Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-03-13, 11:42   #184
TETA VERA
 
Anėtarėsuar: 19-01-09
Postime: 17
TETA VERA i pazėvėndėsueshėmTETA VERA i pazėvėndėsueshėmTETA VERA i pazėvėndėsueshėmTETA VERA i pazėvėndėsueshėmTETA VERA i pazėvėndėsueshėmTETA VERA i pazėvėndėsueshėmTETA VERA i pazėvėndėsueshėmTETA VERA i pazėvėndėsueshėmTETA VERA i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Urime 8 Marsi Festa e gruas!

Vrasės vajzash
Enver Robelli Enver Robelli
Artikujt tjerė



Publikuar: 13.03.2013 - 19:51

Njė herė nė vit, mė 8 Mars, meshkujt shqiptarė shkėlqejnė me hipokrizi dhe e kanė gojėn plot “nėnė”, “motėr”, “vajzė” e “grua”. Nė 364 ditėt e tjera bota shqiptare ėshtė egėrsisht mashkullore. Pėr ta ruajtur kėtė botė madje mbyten edhe foshnja nė bark tė nėnės – nėse qėllojnė vajza. Kjo barbari e pėrhapur nė Shqipėri, Kosovė dhe gjetiu nė viset shqiptare po bėn jehonė edhe nė mediet gjermane

A ka paragjykime ndaj shqiptarėve nė Evropė?

Po, pa fund.

Me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė njė gazetar i radios publike gjermane e niste kronikėn e tij duke e quajtur Shqipėrinė “vend tė klaneve dhe gjakmarrjes”. Thua se nuk ka klane edhe gjetiu, pėr shembull klanet bankare nė Evropė e Amerikė, tė cilat plaēkitin pasurinė e qytetarėve dhe - nė fund - bankat shpėtohen nga falimentimi me para tė taksapaguesve.

Edhe gjakmarrja, sado tė jetė traditė e neveritshme, nuk ka licencė vetėm shqiptare. Ky fenomen ėshtė i pranishėm ose ka qenė i pranishėm deri sė voni edhe nė Italinė Jugore, nė Amerikėn Latine dhe gjetiu. Romanin “Prilli i thyer” tė Ismail Kadaresė, nė tė cilin trajtohet gjakmarrja, e ka xhiruar si film njė regjisor brazilian. Instinkti i marrjes hak ėshtė i ngulitur thellė te ēdo njeri, por falė civilizimit gradual shoqėritė e pėrparuara hakmarrjen ia kanė deleguar drejtėsisė. Ėshtė drejtėsia ajo qė i jep leksion kriminelit. Nė vendet ku ka drejtėsi.

Kaq sa u pėrket paragjykimeve.

Nė tė njėjtėn kronikė tė radios gjermane, ndėrkaq, vihej gishti nė njė plagė tė hapur shqiptare: mungesėn e gatishmėrisė pėr t’u ballafaquar me tė kaluarėn komuniste. “Ne kėtu nuk kemi kulturė tė kujtesės. Ende nuk i kemi dėnuar pėrgjegjėsit e diktaturės komuniste, bile as moralisht. Neve ish-tė burgosurve nė tė vėrtetė pas rėnies sė diktaturės na janė dhėnė disa mundėsi pėr arsimim dhe punėsim. Por, shefat tanė tė sotėm ende janė njerėz tė nomenklaturės sė vjetėr. Tani jemi mė mirė se pėrpara. Por, edhe torturuesit tanė i kanė punėt mė mirė. Armiqtė e dikurshėm tė pronės private sot janė ndėr njerėzit mė tė pasur tė Shqipėrisė. Kush ka humbur shumė atėherė (nė kohėn e komunizmit, v.j.), edhe sot ka pak ose s’ka asgjė”. Kėto fjalė i thotė shkrimtari Visar Zhiti nė mikrofonin e gazetarit gjerman. Kėto fjalė duhet lėnė tė qėndrojnė kėshtu siē janė, tė palėkundshme.

Nuk ėshtė, ndėrkaq, paragjykim perėndimor se shqiptarėt nė Ballkan harxhojnė shumė llafe pėr tema tė pavlefshme, por s’janė nė gjendje tė ballafaqohen me tė kaluarėn e tyre nė mėnyrė kritike. Kasapėt e djeshėm janė sundimtarėt e sotėm.

“Shpresoj se do tė ndryshojmė”

Kėto janė vetėm disa nga plagėt e sė kaluarės shqiptare, tė cilat na i pėrkujtojnė tė tjerėt.

Javėve tė fundit nė mediet gjermane janė shtuar raportimet pėr njė plagė dhe fenomen tjetėr tė trishtueshėm: abortimin e foshnjave nė Shqipėri menjėherė pasi babai kupton se gruaja do tė lindė vajzė! Nuk ka shifra tė sakta, por disa qindra, ndoshta edhe mijėra abortime brenda vitit nė Shqipėri (dhe gjetiu nė trevat e banuara me shqiptarė) bėhen vetėm pėr shkak se foshnjat kanė “gjininė e gabuar”, pra janė vajza. Njė herė nė vit, mė 8 Mars, meshkujt shqiptarė shkėlqejnė me hipokrizi dhe e kanė gojėn plotė “nėnė”, “motėr”, “vajzė” e “grua”! Nė 364 ditėt e tjera bota shqiptare ėshtė egėrsisht mashkullore. Pėr ta ruajtur kėtė botė madje mbyten, siē u tha, edhe foshnja nė bark tė nėnės. Raportimet e fundit e kanė detyruar Bashkimin Evropian tė bėjė presion ndaj Qeverisė sė Tiranės qė tė jetė mė aktive nė emancipimin shoqėror, me fjalė tė tjera: tė jetė mė aktive nė emancipimin e egėrsirave tė quajtura burra, tė cilėt u bėjnė presion partnereve apo grave tė tyre pėr tė abortuar. Duhet thėnė: nė Shqipėri dhe nė trevat shqiptare nė Ballkan diskriminimi i femrės fillon nė bark tė nėnės.

Nė fillim tė shkurtit pėr “mbytjen e vajzave” nė Shqipėri raportoi radioja gjermane. Drejtoresha e njė materniteti nė Tiranė, Rubena Moisiu, shpjegonte se gjatė ēdo kontrolli tė shtatzėnave pyetja e parė e prindėrve ėshtė mbi gjininė, jo mbi shėndetin e foshnjės apo ndonjė komplikim tė mundshėm. Qeveria, thotė Moisiu, e neglizhon problemin. Nė Shqipėri raporti i lindjeve ėshtė 116 djem me 100 vajza. Raporti normal ėshtė 105 me 100. Nėse vazhdon kjo tendencė, atėherė nė Shqipėri (dhe me siguri edhe nė trevat e tjera tė banuara nga shqiptarėt) do tė rritet edhe mė shumė numri i meshkujve. Sa mė pak femra, aq mė shumė keqpėrdorim i atyre qė ekzistojnė. Sa mė pak femra, aq mė shumė shfrytėzim i tyre dhe prostitucion! Mjekia Moisiu apelon qė shteti (ai shtet qė gati nuk ekziston dhe kryesisht ėshtė peng i politikanėve tė papėrgjegjshėm dhe mafiozė) tė kontrollojė klinikat private, ku zakonisht kryhen abortimet pėr shkak tė “gjinisė sė gabuar”. Derisa Visar Zhiti thotė se “ne nuk kemi kulturė tė kujtesės...”, gjinekologia Moisiu ruan pak optimizėm: “Shpresoj se do tė ndryshojmė, qė tė na pranojė Evropa”.

Dėshira e Pranverės

Pėr 8 Mars 2013, nė ditėn ndėrkombėtare tė gruas, temėn e aborteve nė Shqipėri e kishte rrokur televizioni gjerman ZDF (kanali i dytė i televizionit publik). Nė emisionin shumė tė shikuar informativ “heute journal” (zhurnali i ditės) raportohej pėr njė traditė tė tmerrshme, njė traditė pėrbuzėse ndaj njeriut, njė traditė kėtu afėr, “nė Evropėn tonė”, nė Shqipėri, siē thoshte moderatori nė paralajmėrim tė kronikės.

Kronika fillonte me Pranverėn, njė grua e hareshme, shtatzėnė nė muajin e gjashtė, e cila thoshte se nuk ka rėndėsi a ėshtė fėmija “vajzė apo djalė” – ndonėse “nė fakt dua njė djalė, sepse burri im do djalė...”.

Pastaj ekipi i televizionit ZDF vazhdon udhėtimin drejt Mirditės, atje ku duket se ėshtė ndalur koha. Kėndej vajzat nuk vlejnė aq. Maria Magjoka, zonjė shtėpie, thotė se ka pasur “tri dishtime” (tri aborte), por pastaj “zoti ma dėrgoi kėtė djalė”, Altinin, i cili trajtohet ndryshe nga motrat e tij, nuk detyrohet tė punojė aq sa punojnė motrat dhe ėshtė i privilegjuar edhe nė tryezėn e ushqimeve.

Maria Magjoka tregon: “Burri mė tha: ose mė bėj njė djalė, ose tė pėrzė...”. Dhe Zoti “ia dėrgoi” njė djalė Marie Magjokės, e cila i pėrket pakicės katolike nė Shqipėri, ku, sipas fesė, aborti ėshtė i ndaluar, por nė Mirditė pėrparėsi ka tradita shqiptare dhe jo apelet e Vatikanit. Familja Magjoka jeton nėn njė kulm me njė lopė dhe me njė dhi. Nėnė Maria thotė: “Vajzat martohen...”. Domethėnė: largohen nga shtėpia, nuk kanė vlerė, sipas saj. Djali, ndėrkaq, mbetet nė shtėpi.

Imazhi dhe gjumi

Ē’tė thuhet pas gjithė kėtyre raportimeve nė mediet gjermane?

Sė pari: imazhi i Shqipėrisė nė Evropėn Perėndimore vazhdon tė jetė i keq.

Sė dyti: ky imazh pėrfshin edhe shqiptarėt jashtė Shqipėrisė pėr shkak se “jemi njė” sa i pėrket barbarisė dhe primitivizmave.

Sė treti: ky imazh zor se do tė ndryshojė me politikanė qė prioritet e kanė mbajtjen e pushtetit me ēdo mjet dhe jo punėn e pėrditshme pėr emancipimin dhe zhvillimin e shoqėrisė.

Numėrimi mund tė shkojė deri nė pafundėsi.

Ėshtė koha qė shqiptarėt e zgjuar tė zgjohen nga gjumi.

Atėherė sundimtarėt e vendit nuk do tė kenė mundėsi tė flasin pėr “njė mijė qengja”, tė cilėt do tė theren pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė, as nuk do tė pėrgatiten torta tė mėdha – “550 metra katrorė”, pra mė tė gjera se krahėt e avionit “Boeing 747”.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga TETA VERA : 14-03-13 nė 11:45
TETA VERA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė