Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-09-11, 18:28   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Analfabetizmi nė Kosovė

6 pėr qind analfabeta






Analfabetizmi ėshtė ende ēėshtje shqetėsuese pėr shoqėrinė kosovare edhe pse ajo nuk ėshtė dukuri alarmante, thonė pėrfaqėsues tė organizatave tė ndryshme joqeveritare. Zyrtarė tė Ministrisė sė Arsimit thonė se ky institucion ėshtė duke bėrė pėrpjekje maksimale pėr ērrėnjosjen e kėtij fenomeni, i cili ėshtė rritur ndjeshėm te komuniteti rom, ashkali, egjiptian, dhe personat me aftėsi tė kufizuara.

Numri i atyre qė nuk dinė shkrim-lexim dhe numri i atyre qė kanė pasur fatin tė jenė pėr njė kohė nė bankat shkollore dhe mė vonė ta ndėrpresin mėsimin pėr shkaqe tė ndryshme, ėshtė ende shqetėsues.

Dukagjin Pupovci, drejtor i Qendrės Kosovare pėr Edukim ka thėnė pėr Kosovapress se ndėr arsyet kryesore tė analfabetizmit ėshtė edhe cilėsia jo e mirė e arsimimit. Ai po ashtu thekson se shpeshherė ndėrprerja e shkollimit vinte edhe si pasojė e pasigurisė sė mjaftueshme dhe si rezultat i varfėrisė.

“Njė ndėr arsyet ėshtė faktikisht cilėsia jo e mirė e arsimit, sepse ndodh qė njeriu shkon tetė vjet nė shkollė, nėntė vjet nė shkollė dhe pėrsėri nuk e arrin atė standardin tė lexim-shkrimit, pastaj shkaku qė ne e kemi trashėguar me tė madhe nga vitet e 90-ta ėshtė braktisja e shkollimit, qė atėherė ka qenė pak mė e pėrhapur, mirėpo tash ėshtė nė njė masė mė tė vogėl si rezultat i situatės sė sigurisė, e cila ka qenė nė vitet e 90-ta, mirėpo po ashtu nė periudhėn e para luftės po edhe pas luftės. Kjo ka ndodhur edhe si rezultat i varfėrisė tė njė pjese relativisht tė madhe tė shoqėrisė dhe ne e dimė qė kemi diku njė varfėri prej 40 pėr qind, ndėrsa njė varfėri ekstreme prej 16 pėr qind nė Kosovė, dhe thjesht nė ato familje te kjo kategori e qytetarėve tanė analfabetizmi ėshtė mė i pranishėm, sepse e braktisin shkollėn, pastaj edhe nėse kanė mėsuar diēka nga lexim-shkrimi nuk i praktikojnė ato shkathtėsi nuk lexojnė nuk shkruaj dhe me kohė normalisht ato shkathtėsi zhduken”, ka thėnė Pupovci.

Pupovci thotė se ėshtė shumė e rėndėsishme qė shkathtėsitė e shkrim-leximit tė pėrmirėsohen, sepse ėshtė mėkat qė njė njeri tė mos mund ta kuptojė njė udhėzim tė thjeshtė pėr pėrdorimin e njė pajisjeje ose tė njė kontrate pune tė cilėn e nėnshkruan.

Zyrtarėt e arsimit thonė se me gjithė pėrparimet e deritashme nė Kosovė, analfabetizmi ka qenė dhe ėshtė i pranishėm, por nuk ėshtė dukuri alarmante.

Sipas statistikave tė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT), shkalla e analfabetizmit nė vend ėshtė diku rreth 5.9 pėr qind, mirėpo sipas tyre kjo shifėr ėshtė ndjeshėm mė e rritur te komuniteti rom, ashkali, egjiptian dhe personat me aftėsi tė kufizuara.

Afėrdita Jaha, zyrtare pėr arsim joformal nė MASHT, ka thėnė pėr Kosovapress, se ky institucion ėshtė duke bėrė pėrpjekje maksimale pėr ērrėnjosjen e kėtij fenomeni pėrmes programeve tė ndryshme pėr shkrim-lexim.

“Ministria e Arsimit pėr tė rritur shkallėn e arsimimit nė Kosovė ka bėrė shumė. Nga viti 2001 nė bashkėpunim me UNICEF-in kemi hartuar programet pėr shkrim-lexim bazik ku kemi hartuar kurikulin dhe kemi botuar katėr libra “Drite jete”, libra kėto, tė cilat i kanė shėrbyer kryesisht grave nėpėr viset rurale pėr tė mėsuar shkrim-lexim dhe aftėsi dhe shkathtėsi tjera pėr jetė”, ka thėnė Jaha.

Ministria e Arsimit nė bashkėpunim me Shėrbimin Gjerman pėr Zhvillim (GTZ), tashmė kanė nėnshkruar njė vendim nė bazė tė cilit thuhet, se tė gjithė ata nxėnės qė kanė braktisur shkollimin qė nga viti 1999 kanė tė drejtė tė kthehen nė shkollim dhe ta kryejnė shkollimin e obliguar.

“Meqė numri i analfabetėve ėshtė i lidhur kryekėput me numrin e braktisjes nė shkolla, Ministria e Arsimit nė bashkėpunim me shėrbimin gjerman dje ka nėnshkruar njė vendim nė bazė, tė cilėt tė gjithė ata nxėnės tė cilėt kanė braktisur shkollimin qė nga viti 1999 kanė tė drejtė tė kthehen nė shkollim, dhe ta kryejnė shkollimin e obliguar, dhe kjo ėshtė njė prej formave qė Ministria e Arsimit po e ngrit shkallėn e arsimimit nė vend dhe po shkon nė zhdukjen e analfabetizmit”, ka thėnė Jaha.

Jaha ka pėrmendur edhe shkaqet kryesore, tė cilat vinė deri te braktisja e shkollimit, ku sipas saj janė shkaqet ekonomike, migrimi i shpeshtė fshat- qytet, migrimet e ndryshme jashtė vendit dhe niveli i ultė i arsimit nė familje. Ndėrkohė ka theksuar se numri mė i madh i analfabetėve gjendet nė viset rurale dhe diku rreth 3/4 e kėtyre analfabetėve i pėrkasin gjinisė femėror.

Albanologu Rexhep Doēi thotė se faktorėt kryesorė tė analfabetizmit nė Kosovė kanė qenė pushtuesit, qė nuk kanė lejuar tė shkollohen shqiptarėt nė pėrgjithėsi.

“Kur ėshtė fjala e analfabetizmit mund tė themi se analfabetizmi neve na ka kushtuar shumė. Na ka lėnė pėr mbrapa, ndoshta ndėr faktorėt kryesor ėshtė pėr shkak se pushtuesit apo sundimtaret nuk na kanė lejuar tė shkollohemi, sidomos gjithė shqiptarėt qofshin djem apo vajza, por sidomos femrat kanė mbetur shumė mbrapa, ndonėse nė periudhat e hershme kemi pasur shume femra tė afta. Edhe sot nuk ka aq kujdes, sepse pa barazimin e gjinive me pėrparim nė ēdo fushė tė jetės nuk ka pėrparim tė kombit dhe pėr kėtė duhet ta kemi gjithė pėrparėsinė qė ta zhdukim analfabetizmin, por analfabetizmi ende ėshtė i madh te ne”, ka thėnė Doēi.

Ērrėnjosja e analfabetizmit nė Kosovė duhet tė bėhet sa mė parė, si njėri ndėr standardet qė duhet pėrmbushur nė nivelin e arsimit, pėr integrimin e vendit nė Bashkimin Evropian.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante