Njė tempull paqeje pėr ikonėn e shqiptarisė, Ibrahim Rugova
Si duken Kompleksi Memorial dhe sheshi Ibrahim Rugova
Kompleksi pėrcjell mesazhin e lashtėsisė sė luftės pėr pavarėsi. Memoriali prezanton me dinjitet jo vetėm figurėn e Dr. Ibrahim Rugovės, por edhe pėrmbylljen e shtegtimit shekullor pėr pavarėsinė e Kosovės.
Pas mbi gjashtė vjetėsh kur ndėrroi jetė presidenti historik i Kosovės Ibrahim Rugova mė nė fund janė zhbllokuar tė gjitha procedurat pėr ndėrtimin e Kompleksit Memorial dhe Sheshit Ibrahim Rugova.
Ishte Bota sot qė nė vazhdimėsi ka shkruar pėr tendencėn e qeverisė Thjaēi 1, qė tė rrėzonte projektin pėr ndėrtimin e kompleksit memorial Ibrahim Rugova, nismė kjo e ndėrmarrė nga qeveria Ēeku.
Sė fundi kanė nisur pėr sė mbari procedurat pėr ndėrtimin e sheshit Ibrahim Rugova, nė qendėr tė kryeqytetit, ndėrsa Memoriali nė Velani aty ku prehet Presidenti historik. Qė nga vdekja e tij u zvarrit apo u bllokua ndėrtimi i njė kompleksi monumental kushtuar jetės, veprės dhe punės sė Presidentit. Varri i tij ka mbetur ashtu siē ishte qė nga vdekja.
Ndėrkohė, qė ai vazhdon tė jetė ndoshta vendi mė i vizituar nė Kosovė, pavarėsisht thjeshtėsisė, ndėrkohė qė vazhdon tė jetė shumė i vizituar edhe kompleksi memorial nė Prekaz pėr familjen Jashari.
Mijėra qytetarė jo vetėm nga Kosova, por edhe nga e gjithė bota vazhdojnė tė vizitojnė e pėrkulen para Varrit tė presidentit Ibrahim Rugova, pėr tė cilin kujdesi ėshtė nė nivelin jo tė dėshiruar.