japin kėshillė dhe paralajmėrim. Ai qė bėn veten, ka bėrė mjaft, nėse ka shmangur atė qė quan tė keqe tek tė tjerėt.

Dija ka shok veprimin. Kush di, tė veprojė, se dija vdes po s′pati aksion. Po tė mbahet parasysh kjo veti e saj, mirė. Pėrndryshe ajo ikėn e tė lė.

Nuk ka gjė mė tė lartė se Islami, nder mė tė lakmuar se adhurimi i Zotit, strehė mė tė sigurt se kufizimi i vetvetes, ndėrmjetės mė tė mirė se pendimi, dhe thesar mė tė vyer se qenia i kėnaqur.

Asnjė pasuri s′e tremb aq shumė mjerimin, sa mjaftimi me mjetet e ekzistencės. Kush e kufizon veten nė sa i duhet pėr t′u mbajtur, arrin paqen dhe bėhet gati qetėsisht pėr ndėrrimin e banesės.

Ambicja ėshtė porta e dėshpėrimit dhe ēelėsi i fatkeqėsisė. Lakmia, krenaria dhe xhelozia nxitin pėr mėkat, ndėrkohė qė zakonet e kėqija shpien ujė nė mullirin e sė keqes.

Zemra e ngushtė nxė veē veset e kėqija; ajo ėshtė mėgojza qė e kthen njeriun drejt sė ligės.

Ka njerėz qė ia dalin mbanė njė dite, por pas saj nuk shohin mė ditė tjetėr; ka tė tjerė, qė janė pėr t′u patur zili para mesnatės, pastaj i qajnė gratė mė tė gdhirė tė ditės tjetėr.

Fjalėt mbahen nė zap ende pa u thėnė; se me t′u thėnė, e mbajnė ato njeriun zap. Prandaj pėrgjojeni gjuhėn mė shumė se arin e argjendin, se ndodh shpesh qė vetėm njė shprehje tė prapėsojė njė bekim e tė sjellė njė ndėshkim.

Mos fol pėr atė qė s′e di, por as atė qė di mos e thuaj tė tėrė, nėse ka mundėsi.

Ruaju Zotit mos tė sheh ku mėkatohet e nuk tė sheh ku ka bindje ndaj Tij, sepse do jesh i humbur tė dyja herėt. Kur ndihe i vendosur, tregohu i vendosur nė bindjen ndaj Tij, dhe kur ndihe i lėkundur, tregohu i lėkundur nė mėkatimin ndaj Tij.

Mbėshtetja nė kėtė botė ėshtė marrėzi, pėrderisa dihet ē′ka nė tė; prapambetja nė vepra tė mira ėshtė humbje e sigurt, pėrderisa dihet qė sjellin shpėrblim; ėshtė papjekuri t′i japėsh besim njeriut qė s′ka dhėnė prova ende.

Se sa e ulėt ėshtė kjo botė nė gjykimin e Zotit del nga fakti qė vetėm nė tė ka mosbindje ndaj Tij. Pikėrisht kjo bėn tė arrihen tė mirat e Tij, vetėm kur ikėn prej saj.

Kush kėrkon do gjejė qoftė dhe vetėm njė pjesė tė asaj qė kėrkon.

Nuk ėshtė e mirė ajo e mirė, pas sė cilės vjen Skėterra, dhe nuk ėshtė vuajtje ajo vuajtje, pas sė cilės vjen Parajsa. Ēdo lumturi tjetėr nga e Parajsės ėshtė banale, dhe ēdo fatkeqėsi tjetėr nga e Skėterrės ėshtė shaka.

Varfėria ėshtė vėrtet fatkeqėsi, por mė e keqe se varfėria ėshtė lėngata e trupit dhe mė e keqe se lėngata e trupit ėshtė lėngata e zemrės. Kamja ėshtė vėrtet bekim, por mė e mirė se kamja ėshtė shėndeti i trupit dhe mė i mirė se shėndeti i trupit ėshtė shėndeti i zemrės.

Prejardhja s′mund ta ēojė pėrpara atė, qė ka mbetur prapa nga punėt qė ka bėrė.

Qėndroi botės larg, qė t′ia shohėsh mė mirė tė kėqijat qė tė ka dėftuar Zoti; dhe mos rri mospėrfillės ndaj saj, se ajo tė pėrfill, sido qė tė jetė.

Fol qė tė shfaqesh, ndryshe do mbetesh fshehur nėn gjuhė.

Prapse sulmin e joshjeve tė kėsaj bote dhe qėndroi larg asaj qė s′tė afrohet. E nėse s′bėn dot ndryshe, trego maturi nė kėrkim.

Shpesh fjala bėn shumė mė tepėr se sulmi.

Ajo qė kėnaq, mjafton, sado e vogėl tė jetė.

Le tė ketė vdekje, por jo poshtėrim. Le tė ketė pak, por jo nga tė tjerėt. Kush s′merr duke ndenjur unjur, nuk do marrė as kur tė jetė mė kėmbė. Bota ka dy ditė: Njė pro teje e njė kundėr teje. Mos u kapardis, kur dita ėshtė me ty, dhe bėj durim, kur e ke kundėr.

Aroma mė e mirė ėshtė e myshkut. Peshon pak, po erėn e ka tė kėndshme.

I lini mburrjet e mos e gėnjeni veten, por sillni vdekjen ndėr mend.

Fėmija ka njė tė drejtė tek prindi dhe prindi ka njė tė drejtė tek fėmija. E drejta e prindit tek fėmija ėshtė bindja pėr ēdo gjė, pėrveē asaj qė pėrbėn mėkatim ndaj Zotit; kurse e drejta e fėmijės tek prindi ėshtė trashėgimi i njė emri tė mirė, edukata e shėndoshė dhe mėsimi i Kur′anit.

Mania e kundėrshtimit t′i pakėson shanset e suksesit.

408. E vėrteta rrėzon kėdo qė i del kundėr.

Zemra ėshtė libri i syrit.

Pėrkushtimi ndaj Zotit ėshtė tipari mė i rėndėsishėm i karakterit tė njeriut.

Mos e provo mprehtėsinė e gjuhės tėnde kundėr Atij qė ta dha aftėsinė pėr tė folur, as shkathtėsinė e fjalės kundėr Atij qė tė futi nė udhėn e mbarė.

Kontrollit mbi veten i mjafton largimi nga gjithēka qė s′pėlqehet tek tė tjerėt.

Pėrmbahu si njeri i lirė, ose hesht si i paditur.

Mė e pakta gjė qė i kėrkohet intelektit ėshtė tė shquajė udhėn e mbarė nga e gabuara.

Bėni tė mira pa quajtur tė vogėl asnjėrėn prej tyre. E mira e vogėl ėshtė e madhe dhe e mira e paktė ėshtė e shumtė. Askush nuk duhet tė pranojė qė tė tjerėt tė jenė mė tė zotė se vetė ai nė bėrjen e sė mirės, ndryshe do bėhej vėrtet ashtu. E mira dhe e keqja kanė pėrkrahėsit e tyre. Nė heqshi ju dorė prej ndonjėrės, do ketė tė tjerė qė do t′i afrohen.

Zoti ia rregullon paraqitjen, kujt vė rregull nė brendi tė vet. Zoti i ndihmon nė punėt e kėsaj bote, kujt bėn shėrbime pėr fenė e Tij. Zoti ia sjell mbarė punėt me tė tjerėt, atij qė mba tė forta lidhjet me Tė.

Maturia ėshtė perde qė mbulon e urtėsia shpatė e mprehtė. Fshihi dobėsitė e sjelljes tėnde pas maturisė dhe vraji ambicjet e tua me shpatėn e urtėsisė.

Zoti i begaton disa njerėz nė dobi tė njerėzve tė tjerė. Zoti ua mbush duart plot, sa kohė qė u japin dhe tė tjerėve; e kur s′ japin mė, Zoti ua heq bekimin e ia jep dikujt tjetėr.

Njeriu nuk mund tė ndihet kurrė i sigurtė nė punėt e shėndetit e tė pasurisė. Ka shumė njerėz qė duken tė shėndetshėm, por sėmuren pas pak, si dhe shumė tė tjerė qė janė tė pasur, por bien shpejt nė varfėri.

Ai qė i qan hallin njė besimtari, i ėshtė qarė Zotit, nė fakt; ai qė i qan hallin njė jo-besimtari, i ėshtė qarė pėr Zotin, nė fakt.

Mundimet e kėsaj bote pėrballen me durim, se padurimi i shton mė shumė.

Kėnaqėsia mė e madhe arrihet pasi heq dorė nga ambicjet.

Mendjet e skllavėruara bėhen vegla tė pasioneve tė fuqishme.

Aftėsia i ndihmon ruajtjes sė pėrvojės.

Mos i jepni pėrgjegjėsi e besim njeriut tė dėshpėruar.

Mė fatkeqi nė tregti e mė i pafati nė pėrpjekje ėshtė kush rropatet pas kamjes pa e gjetur dot. Si rezultat, ikėn i trishtuar nga kjo botė dhe detyrohet tė pėrballet me tė kėqijat e saj edhe nė botėn tjetėr.

Ka dy lloj mjetesh jetese: Qė kėrkojnė dhe qė kėrkohen. Vdekja pėrgjon hapat e atij qė i pėrgjėrohet kėsaj bote, deri sa e shqit nga gjiri i saj; kurse atij qė i pėrgjėrohet botės tjetėr, i vijnė vetiu tė mirat e kėsaj bote. Ai vetėm sa i pranon.

Mbani mend qė qejfet do zhduken dhe do mbeten vetėm pasojat.

Vėr nė provė dhe do urresh!

Nuk ėshtė e mundur qė Zoti t′ia mbajė hapur njeriut derėn e mirėnjohjes, duke i mbyllur derėn e bollėkut; as t′ia mbajė hapur derėn e lutjeve, duke i mbyllur derėn e pranimit tė tyre; as t′ia mbajė hapur derėn e pendesės, duke i mbyllur derėn e mėshirės.

Njeriu mė i pėrshtatshėm pėr pozicion tė nderuar ėshtė ai qė vjen nga njerėz tė nderuar.

Njeriu ėshtė armik i asaj qė s′njeh.

Gjumi i natės squll vendosmėrinė e ditės.

Pushteti qeverisės ėshtė gur prove pėr njė prijės.

Asnjė qytet nuk ka mbi ty mė shumė tė drejtė se tė tjerėt. Qyteti mė i mirė ėshtė ai qė tė mban.

Pak, por pėrherė, ėshtė mė mirė se shumė, por qė zhgėnjen.

Po tė hasni te dikush njė cilėsi tė spikatur, do gjeni dhe tė tjera, tė tė njėjtit lloj.

Ai qė tregton pa ditur ē′thotė feja, do bjerė herėt a vonė te fajdeja.

Zoti e fut nė halle tė mėdha njeriun qė alarmohet nga telashet e vogla.

Kush i jep rėndėsi dinjitetit, s′u jep rėndėsi dėshirave tė vogla.

Kur hyn nė shaka qesėndia, dalin intelekti dhe gjallėria.

Largimi i atij qė do tė tė afrohet, t′i mpak shanset e suksesit, kurse afrimi tek ai qė tė largohet, tė mpak dinjitetin.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė