Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-09-07, 12:38   #11
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Vazhdim

Poeti i kėndoi bukurisė sė vashės, para sė cilės mrekullohet edhe nė tė zbulon njė pjesė tė bukurisė universale. Ai e koncepton atė si shfaqje tė pėrsosmėrisė njerėzore, tė harmonisė dhe bukurisė hyjnore. Ndihet nė to edhe ndikim i poezisė orientale. Heroi lirik tė kujton bilbilin, kurse vajza e dashur trėndafilin, figura konvencionale tė asaj poezie. Ndjenja e poetit ėshtė platonike, abstrakte, dhe nuk ka atė shfaqje konkrete si nė lirikėn popullore ose mė vonė si nė poezinė e Ēajupit. Si romantik, Naimi kėndoi mė shumė vuajtjet qė sjell dashuria, sesa gėzimet e saj. Nė kėto ndjenja, zbulohet njė zemėr shumė e ndjeshme dhe mbi tė gjitha, shumė njerėzore. Dashuria pėr poetin ėshtė gjithmonė njė ndjenjė e lartė, fisnike dhe e pastėr.
Nė ciklin "Bukuria" afrimi me poezinė popullore ėshtė mjaft i dukshėm. Poeti mori prej saj mjete artistike e teknika vėzhgimi dhe krijoi vargjet plot spontanitet e bukuri tė rrallė: Bukuroshe, sy mėshqerrė,
shikomė njėherė mua,
trėndafil i kuq me erė
e di, vallė, se sa tė dua?
E mora vdekjen nė sy,
do tė vdes, tė vdes pėr ty.
Me "Lulet e verės" Naimi arriti pjekurinė e plotė si poet lirik Larmia e motiveve, pasuria dhe thellėsia e ndjenjave kanė pėrcaktuar edhe pėrdorimin e njė gjuhe poetike tė larmishme e me shprehėsi tė lartė. Sa optimist e i ngazėllyer ėshtė kur shpreh besimin tek e ardhmja, aq i pėrmbajtur e meditues ėshtė kur flet pėr probleme tė qėnies, tė filozofisė, sa i trishtuar paraqitet kur kujton djalėrinė e perėnduar, kohėn e ikur, dhe tė vdekurit, aq i pėrndezur ėshtė nė urrejtjen e tij kur mallėkon tradhėtarėt. Naimi pėrdori mjete tė shumta stilistike. Epitetet e goditura pėr gjuhėn, anaforat tek vjersha "Fyelli", shpėrthimet nė formė pasthirrmash "Lum kush tė rrojė…", krahasimi i Korēės sė Mėsonjtores sė parė me trimin qė sulet nė ballė etj., etj, mbeten tė pashlyera nė kujtesė. Me shumė efekt poeti pėrdori edhe antitezat, veēanėrisht ndėrmjet disa fjalėve tė caktuara me kuptim tė pėrgjithshėm, por qė ai i shėnoi me njė pėrmbajtje tė qartė e me ngarkesė emocionale (drita-errėsira; fatbardhėsia, mbarėsia, qytetėria, - ndarja, marrėzia) e qė pėrfaqėsojnė tė parat: lirinė, emancipimin, kurse tė dytat: zgjedhėn, paditurinė, si plagė tė pushtimit. Tėrheq gjithashtu vėmendjen pasuria e rimave, e vargjeve e strofave me skemat AB, AB, A, AA, BCCB, ABAB, CC, tė pėrdoruara rrallė ose aspak nė poezinė shqiptare.
"Lulet e verės" (me "verė" Naimi quante pranverėn) ishin simbol i sė resė qė po lindte, i lirisė, i asaj shprese dhe force tė madhe qė lindi poetin e madh dhe poezinė e madhe.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė