Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-11-06, 02:15   #4
AlbaPoweR
 
Avatari i AlbaPoweR
 
Anėtarėsuar: 21-11-06
Postime: 13
AlbaPoweR
Gabim Vazhdim...

Me ēka fitohet bota e amshueshme?

Kush ndalet dhe mendon mbi kėtė botė para se tė dalė nė tė, sheh se ka kaluar njė kohė shumė e gjatė, nėse mendon pasi tė dalė nė tė, gjithashtu sheh njė kohė shumė tė gjatė. Nėse mendon pėr qėndrimin nė xhennet ose xhehennem, kupton se ėshtė i pafund. Nėse pas gjithė kėsaj fillon dhe mendon pėr qėndrimin e tij nė kėtė botė, sheh se do tė jetojė pėrafėrsisht 60 vjet. Nga kjo kohė gjysma, d.m.th. 30 vjet, kalojnė nė gjumė, pesėmbėdhjetė nė fėmijėri, atė qė mbetet sheh se e ke shpenzuar nė dėfrime tė epsheve, nė punė dhe fitim, ashtu qė pėr ahiret mbetet vetėm pak, mirėpo edhe kjo pak nuk ėshtė e pastėr, ngase ėshtė zhytur nė syfaqėsi dhe jovigjilencė. Nuk e di me ēka mund tė fitohet jeta e amshueshme nėse nuk ėshtė ēmimi i kėtyre orėve?

Zgjimi prej gjumit

Biri im, mos tė tė dėshpėrojė prej tė mirės ajo qė ka kaluar ngase shumė njerėz janė zgjuar prej njė gjumi tė rėndė e tė gjatė. Ebu Hakimi mė ka treguar: “Nė djalėrinė time merrsha me trimėri, nuk hidhja sy diturisė, mirėpo mė erdhi Ebu Abdull-llahu dhe mė tha:”Biri im, nuk do tė jem me ty pėrgjithmonė. Merri njėzet dinarė dhe njė dyqan pėr tė shitur bukė nė tė, qė tė fitosh pėr tė jetuar. I thashė: “Ē’thua kėshtu?”. Tha: “Atėherė pra hap njė dyqan pėr tė shitur stof nė tė.” I thashė: “Si m’i the kėto fjalė duke qenė unė i biri i kadiut-kudatit (gjyqtar suprem), Abdull-llah ed Demeganit”. Tha: “Nuk po tė shoh duke kėrkuar dituri.” I thashė: “Mi pėrkujto mėsimet njė orė.” Filloi dhe m’i pėrkujtoi mėsimet njė orė dhe kėshtu fillova tė kėrkoj diturinė, dhashė mundin tim dhe Allahu xh.sh. m’i hapi tė gjitha rrugėt.”
Disa shokė tė Ebu Muhammed el-Halvanit mė treguan se ai ka thėnė:”Babai im vdiq kur isha 21 vjeqar. Isha i dalluar me trimėri. Njė ditė prej dite erdha t’i padis disa banorė tė shtėpisė qė pata trashėguar. Kur'an arrita tek ata i dėgjova duke thėnė: “Erdh pėrtaci”. Nė kėtė rast i thashė vetes:”Kjo thuhet pėr mua! Pastaj shkova te nėna ime dhe i thashė:”Nėse do tė mė kėrkosh, kėrkomė te xhamia e shejh Ebil-Hatabit”. Iu bashkangjita kėtij hoxhe derisa u bėra kadi (gjyqtar) dhe njė kohė veprova si kadi.
Unė e pashė duke dhėnė fetva dhe duke diskutuar.

Metoda edukative gjatė ditės dhe natės

Biri im, ki kujdes agimin e mėngjesit dhe nė kėtė kohė mos bisedo pėr kėtė botė, ngase selefus-salihu, Allahu i mėshiroftė, nuk kanė biseduar kėsi lloj bisede nė kėtė kohė.
Kur tė zgjohesh prej gjumit thuaj:”Elhamdulil-lahil ledhi ehjani ba’de ma emateni ve ilejhin-nushur”. (Falėnderimi i qoftė Allahut i cili na ngjalli pasi qė na bėri tė vdekur dhe tek Ai do tė ringjallemi). Gjithashtu thuaj:”Elhamdulil-lahil-ledhi jumsikus-semae en tekae alel-erdi il-la bi idhnihi, inall-llahe bin-nasi lereufun rahim.” (Falėnderimi i qoftė Allahut i cili mban qiellin qė tė mos bie nė tokė, pėrveē se me lejen e Tij. Me tė vėrtetė, Allahu ėshtė i Butė, i Mėshirshėm).
Pastaj ngrehu, pastrohu dhe fali dy rekate sunet tė sabahut, shko nė xhami i pėrulur dhe gjatė rrugės thuaj:”O Zot! Tė pyes Ty me tė drejtėn e pyetėsve tė Tu dhe me tė drejtėn e atyre qė ecin nė namaz. Unė nuk kam dalė kryelartė, pėr sy e faqe dhe pėr famė. Kam dalė duke iu frikuar hidhėrimit Tėnd dhe duke shpresuar kėnaqėsinė Tėnde. Tė lus qė tė mė shpėtosh nga zjarri i xhehennemit, tė m’i falėsh mėkatet, ngase askush pėrveē Teje nuk i fal mėkatet.”
Mundohu tė falėsh namazin nė tė djathtėn e Imamit, dhe pasi ta mbarosh thuaj:”La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ve lehul-hamdu, juhji ve jumitu, bijedihil-hajru ve huve ala kul-li shej’in kadir”. (Nuk ka tė adhuruar me meritė pėrveē Allahut, i cili ėshtė Njė, i Pa shok, Atij i takon mbretėria dhe falėnderimi, Ai ngjall dhe Ai shkakton vdekjen. Nė dorė tė Tij ėshtė e mira dhe Ai ėshtė i mundshėm pėr ēdo gjė).
Pastaj thuaj 10 herė subhanall-llah, 10 herė elhamdulil-lah dhe 10 herė Allahu Ekber. (Hadithi ėshtė sahih, transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu nga Abdullah ibn Amri). Pastaj lexo Ajetin Kursi (ajetin 255 tė sure Bekare)
AlbaPoweR Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė