Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-06-05, 11:17   #6
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: SI KNAQET SHPIRTI NĖ TRUPIN TONĖ?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Odise
***Pershendetje, 4peace!
Diqysh me erdhi veshtire, qe gjithmone te flasim me mallengjim, se si del shpirti (refren mijavjecare) dhe pak flasim e veprojme, se si mund ta bejme shpirtin te knaqur ne trupin tone, qe Ai mos te peshtyj mbi trupin tone, kur te del! Shih tash, edhe kjo eshte relative: a eshte shpirti i YNI (shpirti im, trupi im)? Apo e kemi hua!
Pershendetje Odise
Te them ne fillim se une, si ne pergjigjen e pare ashtu edhe tash nuk jam duke t'u pergjigjur ne cilesine e nje muslimani, te nje eksperti ne kete fushe, meqe une kosideroj se pyetjeve tua duhet t'i pergjigjen eksperte te lemive te ndryshme... Keshtuqe une nuk e konsideroj veten kompetent per t'u pergjigjur ne menyre adekuate dhe, para se gjithash, ne menyre te prere, sakte... definitive. S'kam kacik per dicka. Prandaj keto duhet t'i marresh si pergjigje personale. Sidoqofte...


Trupi eshte material... Ne boten material(ist)e Unin, Veten, e njohim permes trupit tone. Me kete rast eshte e kunderta. Shpirti eshte Vetja e vertete, meqe eshte i amshueshem (perjetshem). Trupi eshte i kalueshem, i perkohshem... i huazuar.



Citim:
A mjafton: sikur trupi ne rrobat tona e shtepine tone te paster? Ku e gjen lumturine e knaqesine shpirti yne? Une mendoj se, ashtu sikurse knaqesia e shpirtit, mvaret nga knaqesia e trupit - kenaqesine e lumturine une e ndjej, kur e bej dikend te lumtur! Psh. per mua nuk ka ma knaqesi e lumturi, se sa ta bej popullin tim te knaqur e te lumtur! Ne ate moment qe ta arrij kete qellim: i them shpirtit - rri sa te duash, e kur te duash merr ize!
Une te fola per pastertine. Jo ne ate kuptim sic ke cekur apo sic mendojme shumica. "Shtepia e pastert" eshte parakusht per pastertine e shpirtit. Megjithate edhe kur kemi te bejme me kenaqesine, duhet t'i ndajme ne te perkohshme, kur eshte fjala per kenaqesine trupore dhe, ne te perjetshme (avzhdueshme) kur kemi te bejme me kenaqesine shpirterore.
Ne (trupi) mund te ndjehemi te kenaqur kur hame e pime mire, kur festojme, kur hame cokolate...por kjo nuk zgjat shume, eshte kenaqesi afatshkurte...
Atehere kur ti punon per rrethin (popullin), ben mire ne te gjitha anet, pa nderprere, sinqerisht..., atehere kemi te bejme me kenaqesi/lumturi shpirterore.
Nese i ke provuar keto te dyja kenaqesi, ma merr mendja se po, besoj se do te me pergjigjesh pozitivisht, gjegjesisht je dakord.


Citim:
A i sheh shpirti edhe shpirtat tjere qe vuajne, nga mendja e vocerr, qe nuk ka fuqi te gjeje shtegdalje nga ndonje krize ekonomike a mendore?
Kete kisha dashur ta dij edhe une.

Citim:
Si ndjehet shpirti, kur e sheh trupin te mjeruar nga padituria? A vertet, knaqet shpirti ne trupin tone, kur hame mire, pijme mire, mbahemi te paster, kemi nje rreth si vet etj. Per mendimin tim kjo nuk mjafton aspak!
Mvaret nga mendja, gjegjesisht vetedija. Vetedija eshte ajo qe duhet te veje kontakt, bashkepunoje me shpirtin (nenvetedijen). Duhet bere dallimin p.sh. te ushqimit. Ushqimi, te cilin e hame ne eshte per nevoja te trupit... "Ushqimi" i shpirtit eshte e gjitha ajo cka mesohet ne religjion. Religjioni eshte metode, mjet per pastrimin dhe arritjen e lumturise shpirterore. Ato qe t'i permenda une jane vertet te pamjaftueshme por, per fat te mire ato s'kane kufinj. S'mund t'i perdorim, ashtu te themi, mbrenda nates. Duhet kohe, durim, mund...

Citim:
Kurse, ajo kompozita e re qe e thuani - frikerrespekt, me tingllon thershem
e idhtprekshem, sepse une konsideroj respektzori. Mendoj se ne vend te thohet ''frike nga Allahu, kij frike", mos te ia ofrojme asaj shprehjes ''a i tutesh zotit bre ti?'' (kur tejkalon kufijte e njererezise dhe behesh ma i ulte se bisha). Mendoj, se prej Zotit nuk duhet te frigohemi, perderisa bejme pune e veprime te mira! A mos diket thekshem si besim zori dhe iu ka dedikuar rrethanave te para te hershme te formimit te fese dhe mentaliteteve te kohes kur erdhe ne Dinė!? Per ate edhe pyeta: a mos nuk ka nje pergjegjese perkatese, ajo shprehje: ''Kij frike nga Allahu...!''
Eshte e vertete se frikerrespekti tingellon mjaft ashper. Megjithese ne krahasim me disa gjuhe, gjuha shqipe tingellon bute. Gjuha gjermane (p.sh.) eshte kryesisht gjuhe e vrazhdte, se paku ne krahasim me shqipen. Megjithate, shprehja gjermane Ehrfurcht(frikerrespekt) tingellon shume me bute se ajo shqipe. Mirepo, tingellimi edhe me i keq, mendoj une, rrjedh nga situata jone psikike, duke mos qene (kurre) te lire, duke pasur frike nga burgu, nga polici, agjenti...
Perderisa bejme pune te mira..., sic thua ti, nuk duhet te frikohemi. Ashtu eshte. I sinqerti, besimtari, rrespektuesi i Ligjit... s'ka nevoje per frike. Sikur ai qe i rrespekton (nuk i shkel) ligjet e nje shteti qe s'ka nevoje te kete frike nga dicka, njesoj eshte edhe ketu.

Tjerat qe i ke permendur jane me shume pershtypje tuat (ne nje fare mase edhe te miat), te cilat do te mund te futeshin ne sirtarin e paragjykimeve. Mua me ka mesuar pervoja qe te mos flas per dicka qe nuk e njoh, meqe e di se ne te gjitha rastet vie ne shprehje paragjykimi.
Per te thene se cfare eshte cokolata duhet shijuar apo jo?



Citim:
Kjo eshte teme tjeter... po na ketu te mundohemi te mesojme dicka te re, se as Zoti nuk ka qejf te na shohi te frikshem ( a ka shprehje tjeter)?
Zgjidhja e vetme, mendoj une, eshte nese Kur'anin mund ta lexojme edhe ne gjuhe te huaja. Keshtu besoj se mund te zbutet. Ne te kunderten na mbetet te zbulojme ndonje fjale me te bute.

Citim:
A jeni te bindur, Ju, se vetem ata qe i luten Zotit 5 here ne dite, jane ma afer tij?
Ata qe luten, kryejne namazin (lutjen rituale), sigurisht se bejne shume. Por, besoj une, kjo nuk eshte e mjaftueshme. Koha, e cila eshte shume e bollshme ndermjet ketyre "vakteve", eshte shume me rendesi se si shfrytezohet... Ne te kunderten, "kryerja e vakteve" perfundon mu sikurse te religjionet tjera... P.sh. te te krishteret, ata qe mendojne se mjafton t'i besoj Krishtit dhe jam i shpetuar. Ne jemi ata qe mund ta shpetojme veten e jo dikush tjeter. Me pune, vepra te mira...Edhe puna per popullin, per te miren e tij, per bashkim e bashkepunim eshte veper e mire. Por edhe duhet bere perhere e jo per nje-dy dite e te vetekenaqemi.

Njerezimi, sic thuhet ne Kur'an, eshte zevendes i Zotit ne toke. Jo nje njeri i vetem por i tere njerezimi. Ne kete menyre, njerezimi mund te behet zevendes i denje i Zotit vetem duke bashkevepruar. Bashkeveprimi njeri-njeri, popull-popull, komb-komb...

Citim:
A knaqet shpirti ne trupin tone, ma fort kur e sheh trupin e knaqur, apo kur sheh se mendja e trupi i tij - i knaqe edhe tjeret perrreth?
Me duket se kete e ke shtruar edhe diku ne fillim.

Kerkoj ndjese qe s'mund te flas shqip me "Ju". Shpresoj se s'ma merr per te madhe.


Perndryshe je i mireseardhur, ashtu sic jane te mireseardhur te gjithe ata qe jane te gatshem per debate te pa hile, te sinqerta, kontruktive....

Cdo te mire!



***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė