Tema: Lajme - risi
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-09-12, 13:14   #117
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme - risi

Celulari i parė nė botė











22.09.2012

Ndėrsa “Apple” prezantoi nė shtator “iPhone 5”, versionin e ri tė celularit mė tė pėrparuar nė botė, janė tė paktė ata qė mendojnė pėr origjinėn e telefonisė sė lėvizshme.

Nė ditėt e sotme, njė celular nuk ėshtė vetėm njė mjet i domosdoshėm pune, por nėpėrmjet “smartphone”, edhe njė mjet kompleks, nė tė cilin telefonatat janė shndėrruar vetėm nė njė opsion shtesė, midis opsioneve gjithmonė e mė tė shumta.

E pėrditshmja britanike “Daily Mail”, publikoi tė premten imazhet e celularit tė parė, tė prodhuar nė vitin 1922.

Megithatė, pėr tė lėvizur kėtė telefon me vete, ishte e domosdoshme tė mbaje njė ēantė pas vetes.

I pajisur me njė kuti me pėrmasat e njė kutie tė kėpucėsh, qė ishte edhe aparati kryesor telefonik, celulari i parė nė botė kishte njė antenė aq tė madhe, qė pėr arsye estetike u kamuflua nė njė ēadėr pas prodhimit.

Pėr tė folur, duhet tė lidhje fillimisht aparatin me njė burim energjie, tė mbaje lart antenėn, tė formoje numrin dhe tė vije nė vesh dorezėn.

Midis kufizimeve tė shumta, mė problematiket ishin mungesa e valėve, cilėsia e dobėt e dėgjimit dhe pamundėsia pėr tė pritur telefonata, pėr shkak tė mungesės sė njė linje tė domosdoshme pėr kohėn.

Ndonėse aspak praktik, shtypi i vitit 1922 e priti atėherė telefonin e parė tė lėvizshėm si njė arritje tė madhe tė shkencės.

Me siguri, njė “iPhone” i kthyer pas nė kohė, as qė do tė ishte nė gjendje tė pėrshkruhej prej gazetarėve tė atyre viteve, aq mė pak tė pėrdorej prej tyre.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė