Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-07-10, 20:18   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Nėna e Skėnderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu



Nėna e Skėnderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu
Dr.sc. Ilmi Veliu,
28/07/10 08:47


Kumtesėn qė do tė lexoj, ka tė bėjė mė njė polemikė qė kemi pasur me profesorin tim tė studimeve posdiplomike, Boban Petreski tė Universitetit tė Shkupit, ku unė arrita tė mbroj temėn e magjistraturės “Skėnderbeu nė burimet Osmane dhe Bizantine”, ku do tė pėrfshihej edhe origjina e tij sipas burimeve Osmane. Edhe pse unė nga arkivat e Stambollit sigurova numėr tė madh burimesh, ku kronistėt osmanė nė mėnyrė tė drejtė pėr drejtė potencojnė se ai ishte shqiptarė dhe i biri i njė shqiptari, profesori vazhdonte me kokėfortėsi tė kontestonte origjinėn e nėnės sė Skėnderbeut. Nė fund u morėm veshtė qė unė dhe ai tė vazhdonim me hulumtimet tona dhe polemikėn, qė do tė ishte jashtė kornizave tė temės, temė kjo qė iu dedikua vetėm Skėnderbeut dhe trajtimit tė tij nga kronikat osmane, qė unė pastaj arrita ta mbroj me sukses para komisionit ku anėtar ishte edhe profesori I lartpėrmendur.

Nėna e Gjergjit, qė vazhdimisht ėshtė prezantuar si Voisava e qė nė latinishten dhe sllavishten e vjetėr mund tė deshifrohet dhe lexohet edhe si Vjosava, (ne deshifrim historianėt sllavė germėn “o” e kanė vendosur para germės “j”) temė e cila deri tani nuk ishte lėndė me interes tė madh nė hulumtimet pėr periudhėn e Skenderbeut. Si argument se emri Voisava mund tė lexohet edhe ndryshe kamė marrė pėrkthimin e Barletit nė gjuhėn frėnge tė sh.18 ku emri i nėnės se Skėnderbeut ėshtė i shėnuar si Vjeisava.

Deri me tani shtylla gjenealogjike e Skėnderbeut nga ana e nėnės mbaronte vetėm me tė dhėna personale dhe nė ca momente me disa tė dhėna tė pėrgjithshme pėr prejardhjen e saj nga njė fis aristokrat i Pollogut.

Tė dhėnat burimore pėr Vjosavėn janė tė pėrmbledhura nė dy burime kryesore:

1. Gjon Muzaka, nė Gjenealogjinė e tij , nė tri vende e pėrmend nėnėn e Skėnderbeut.

2. Burimi i dyte ėshtė Marin Barletit, i cili duke informuar pėr prindėrit e Skėnderbeut thotė se nėna e tij ishte Voisava.

Gjon Muzaka nė mėnyrė eksplicite ēon drejt mendimit se ajo rrjedh nga njė familje shumė e lartė aristokrate, kurse Marin Barleti shėnon se nėna e Skėnderbeut ka qenė bija e njėrit ndėr mė tė njohurit tė tė parėve tribaldian i cili ishte sundimtar i Pologut.

Unė duke pėrdorur metodėn e historisė komparative pėr krahasimin e historisė politike tė Pollogut dhe rajoneve fqinje, nė dekadat e fundit tė sh.14, me lajmet e dhėna burimore, pata mundėsi ta identifikoj babanė e Vjosavės, e qė ka qenė sundimtar i Pollogut.

Sipas njohurive nė shkencėn e historisė, babai i Skėnderbeut, Gjoni duke e marrė vendin e babait tė tij, i cili llogaritet tė ketė pasur pasuri tė pa tundshme edhe nė krahinat e Dibrave, nga fundi i sh.14, u vu nė krye tė familjes sė Kastriotėve. Nė atė kohė ai qe martuar me Vjosavėn. Njohuritė e kėtilla i krahasojmė me lajmet e burimeve tė dhėna, ku shėnohet se babai i Vjosavės ishte mbret i Pollogut.

Nga kėto tė dhėna del se ai udhėhiqte me Pollogun para se tė binte nėn sundimin osman dhe mund tė supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit tė Shkupit mė 1392, koha kur nė dokumente, si zotėri i Pollogut pėrmendet Gėrguri dhe kufiri i shtetit tė tij pėrputhej me atė tė Vuk Brankoviqit.

Dokumenti mė kryesorė dhe mė i vlefshėm qė e pėrmend princin shqiptar tė Pollogut me emrin Gėrguri ėshtė shkrimi i eremonahut Mihajli nga kisha “Leshka” e Pollogut, e qė do tė ketė qenė shkruar nė vitet 1366-1371. Dokumenti thotė se prifti Mihon i fshatit tė Pollogut-Debrishtė na ka lėnė disa shkrime, nga koha kur mbret i Pollogut ishte Gėrguri.

Bullgari Ivan Ivanov, nė veprėn e tij “Bllgarski starini”, mendon se pas vrasjes sė Vukashinit mė 1371 te lumi Marica, me territoret e Maqedonisė Lindore vazhdon tė sundojė djali i tij Marko i njohur mė vonė si Krali Marko. Me qė sundimtari i Pollogut, Gėrguri kishte pasur bashkėpunim me Vukashinin edhe mė herėt, vazhdon tė bashkėpunojė edhe me Krali Marko me qėllim qė tu kundėrvihen osmanlinjve.

Profesori im i nderuar dhe kundėrshtari im shumė i madh rreth origjinės sė nėnė sė Skėnderbeut, Petreski, duke hulumtuar burime tė shumta si “Stari srpski zapisi, nga L. Stojanoviq; Bėlgarski starini od Makedonija nga I.Ivanov; Q. Radojiēiq – Ko je podigao manastir Zaum ; M. Diniq, Oblast Brankoviqa,; R. Mihalqiq, Kraj srpskog carstva,; M. Shuica, O Cezaru Gerguru, qė tė jetė sa mė i fuqishėm nė tezėn e tij, mė bėni njė shėrbim shumė tė madh dhe unė nuk duhej tė lodhem edhe aqė shumė por vetėm tė analizoj burimet qė ai mi prezentoi e qė i kishte hulumtuar mė herėt.



__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante