Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-12-13, 16:27   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Xhihadi global; fe, politikė apo biznes?

Vritet edhe njė "shqiptar" nė Siri



Aleppo, 29.12.2013

Edhe njė shqiptar vritet nė pėrleshjen e brendshme tė Sirisė. Ai ėshtė Ebu Amar, njofton portali boshnjak “Vijesti Ummeta”.

Ky portal ka shkruar se ai ka humbur jetėn nė A’zat tė Aleppos tė Sirisė. Ende nuk dihet nėse ky ėshtė njė shqiptar i Maqedonisė, i Kosovės apo Shqipėrisė, por nė profilin e portalit nė Facebook ceket vetėm kjo: “Vėllai Ebu Amar, shqiptar”.

Fotografia e postuar mė poshtė nuk preferohet pėr ta parė tė miturit dhe personat e ndjeshėm.

Nė muajin gusht ishte njoftuar se dhjetėra shqiptarė janė bashkuar me kryengritėsit nė Siri, duke dhėnė jetėn kundėr regjimit tė presidentit Bashar al-Assad. Kėshtu kishte shkruar agjencia franceze AFP, nė njė reportazh tė sajin duke nėnvizuar se shumė prej tyre kthehen nė qese trupash pranė familjeve tė tyre, tė cilat nuk e dinė se ata janė bashkuar me rebelėt nė luftė.

"Migena Maliqaj, njė shqiptare, nuk ka dėgjuar gjė nga i shoqi, Halili, qė prej nėntorit, kur ai i tha se do largohej nga shtėpia, nė Prush tė Tiranės, pėr tė gjetur punė nė Turqi. Nė qershor ajo mori njė mesazh nga njė numėr i panjohur, ku i thuhej se Halili ishte vrarė nė Siri. Maliqaj nuk pranoi tė fliste pėr AFP-nė. Nėna e Ermal Xhelos dėgjoi pėr angazhimin e djalit tė saj nė Siri vetėm kur trupi i 35 vjeēarit mbėrriti nė qytetin e lindjes, nė Vlorė. Edhe ai kishte thėnė se do shkonte tė punonte nė Turqi ", shkruan AFP.

Sipas saj, jo vetėm nė Shqipėri, edhe nė Kosovė po vėrshojnė luftėtarėt e xhihadit drejt Sirisė.
“Nėse Rusia, Irani dhe Hezbollahu nuk hezitojnė tė mbrojnė presidentin Assad dhe regjimin e tij, qė vret njerėz, madje edhe fėmijė, pse duhet tė hezitojmė ne qė tė ndihmojmė sirianėt,” thotė pėr AFP njė 40 vjeēar nga Podujeva, qė po bėhet gati pėr tė udhėtuar pėr nė Siri.




__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė