Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-07-05, 03:51   #5
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim EMINA CUNMULAJ, SUPERMODELE NE NJU-JORK

EMINA CUNMULAJ, SUPERMODELE NE NJU-JORK

Topmodelja e re qe jeton ne Amerike, megjithese shume e re dhe me nje veprimtari relativisht te shkurter, eshte shume e njohur ne boten e bukurise se fotomodeleve amerikane. Nuk mund te shpjegohet rasti i kesaj topmodeleje shqiptare, e cilesuar disa here supermodele, se si u ka "shpetuar" gazetareve dhe specialisteve shqiptare.

Emina Cunmulaj eshte nje yll i ri i revistes se famshme per fotomodele ne SHBA, "Elite", duke pozuar modele ekskluzive me firma nga me te njohurat ne bote, si Lisa Cant, Marc Jacobs, Anna Sui, Habitual, Carmen Kasssui, Calvin Klein, Georgio Armani dhe shume te tjera. Cunmulaj eshte fituese e cmimit "Elite model search", nje cmim kurajoz ky, qe jepet vazhdimisht nga revista e famshme "Elite".

Ajo e ka fituar cmimin me motivacionin: "Duket e cuditshme, ka nje pamje bujare, te kombinuar mire nga natyra, bukurine e djemve kineze, me nje fytyre elegante, te mprehte dhe nje trup mjaft terheqes". Vleresimet per topmodelen me origjine shqiptare vijne ne doza maksimale nga stilistet me ne ze te kesaj "industrie", madje dhe nga ata amerikano-latine, te cilet e kane krahasuar bukuroshen shqiptare Cunmulaj me disa nga emrat me te njohur te botes se topmodeleve, si; Isabeli Fontana, Julia Stegner, Heather Marks e shume te tjera.

Emina Cunmulaj shprehet se eshte e apasionuar pas basketbollit, shetitjeve ne park dhe, c"ka eshte me e habitshmja, eshte nje vajze qe i pelqen te gjuaje peshk.

Ne nje interviste, dhene nje reviste amerikane, ajo tregon per femijerine ne Mal te Zi - Malesi dhe per pershtypjet e saj mbi Nju-Jorkun, qytet ku ajo banon prej disa vitesh.

Si e zbuluat jeten e fotomodeleve?

Emina: Duke pare revisten "Elite".

Si u ndjete kur e pate veten fotomodele?

Emina: Shpeshhere njerezit me thonin se nje dite do te behesha fotomodele. Nje dite, i fejuari im me printoi nje foto nga nje agjenci fotomodelesh dhe me tha: Mbylli syte dhe hapi ne drejtim te gishtit tim. Gishti i tij tregonte nje flete te kesaj reviste ku isha une!

Cila ka qene femijeria juaj?

Emina: Prinderit e mi emigruan ne Mal te Zi, kur une isha vetem 4 vjece, dhe ne jetuam atje deri kur une mbusha 16 vjet. Dhe prej tre vitesh jetojme ne SHBA. "Prinderit e Emines sw pari emigruan nw SHBA ku edhe lindi Emina dhe pastaj u kthyen ne Mal te Zi, kur Emina ishte vetem 4-vjecare)

C"ndryshim ka jeta juaj ne Amerike, nga ajo ne Mal te Zi?

Emina: Aty ku u rrita nuk kishte parqe te bukura dhe dyqane te medha lodrash. Qyteti kishte vetem nje salle kinemaje, e ndoshta, ky ishte argetimi i vetem. Kur erdha ne Amerike pashe nga afer rruge dhe ndertesa te bukura, pamje qe i kisha pare vetem ne filma.

Cfare ju pelqen me shume?

Emina: Sporti. Luaj shume basketbol dhe kam shume deshire te ndjek basketbollin e NBA-se, ndersa i fejuari im eshte lojtar bejsbolli. Por si hobi kam edhe muziken, shetitjet ne park dhe te gjuaj peshk.

Cfare te impresionon me shume ne Nju-Jork?

Emina: Me pelqejne gradacelat, sheshi kryesor i qytetit "Times-Square", taksite e verdha dhe parku natyror "Central Park. Njujorkezet jane te mrekullueshem, askush nuk do te dije se nga vjen dhe se kush je, i bardhe apo i zi, ose cfaredo tjeter. Oh! I dua shume policet e Nju-Jorkut, duken te mrekullueshem me uniformot e tyre dhe bejne nje pune te madhe.

(Koha Jone)
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė