Tema: Ardita Jatru
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-02-12, 22:40   #17
Gega 1
 
Anėtarėsuar: 02-12-09
Postime: 1,435
Gega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėmGega 1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ardita Jatru

Nё tё sjelltё ndonjёherё udha pёr tek unё


Nё tё sjelltё ndonjёherё udha pёr tek unё,
Dhe shtёpiza ime e vjetёr duket pёr sё largu,
Nxitoje hapin mik dhe quaju fatlum,
Paēka se porta ime akoma s’ёshtё e hapur.

Nё avli rrёmbeje shamin’ e mallit nderur
Derёn grindavece flake, shёmbe fare.
Mos pyet pёrqark, jetoj apo kam vdekur,
Por frymёn e mbaj,tek qoshku nё dritare.

Nё tё sjelltё ndonjёherё udha pёr tek unё,
Vitet tradhёtare, prej meje shtyji tutje.
Emrin nё tё thirrsha me zёrin tim tё mekur,
Nё krahё mё rrёmbe, s’do ket’ kohё pёr lutje.

Kur puthjet tё lёshohen me klithma e flakё malli,
Mё shtrёngo pa frikё nё shpirt e nё prehёr,
Mbёshtillmё dhe ēmallu me flokun tim prej ari,
Mpleks me tё njё zemёr, pёr ta patur strehёz.
Gega 1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė