Tema: Opinione
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-09-11, 12:17   #27
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Opinione

Kriza e familjes dhe kaosi urban


Nga Artan Fuga





Njė nga dukuritė mė karakteristike tė zhvillimeve sasiore urbane nė kėto dhjetė vitet e fundit, sidomos nė hapėsirėn e Tiranės, por edhe nė qytete tė tjera tė rėndėsishme tė vendit, ėshtė fshirja nga themelet, rrafshimi, i vilave me tullė, i shtėpive me qerpiē, i ndėrtesave familjare hedhur me gurė, tė ndėrtuara pėrgjatė dekadave tė para tė shekullit tė XX, para Luftės sė Dytė Botėrore dhe zėvendėsimi i tyre me pallate qė nė studimet urbanistike quhen "miniera me kokė lart", pallate me shumė kate, me hapėsira pothuajse minimale banimi pėr familje, hekur e beton, me arkitekturė minimale, qė "mbinė" tamam nė qendrat urbane.
Kėshtu, nė qendrat urbane pati njė prirje edhe nė qytete tė tjera ku tė transformohet krejtėsisht nė mėnyrė negative vetė qendra e qyteteve. Dikur me vila familjare, me njė arkitekturė tė spikatur pėr kohėn kur kanė qenė konceptuar dhe ndėrtuar, me njė fizionomi tė njė qyteti mesdhetar, tepėr funksionale pėr njė jetė tė qetė urbane, me hapėsira intime dhe familjare krejt tė vlerėsuara pas mureve tė gurta a tė qerpiēta, kėto qendra urbane u kthyen gradualisht nė zona ku u "populluan" shumėkatėshet qė nga pikėpamja arkitekturore nuk janė asgjė mė shumė sesa ndėrtesa sociale pėr familje e individė me tė ardhura tė pakta, tė ndėrtuara nė Perėndim nė vitet '60. Moderniteti shqiptar urban nė kėtė rast nuk ishte asgjė mė shumė sesa njė kopje e keqe e margjinalitetit perėndimor tė viteve tė "Luftės sė Ftohtė".
Shumė mund tė arsyetohet se pėrse na ndodhi ky pėrēudnim. Dikush mund tė flasė pėr njė presion demografik mbi ndėrtimet, dikush tjetėr pėr etjen pėr fitim qė tejnxehu industrinė e ndėrtimit, dikush pėr dobėsitė e forcės publike dhe tė pushtetit lokal, e kėshtu me radhė. Tė gjithė kėta faktorė dhe tė tjerė mund tė radhiten dhe pėr ta kemi folur. Por, sado qė tė analizohen ata, nuk mund tė lihet mėnjanė edhe njė faktor i mirėfilltė social, me natyrė strukturore, sikurse ėshtė kriza e familjes tradicionale tė popullsive qė kanė jetuar nė zemėr tė qendrave urbane, tė Tiranės, veēanėrisht. Pa kėtė krizė, as nuk bėhet fjalė qė transformimi i peizazhit urban mbėshtetur te shtėpitė pėrdhese ose dykatėshe, me qerpiē, gurė, tullė, dhe zėvendėsimi i tyre me ndėrtesat qiklopike tė quajtura "miniera me kokėn lart", nuk do tė kishte ndodhur.
Prandaj, nė nivelin e analizave shoqėrore, njė pyetje kapitale ka lindur dhe vazhdon tė mbetet e ngritur. Pėrse e pranuan kryefamiljarėt autoktonė qė t'iu prishen ndėrtesat familjare, pėr ta dhėnė oborret e tyre si truall pėr ndėrtime shumėkatėshe? Pėrse pra pranuan popullsitė autoktone qė tė prishet peizazhi i bukur tradicional i qyteteve tė tyre duke u standardizuar nga njė park i pafundmė ndėrtesash shumėkatėshe pa asnjė estetikė dhe specifikė lokale?
Nuk mund tė thuhet se kėto popullsi nė Tiranė, Durrės, Shkodėr, Vlorė, a gjetkė, ishin pa kujtesė kolektive. Pėrkundrazi. Ata janė karakterizuar nga njė respekt pa anė e pa fund ndaj pėrpjekjeve tė brezave tė kaluar nė fushėn e ndėrtimeve, tė pasurisė, tė zejtarisė, etj. Bile, mund tė thuhet pėr to se ndofta kanė qenė paksa konservatore nė kėtė respekt ndaj tradicionales. Kanė qenė tė detyruara tė jenė disi tė tilla meqė pėrgjatė viteve socialiste, njė popullsi rurale, sidomos e ardhur nga zonat e Jugut, vėrshoi nė kėto hapėsira duke prishur qetėsinė e tyre ndofta shekullore.
Ata u detyruan tė lėnė shtėpitė e tyre karakteristike dhe tė jetojnė tanimė nėpėr apartamente relativisht tė vegjėl tė marrė si shkėmbim.
Jeta e tyre intime mbaroi me kaq.
U prishėn kopshtie qė pa frikė mund tė thuhet se ende edhe nė vitet '70 tė shekullit tė kaluar ishin vepra tė vėrteta arti nė fushėn e florės sė tyre. Mijėra pemė frutore tė shkatėrruara, dhjetėra hektarė hije manash, hardhish, lisash, fiqsh, pjeshkėsh, etj., u prenė pa pikė mėshire. As caracat e famshme tiranase nuk patėn mundėsinė tė mbijetojnė, palé hurmat farėzeza, mushmollat, pemėt me ide, tė gjitha pemė tė rralla qė kam frikė se brezat e rinj nuk i njohin edhe po t'i shohim tashmė nė librat enciklopedikė qė i paraqesin nė fotografi.
Me qindra e mijėra metra katrorė tė mbjella apo tė mbuluara me bar u shndėrruan nė sheshe ndėrtimi dhe u betonuan.
Bashkė me to edhe qindra mijėra kokė dhenė humbėn mundėsitė pėr t'u rritur brenda tyre. Ato ishin zhdukur pėr shkaqe ideologjike qysh nga vitet 70, por nė kushtet e reja tė demokratizimit, kjo pasuri e faunės mund tė ishte rifutur nė zonat e bukura tradicionale duke bėrė tė mundur atė perlė tė urbanistikės sė sotme qė me vėshtirėsi gjen hapėsirė nė Perėndim, por aq shumė kėrkohet: "fshatin brenda qytetit", "zonėn rurale brenda zonės urbane".
Qyteti shkatėrroi kėshtu jo vetėm raportet e fqinjėsisė tradicionale qė ndofta kishte mbijetuar prej dy shekujsh brez pas brezi, por edhe ato qė quhen "mushkėri" tė qytetit, tė gjendura mu nė mes tė tij, jeshillėkun e oborreve - vepra tė vėrteta arti - tė shtėpive tradicionale qė ekskavatori i rrafshoi pa pikė mėshire duke i kthyer nė sheshe ndėrtimi pallatesh standarde shumėkatėshe qė i vodhėn qytetarėve diellin, hėnėn, ajrin, qetėsinė, peizazhin etj.
Palč po tė masėsh anėn ekonomike, humbjet e tmerrshme ekonomike qė pėsoi familja urbane sepse tėrė atė prodhim tė oborrit familjar tani detyrohet ta blejė nė tregun e mallrave me cilėsi shumė tė ulėt, mallra tė dyshimta, dhe tė mbushura me lėndė kimike.
Njė hall i madh do t'i ketė detyruar kryefamiljarėt qė administronin familjet e kėtyre zonave urbane saqė i shtyu t'i binin tė mirės sė tyre me shkelm. Nuk mund tė thuhet se i detyroi njeri, nuk ia mori askush me zor tokėn e lėnė trashėgim nga etėrit dhe gjyshėrit e ditur dhe tė urtė pėr t'ia u dhėnė industrialistėve tė ndėrtimit duke braktisur nė mėnyrėn mė tė padrejtė dhe gabimisht fatale njė traditė tė vjetėr qė nuk do tė ishte dashur kurrė tė braktisej.
Vetė ranė dakord pėr tė ikur nga parajsa e zonave urbane tradicionale pėr t'ia lėnė vendin dhe shkuar tė jetojnė nė ferrin e betonit dhe tė hekurit, tė rrugės dhe tė monotonisė urbane, pėr t'i ikur kulturės biologjike dhe pėr tė rėnė kokė e kėmbė nė kulturėn e pesticideve.
Njė hall i madh.
Deri tani ka mbetur njė mister, njė sekret, pikėrisht ajo qė i shtyu ta bėjnė kėtė gjėmė, ta lėnė qytetin e tyre tė shkojė drejt sė panjohurės.


vijon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė