Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-08-06, 22:22   #14
Hattabi
Allahu Ekber
 
Avatari i Hattabi
 
Anėtarėsuar: 24-11-05
Vendndodhja: Nė Tokėn e dy Lumenjėve
Postime: 212
Hattabi i dashurHattabi i dashurHattabi i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Hattabi
Gabim

Si filloi Sufizmi?


Kur filloi pėr herė tė parė Sufizmi nuk ishte tėrėsisht i ndryshėm dhe i veēuar, por thjesht njė teprim nė distancimin nga kjo botė, nė qėndrueshmėrinė nė dhikr (pėrkujtim tė All-llahut) dhe nė pėrjetimin e njė frike tė madhe gjatė pėrmendjes sė All-llahut, saqė i bėnte disa njerėz tė binin tė pavetėdijshėm apo tė vdekur kur dėgjonin ndonjė ajet qė pėrmendte kėrcėnimin pėr ndėshkim. Kjo ėshtė parė nė rrėfimin e Zurare ibn Afvasė, gjykatėsit tė Basras, i cili lexoi:

"E, kur tė fryhet nė Sur." (el-Mudethithir: 8)

nė namazin e sabahut dhe ra i vdekur. Ngjashėm ėshtė edhe ngjarja e Ebu Xhehrit, tė verbėrit, kur Salih el-Murri i lexoi atij dhe ra i vdekur. Tė tjerė nga ta mbetnin tė shtangur kur dėgjonin qė lexohej Kur’an. Shejhul-Islam Ibn Tejmije thotė gjatė komentimit tė kėsaj:


"Kjo nuk ka ngjarė nė mesin e Sahabėve, kėshtu qė kur kjo u shfaq, njė grup nga Sahabėt dhe tabi’inėt si Esma, e bija e Ebu Bekrit, Abdullah ibn ez-Zubejri dhe Muhammed Sirinė e kritikuan kėtė, meqė e panė se ajo ishte njė risi dhe nė kundėrshtim me atė qė e dinin nga zakonet e Sahabėve."

Gjithashtu Ibn Xhevzi thotė nė "Telbisė Iblisė":

"Sufizmi ėshtė njė rrugė, fillimi i tė cilės ishtė tėrėsisht shmangie nga ēėshtjet e kėsaj bote, pastaj ata tė cilat iu bashkuan asaj u bėnė tė shkujdesur nė lejimin e kėndimit dhe vallėzimit. Prandaj kėrkuesit e Jetės sė Pastajme (Ahiretit) nga njerėzit e thjeshtė u joshėn nga ata pėr shkak tė shmangies nga kjo botė, tė cilėn (veti) e shfaqnin, dhe kėrkuesit e kėsaj bote gjithashtu u joshėn nga ata pėr shkak tė jetės sė shkujdesur dhe kotėsisė, (jetė) tė cilėn (shihej se) e jetonin." (Telbis Iblis, f.161)

Shejh Ebu Zehra rahimehullah ka thėnė lidhur me arsyen e shfaqjes sė Sufizmit dhe burimet prej nga tė cilat ai mori hov:

1. Burimi i parė: Disa nga adhuruesit nė mesin e muslimanėve e kthyen tėrė vėmendjen e tyre nga largimi nga kjo botė dhe abstenimin e veteve te tyre me qėllim tė adhurimit. Kjo sė pari filloi gjatė kohės sė Pejgamberit alejhis-selam, kur disa sahabė vendosėn tė kalonin natėn duke u pėrpjekur (munduar) me namaz dhe duke e lėnė gjumin (duke qėndruar pa fjetur). Tė tjerė vendosėn tė agjėronin ēdo ditė pa pushim. Tė tjerė vendosėn t’i ndėrprenin marrėdhėniet martesore (seksuale) me gratė. Kur Pejgamberi u njoftua pėr kėtė tha:

"Ēka ėshtė me njė popull qė thotė kėshtu e kėshtu. Unė agjėroj dhe ndalem (pushoj) sė agjėruari, falem dhe flej, dhe martohem me gra. Kėshtu qė kushdo qė ia kthen shpinėn Sunneti tim, ai nuk ėshtė prej meje.” (Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim)

Pėr mė tepėr, risia e tė jetuarit si murgjėr (murgėria) ėshtė e ndaluar nė Kur’an. Aty thuhet:

"...Murgėria tė cilėn ata e shpikėn pėr vete..." (el-Hadid: 27)

Mirėpo, kur Pejgamberi iu bashkangjit shoqėrisė sė engjėjve tė lartė dhe njerėzit kaluan nė Islam nga fetė e mėparshme, atėherė numri i atyre qė tejkaluan kufijtė nė shmangien nga jeta e kėsaj bote dhe tė mirat e saj u rrit, dhe Sufizmi gjeti vend nė zemrat e kėtyre njerėzve, meqė hasi nė njė ‘tokė tė plleshme.’

2. Ēėshtja e dytė e cila i tėrhoqi shpirtėrat e njerėzve ishte diēka qė u shfaq nė mesin e muslimanėve nė formė tė dy ideologjive. Njėra nga to ishte filozofike, ndėrsa tjetra ishte nga fetė e mėparshme. Sa pėr tė parėn, atėherė ishte pamja e shkollės iluministe tė filozofėve, e cila konsideronte se njohuria dhe tė qenėt i informuar shkaktohen nė shpirt me anė tė ushtrimeve shpirtėrore dhe pastėrtisė sė shpirtit. Sa i takon ideologjisė sė dytė, atėherė ishte besimi se Perėndia jeton nė shpirtėrat e njerėzve, apo se Perėndia ėshtė personifikuar (mishėruar) nė njeriun. Kjo ide filloi tė gjejė vend nė mes tė atyre sekteve qė rrejshėm ia atribuonin vetes Islamin nė kohėrat e hershme, kur muslimanėt u pėrzinė me tė krishterėt. Kjo ide u shfaq nė mesin e Sabianėve dhe disa nga Kejsamijebėve, pastaj Keramitat, Batinitė, pastaj nė trajtėn e saj pėrfundimtare u shfaq nė mesin e disa Sufive...

Ėshtė edhe njė burim tjetėr nga i cili ai (Sufizmi) mori dhe i cili shkakton shfaqjen e tendencave tė Sufive, qė ėshtė ideja se tekstet e Librit dhe Sunnetit kanė njė kuptim tė jashtėm, tė dukshėm, dhe njė kuptim tė brendshėm, tė fshehtė... duket qartė se ata e morėn kėtė ide nga Batinitė. (Libri, ‘Ibn Tejmije,’ tė Ebu Zehre, f.197-198)

Kėshtu qė tė gjitha idetė u pėrzienė, nga ekzagjerimi i shmangies nga kjo botė deri te hapja e derės ideve qė Perėndia ėshtė e personifikuar nė krijimin, deri nė idenė se i tėrė krijimi ėshtė njė realitet i vetėm, qė ėshtė All-llahu (vahdetul-vuxhudė). Nga pėrzierja e tėrė kėtyre mendimeve erdhi Sufizmi, i cili u shfaq pėrbrenda Islamit. Ai u bė mė i ashpėr nė shekullin e katėrt dhe tė pestė dhe arriti kulmin e tij pas kėsaj, duke qenė sa mė larg qė ėshtė e mundur nga udhėzimi i Kur’anit Fisnik dhe Sunnetit tė pastėr. Ai arriti nė atė pikė saqė pasuesit e Sufizmit, kėdo qė pasonte Kur’anin dhe Sunnetin, i quanin ‘njerėz tė sheriatit’ dhe ‘njerėz tė asaj qė ėshtė e dukshme’ (ehlul-dhahir), derisa e quanin veten ‘njerėz tė realitetit tė njėmendėt (tė vėrtetė)’ dhe ‘njerėz tė njohurisė (diturisė) sė fshehtė’ (ehlul-batin).
__________________
" Njė grupė prej ummetit tim do tė jetė nė Xhihad deri nė orėn e Kijametit " ( Mutevatir )
Hattabi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė