Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-10-05, 20:33   #13
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Aktori shqiptar qė jeton nė Amerikė, Luan Bexheti



Kush ėshtė Luan Bexheti http://www.luanbexheti.com/index.htm

Luan Bexheti ka lindur nė Tetovė, nė vitin 1972. Nė moshėn katėrvjeēare familja largohet drejt Norvegjisė, ku vazhdon tė jetojė ende dhe ku Bexheti shkon pėr pushimet e dimrit. Ndėrsa pushimet e verės i kalon nė Tetovė. Jeton nė Nju Jork, ku ka kryer edhe studimet nė Institutin e njohur tė Teatrit nė Nju Jork "Lee Strasberg". Karriera e tij artistike si aktor evidentohet nė mjaft filma shqiptarė dhe tė huaj.

"Kontrata ime

me lypėsin

"Cadillac man"


Anila Mema

Pas debutimit tė tij si aktor, nė filmin e njohur "Maree" dhe nė mjaft realizime tė tjera pas tij, aktori shqiptar, Luan Bexheti, qė jeton prej vitesh nė Amerikė, shfaqet si producent. Kėtė rrugė e nis me njė film dokumentar, nė bashkėpunim me regjisorin amerikan, Michael Regan. Filmi titullohet "Cadillac man", nė tė cilin trajtohet jeta dhe peripecitė e njė njeriu qė jeton nė rrugė pėr 11 vite me radhė. Por historia e tij ėshtė mė e ēuditshme nga tė tjerat qė shihen rėndom kėto kohė. "Cadillac" ėshtė njė burrė rreth tė 50-ve, me menaxher dhe agjent personal. Por si lindi ideja pėr ta bėrė personazh filmit dhe cilat janė peripecitė e kaluara deri nė pėrfundimin e tij. Projektet dhe bashkėpunimet e reja tė aktorit nga Tetova, Luan Bexheti, do t’i mėsoni nė njė intervistė tė dhėnė pėr gazetėn "Panorama".

Pasi jeni bėrė i njohur si aktor, tashmė shfaqeni dhe si producent. Si erdhi kjo zgjedhje tek ju?

Nė fillim tė vitit 2005, pėrveē aktrimit vendosa tė merrem edhe me punėn si producent, kjo falė mundėsive qė kam dhe dėshirės pėr t’ju krijuar sa mė shumė oferta kolegėve tė mi, qofshin kėta shqiptarė apo amerikanė. Kėshtu qė pas pėrpjekjeve tė shumta formova kompaninė "Hell’s Kitchen films", drejtues i sė cilės ėshtė regjisori dhe aktori, Michael Regan.

Si lindi bashkėpunimi juaj me aktorin dhe regjisorin amerikan, Michael Regan?

E kam njohur gjatė vitit 1995, kur studioja nė shkollėn e artit "The Lee strasberg Theatre Institute" nė Manhattan. Michael ėshtė njė njeri i zgjuar dhe shumė bujar, pėr mė tepėr ėshtė nė njė gjendje shumė tė mirė financiare, pėr tė mos thėnė milioner dhe ka mundėsi tė realizojė projekte tė mira.

Mė pas njė film dokumentar…

Ideja pėr filmin "Cadillac man" lindi kur unė lexova krejt rastėsisht njė artikull nė revistėn e famshme amerikane "Esquire". Mė tėrhoqi shumė ky shkrim dhe vendosa t’i tregoja Michael-it. Artikulli i publikuar nė revistėn "Esquire" fliste pėr njė njeri tė rrugės, tė cilin e thėrrisnin "Cadillac man", emėr qė i ishte vendosur pėr faktin se kishte pėsuar shumė aksidente nė rrugė, dhe mė e ēuditshmja ishte se tė gjitha makinat qė e kishin aksidentuar kishin qenė tė tipit "Cadillac’. U interesuam pėr kėtė njeri, qė me tė vėrtetė ishte interesant, dhe pas disa ditėsh e gjetėm. Biseduam me tė qė tė realizojmė njė film dokumentar mbi jetėn e tij, por mund tė them qė nuk ishte shumė e lehtė pėr tė filluar xhirimet, pasi u desh tė flisnim me agjentin, avokatin dhe shtėpinė botuese ku ai po boton njė libėr pėr jetėn e tij. Kjo histori mė habiti paska, pasi unė kam disa vjet qė merrem me aktrim dhe ende nuk kam agjent qė punon te kompania ICM (njė nga agjencitė mė tė mėdha nė Amerikė), ndėrsa ai ėshtė thjesht njė njeri qė jeton nė rrugė dhe ka jo vetėm agjentin nga ICM, por edhe njė kontratė me njė shtėpi botuese tė madhe kėtu nė Amerikė.

Domethėnė nėnshkruat kontratė. Cilat ishin detyrimet tuaja ndaj tij gjatė kėsaj marrėveshjeje me "Cadillac man"?

Po nėnshkruam njė kontratė, e cila kushtoi shumė. Sipas kontratės qė nėnshkrova me tė pėr tė realizuar filmin dokumentar mbi jetėn e "Cadillac man", jam i detyruar qė t’i blej veshje dimėrore, ta paguaj dhe t’i siguroj njė vend ku ai tė vendosė gjėrat e tij personale. I kam plotėsuar tė gjitha kėto kėrkesa para se ai ta nėnshkruante kontratėn pėr realizmin e filmit.

Pse pikėrisht njė film pėr "Cadillac man"?

"Cadillac man" jeton nė rrugė prej 11 vjetėsh. Eshtė afro pesėdhjetė vjeē. Ka mbajtur gjithmonė njė ditar. Njė ditė, njė gazetar i "Esuqire" e kishte pyetur se ēfarė fshihej nė ditarin e tij. Nė mė se 80 faqe tekst tė ditarit tė tij Cadillac ka shkruar pėr disa incidente qė i kanė ndodhur nė rrugė. Kėtu nis dhe karriera e "Cadillac man". Ai bėhet i famshėm nga njė artikull i bujshėm, qė u botua nė maj tė po kėtij viti nė revistėn e famshme amerikane "Esquire". Menjėherė pas kėtij publikimi tė tij nė revistė edhe shumė gazeta tė tjera me emėr si; "New York Daily News", "Newsday", "Astoria Times" rendėn tė shkruajnė pėr tė.

Nė ēfarė faze ndodheni me realizimin e kėtij dokumentari?

Tani ne jemi duke realizuar montazhin e filmit "Cadillac man, king of ditmars" (qė pritet tė dalė gjatė muajit shtatorit). Jemi nė tratativa me disa festivale ndėrkombėtare nė vende tė ndryshme tė botės ku do tė konkurrojė. Pėrveē shfaqjes sė filmit nė Amerikė kemi menduar dhe shpresojmė ta shfaqim edhe nė Tiranė, kur tė realizohet festivali i filmit "Tirana International Film Festival".

Cila janė projektet qė do tė pasojnė tashmė nė rrugėn e re qė keni nisur?

Kohėt e fundit pas realizimit tė "Cadillac man" sė bashku me regjisorin amerikan, Michael Regan, po pėrgatitemi pėr njė tjetėr film dokumentar. Ai do tė titullohet "Scientology".


I njohur te "Maree"

"Maree", njė prodhim shqiptaro-italian i regjisorit italian, Xhejms Pellerito, nė tė cilin luan shqiptari nga Tetova, Luan Bexheti.

"Maree" (Baticat) ka marrė vlerėsimet maksimale gjatė vitit 2003-2004, duke fituar ēmime nė Festivalin e Nju Orleansit, nė Festivalin e Tiburonit me ēmimin "Federico Fellini", nė Festivalin nė Los Anxhelos, ndėrsa nė Festivalin e Filmit Amerikan ėshtė shpallur filmi mė i mirė me metrazh tė shkurtėr. Eshtė njė film dokumentar qė bėn pjesė nė rrethin e filmave pėr ēmimin "Oscar".
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė