Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-05-09, 23:00   #24
Prishtina-gjer
 
Anėtarėsuar: 31-03-09
Postime: 6
Prishtina-gjer i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Une di nje gje, qe sdi asgje!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Ignis





Duke u nisur gjithmone nga pervoja ime jetesore nga ndodhite, marrdheniet, perjetimet mendoj se njeriu dhe hipokrizia jane shume te nderlidhur. Pikerisht ne kete aspect e vetmja besoj une menyre per te percare kete nderlidhje eshte te luash rolin e “naivit”.
Ti e din kush je, une e di kush jam, gjithesecili nga ne e dime kush jemi. Por shume here besoj te gjithe ne jemi menduar, jemi, trishtuar jemi zhgenjyer pikerisht sepse nuk kemi mundur te degjojme ato qe nuk thuhen pra nuk kemi hyre ne thelb por kemi mbetur gjithmone ne siperfaqe. Sa prej nesh nuk do te donim te themi keto fjale?!
Keshtu pra po mar rune iniciativen te flas ne veten e pare persa i perket “Kush jemi ne”……….



Mos u mashtro nga maska ime.Degjo ate qe nuk jam duke thene!

Mos u mashtro prej meje. Mos u mashtro nga maska qe mbaj. Une mbaj me mijera maska; maska, te cilat kam frike t’i heq, ndersa asnjera prej tyre nuk jam une. Shtirja eshte shkathtesi e natyres sime te dyte, por mos u mashtro.

Une jap pershtypjen se jam e sigurt, se cdo gje eshte e gezueshme dhe e pashqetesuar ne mua, si nga brenda ashtu edhe nga jashte; se vetebesimi eshte emri im, ndersa gjakftohtesia eshte loja ime; se ujerat jane te qeta dhe se jam duke udhehequr e nuk kam nevoje per askend. Mirepo, mos besoni; ju lutem mos besoni.

Siperfaqja ime mund te duket e bute, mirepo ajo eshte maska ime, gjithnje ndryshuese dhe e fshehte. Nen te nuk fshihet kurrfare bukurie, kurrfare gjakftohtesie, kurrfare vetekenaqesie. Nen te jeton uni im i vertete, ne huti, ne frike, ne vetmi. Mirepo une e fsheh kete; nuk dua askush ta dije. Me kaplon paniku nga vete mendimi se dobesia ime mund te zbulohet. Prandaj me terbim krijoj nje maske pas se ciles dua te fshihem, nje fasade te nderlikuar indiferente qe te me ndihmoje te shtirem, te me mbroje nga shikimi qe di. Mirepo, shikimi i tille eshte pikerisht shpetimi im. Kjo eshte gjeja e vetme qe mund te me cliroje nga vetevetja, nga muret e vetendertuara te burgut, nga pengesat qe i ngre me aq zell. Por une nuk ua them kete. Nuk kam guxim, kam frike.
Kam frike se shikimi juaj nuk do te ndiqet me dashuri dhe me pranim. Kam frike se do te mendoni me pak per mua, se do te qeshni, ndersa ajo do te me vrase. Kam frike se brenda ne thellesine time une jam asgje, se thjesht nuk jam e mire dhe se ju do ta shihni kete dhe do te me braktisni. Keshtu, une do te luaj lojerat e mia. Lojerat e mia te deshperuara, shtirese, me nje fasade te sigurise nga jashte dhe te femijes se dridhur nga brenda.

Vertet kisha deshiruar te jem e realte,e vetevetishme dhe te jem une; por ju duhet te me ndihmoni. Ju duhet te me ndihmoni duke i zgjatur duart tuaja, madje edhe kur duket sikur ajo eshte gjeja e fundit te cilen e deshiroj ose per te cilen kam nevoje.
Cdohere kur jeni te miresjellshem, te kujdesshem dhe inkurajues, cdohereqe perpiqeni te kuptoni per shkak se vertet kujdeseni, zemres sime fillojne t’i rriten krahet. Krahe shume te vegjel. Krahe shume te dobet. Por, krahe. Me ndjeshmerine dhe me simpatine tuaj, si dhe me fuqine tuaj te te kuptuarit, une mund t’ia dal. Ju mund te futni jeten ne mua. Kjo nuk do te jete lehte per ju. Bindja e gjate per pavlefshmeri nderton mure te forta. Mirepo, dashuria eshte me e forte se muret e forta, e keshtu shtrihet shpresa ime. Ju lutem qe te perpiqeni t’i shembni keto mure me duar te fuqishme, por te buta, per shkak se femija eshte shume i ndijshem, ndersa une JAM femije.

Kush jam une, do te pyetni? Une jam dikush qe e njihni shume mire. Sepse une jam cdo grua, cdo burre, cdo femije…… cdo qenie njerezore qe e takoni. Jam une qe Brenda meje jeton ende ai femija i pafajshem……..

Qenja njerezore eshte ajo qe nuk do te shpjegohet kurre…….perfundimisht une di nje gje...qe di asgje!!!!






Pershendetje

Kjo shkres per mua eshte Realiteti jone qe ne njefar menyra duket paksa tragjik por ne te vertet eshte vete jeta ajo qe te kerkon te luash nje rol ne te cilin nuk je i ai te cilin UNI ta dikton dhe kontraverza ne mese te dyjave eshte ajo qe na mashtron se jemi ai qe lujm dhe jo Uni vete prandaj ne momentin qe komunikojm me UNIN (Femijrin) eshte shenja e pare ka gjasa se Tragjikja Siperfaqesore do te shendrrohet ne qetesi shpirterore.

Pra ne momentin kur e marrim vesh se ne brendi ende jeton ai femija qe nuk pranonte se ne mese te fantazis dhe REALITETIT egziston nje vij kufitare pa vendkalime te ndersjella por kete vij e kuptonte si te nderprer dhe pas gjdo nderprerje nje vendkalim,ateher mundesia per te shijuar sekuenca te shkurtra lumturie ende eshte reale dhe vetem ne kete rast mund te komunikojm me UNIN ne menyre natyrore dhe pa aktrime .

Menyra si jeni shprehur ju ne shkresen me larte eshte plotesisht e natyrshme ne rrethe me vetedije te larte mbi egzistencen e femijrores ne brendesi por sigurisht e papranueshme ne rrethe ku aktrimi eshte menyra e vetme e jeteses edhe pse duhet te jesh plotesisht e apo i vetedijshem se shoqeria e ketill ashte ambienti me i varfer njerezor sepse ne kete lloj modernizimi vende per ndjenja Reale nuk ka dhe rrjedhimisht sekonda e pare e shfaqjes se dobesive individuale shfrytezohet per Eliminim nga pjestaret tjer prandaj :

Si Facit mund te merret edhe shprehja kontraverze e Sokratit qe ne perkthim jobukfal ne shqip do te ishte "Sa me shume qe mendoj se jame vetedijesu aqe me shume me kundershton UNI im dhe me ben te qarte se sa i pavetedijshem jame.

Ose me shkurt i Mencuri ka frik sepse i din rreziqet qe mund ti kanosen ,Ahmaku nuk frikesohet dhe kendon tane kohen deri sa te te bjen ne Humner .

P.S Gjithcka qe di me bjen ne perfundim se nuk di asgje

Kaloni mire
Prishtina-gjer Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė