Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-08-07, 12:27   #1
Malsori-Makaveli
 
Avatari i Malsori-Makaveli
 
Anėtarėsuar: 04-08-07
Vendndodhja: Zvicerr
Postime: 408
Malsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashurMalsori-Makaveli i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Malsori-Makaveli
Gabim Martirizimi i Kishes Katolike Shqiptare

Gjak, dhune e terror kishte planifikuar bisha e terbuar komuniste per Kishen Katolike Shqiptare. Ata qe sakrifikuan gjithcka per hir te kombit shqiptar, ata qe i dhane jete cdo qelize me fryme kombetare, ata qe hodhen themelet e gjuhes shqipe, letersise, historise, etnologjise, ata qe cimentuan themelet e kultures shqiptare do te perballeshin me egersine dhe tmerrin e antinjerezve, komunisteve shqiptare...

Mars 1946....aprovohet denimi me vdekje i:
-At Gjovani Fiansti nga Breshia

- At Danieli Darjani nga Shkodra

- At Gjon Shllaku nga Shkodra

- Mark Ndoc Curri nga Shkodra

- Qerim Sadik Myftari nga Gucia
- Gjelosh Lulash Bajraktari nga Shoshaj, Dukagjin.

Para egzekutimit, kleriket do te shqiptonin...

Gjelosh Lolashi: "I thoni babes te me fale se e kam trazuar. Nanes te fala dhe te m'i puthe vllazenit. Rrofte Krishti Mbret. Rrofte Shqiperia."

At Daniel Dajani: "I fal ata qe me kane ba keq, Jam kandent qe po vdes, pa faj ma mire se fajtor, t'i japin prinderit Dom Zef Shllakur pare per te thane dy mesh, Rrofte Krishti Mbret. Rrofte Shqiperia."

At Gjovani Fiansti: "Jam kandent se vdekja po me vjen tue kry detyren time. Dergoni shendet jezuiteve, thakojve, apostolikeve dhe arqipeshkeve, "Rrofte Krishti Mbret".
Mark Curri: "I fal te gjithe ata qe me kane denuar me vdekje dhe ata qe do me ekzekutojne. Rrofte Krishti Mbret. Rrofte Shqiperia"
Qerim Sadiku: "I fal te gjithe ata qe me kane denuar me vdekje dhe ata qe do me ekzekutojne. Rrofte Krishti Mbret. Rrofte Shqiperia"



Po lista e persekutimeve eshte shume me e gjate....



Dom Zef BICI
Lindi me 1920. Studioi ne Seminarin e Jezuiteve ne Shkoder, ne vitin 1944 mori pjese ne dramen "Keshtjella e Alkaxarit", pjese qe demaskonte krimet komuniste ne Spanje, vene ne skene prej Dom Pjeter Grudes. Qe prej vitit 1956 qe Ordinar i Diocezit te Durresit, sherbeu ne famulline e Tiranes deri ne vitin 1965, vit ne te cilin u arrestua por u lirua mbas nje viti. Arrestohet perseri ne vitin 1967 kur u mbyllen kishat dhe ne vitin 1968 u pushkatua nen akuzen "agjent i Vatikanit"


Dom Anton ZOGAJ
Ai lindi ne Kthelle te Mirdites, por u rrit ne Kosove (Gjakove). Mbaroi seminarin Papnuer ne Shkoder (1920). U diplomua per filozofi ne Trauning (Austri). U shugurua meshtar me 26.4.1932. Per meritat e tij e emeruan Sekretar prane Ipeshkevise se Durresit. Sherbeu me nje devocion e besnikeri te vecante. Ne vitin 1945 komunistet e arrestuan dhe e torturuan mizorisht. Dom Anton Zogajn e pushkatuan me 31.12.1946, ne Porto Romano. Prane bregut te detit te cilin ai e donte aq shume. Ishte Nata e Vitit te Ri...


Dom Mark GJANI
U arrestua kryesisht se ishte besnik i Imzot Frano Gjinit.
Ka linde me 1909 ne Mirditen kreshnike. Mesimet e para i kreu ne vendlindje, te mesmen ne seminarin Papnuer te Shkodres, ndersa te larten per teologji ne Gjenove (Itali) ku u shugurue edhe meshtar. Ka sherbyer si famullitar i Oroshit ne Abacine e Mirdites. Arrestohet ne fillim te vitit 1945, sipas te thenave ate e cuan ne Shpal te Mirdites, ku vuajti shume tortura dhe dha shpirt ne qelite e sigurimit ne vitin 1945. Kufoma e tij u terhoq me karroce rrugeve te Mirdites nga "antinjerezit" e sistemit gjakatar komunist.


Dom Mark BICAJ
Malet e Mirdites e kishin pajisur me shkathtesine e zogjve dhe bukurine e luleve te pranveres. Seminari Papnuer i Shkodres i dha fisnikerine e shpirtit kristian. Padova e Shen Ndoit i lidhi pergjithmone besen me Krishtin. Shugurohet meshtar ne vitin 1936. Ishte vetem nje vjec kur Shqiperia fitoi pavarsine. Si bir i devotshem i dha gjithcka Mirdites. Ne moshen 37-vjecare e arrestojne dhe vdes ne burgun e Shkodres prej torturave monstruoze e antinjerzore. Mirdita do ta kujtoje gjithnje si shembull te martirizimit.


Dom Anton DOƇI
Si te gjithe bijve te Mirdites, qe zoti u kishte fale frymen e apostullimit, Seminari Papnuer i Shkodres i fali Dom Anton Docit kulturen e krishtere. Arrestohet ne vitet e para te Diktatures komuniste, kur nuk ishte me shume se 30-vjec. Faji i tij i vetem ishte se biri i Mirdites kishte mbajt ndezun fjalen e Zotit dhe te atdhedashurise. E cuan ne kampe te ndryshme qe nga kampi Ballshit deri tek kampi - krematorium i Zejmenit. Vdes ne kampin e Zejmenit rreth viteve 60, si pasoje e keqtrajtimeve c'njerzeore. Vdiq ne moshen 40-vjecare mbas 10 vjetesh neper kampet e diktatures komuniste.


DOM Rrok FRISKU
Qe bir i Mirdites kreshnike, i Oroshit qe i dha vendit aq burra te ditur. Lindi me 1900. Mesimet e para dhe te mesme i kreu ne Shkoder, te larten ne Itali , ku u shugurue prift. Sherbeu me nje devocion te madh ne zona te ndryshme Veriore. Pastaj Komunistet e arrestuan. Vdiq ne burg aty rreth vitit 1956. Ne kete menyre i'u shtua dhe nje martir fese Mirdites dhe Atdheut.


Dom Nikoll LASKAJ
Kur u burgos ne vitin 1946, ishte ne kulmin e veprimtarise meshtare. I dha gjithcka Mirdites se tij te shtrenjte, deri sa ne moshen 50-vjecare, komunistet e ndane pergjithmone prej saj. Akuza:- Ushtar i Krishtit qe lufton antinjeriun.

Trup shkurter dhe i dobet fizikisht, por shpirti i tij ishte i frymezuar me zjarrin e martirizimit dhe dashurise per njeriun. Per ata qe e njohen ai rritet gjithnje si personifikim i mendjes se holle ne urtesine Mirditore. U lind ne vitin 1898 ne nje familje me tradita besimi dhe trimerie. Vdiq ne kampin e Bedenit. Vellezerit e tij, ne mes te terrorit, arriten t'i marrin eshtrat e tij dhe ti kthejne ne Mirditen e tij te dashur.

Imzot Vincenc Prenushi:
ipeshkev i Durresit, Poet i ambel i cili, si u burgos e u torturua sepse nuk pranoi ta shkepuste Kishen shqiptare nga Selia Shenjte; dha shpirt me 19 mars 1949 ne biruce te burgut, i shtrire ne dheun e lagesht, te ftofte, kambezdathe, si Shen Fracesku, bir i te cilit ishte!

Imzot Frano Gjini:
ipeshkev, martirizimi i te cilit ia kaloi cdo fantazie kriminale njerezore: i paperkulun para torturave, si nuk pranoi ta shkepuse Kishen nga Papa, u denua me vdekje e u pushkatua me 11 mars 1948 .

Imzot Jul Bonati:
meshtari i madh intelektual, mbasi u mbyll, per torture, ne cmendine e si provoi tmerre te pandigjueme nder qeli te ndryshme, nga Vlora ne Durres, vdiq ne burgun e Durresit, prane Imzot Prenushit, i cili i jepte shejten per shtegtimin e fundit: Vojimin.


__________________
Nuk ka m`bet Borxh pa u Kthy,
Ja me Pare ja me Kry.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 17-08-07 nė 16:12
Malsori-Makaveli Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante