Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-05-08, 23:04   #53
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Organizata e Konferences Islamike

Shpend Limoni
Leonard Kerquki


Prishtinė 14 maj - Kur Samuel Huntington po trajtonte teorinė e tij tė “pėrplasjes sė qytetėrimeve” dhe aleancat eventuale, ai me lehtėsi po pėrshkruante konfliktin shqiptaro-serb si njė luftė religjioze, ndėrsa shqiptarėt e Kosovės si kandidatė tė natyrshėm pėr t’u rreshtuar nė njė aleancė potenciale me botėn myslimane kundėr asaj perėndimore. Edhe pse liderėt shqiptarė pas rėnies sė Murit tė Berlinit kishin kaluar nė anėn perėndimore tė “vijės sė Teodosit”, ata shpeshherė, shkaku i propagandės serbe, po pėrjetoheshin si njerėz qė drejtojnė njė turmė xhihadistėsh. Shqiptarėt, megjithatė, kishin arritur tė hiqnin kėtė stigmė falė orientimit tė palėkundur perėndimor qė manifestohej nga liderėt e tyre, kudo.
Ky kurs vazhdon edhe pas shpalljes sė pavarėsisė, pėrderisa lidershipi mbetet i pėrkushtuar nė rrugėn properėndimore. Teksa dilema rreth orientimit tė shqiptarėve tashmė ėshtė hequr, pyetja ėshtė cili ėshtė raporti i botės myslimane apo shteteve islamike karshi shqiptarėve dhe Kosovės? Apo thėnė mė drejt, a ėshtė qasja properėndimore e kosovarėve njė pėrplasje me pozicionimet globale tė njė numri tė shteteve islamike?
Liderėt kosovarė me mburrje flisnin pėr garėn qė shtetet po bėnin pėr tė njohur pavarėsinė e Kosovės. Kryeministri Hashim Thaēi po llogariste pėr 100 njohje ku me gjasė gjysma e tyre pritej tė ishin shtetet e Konferencė Islamike. Numri i shteteve qė kanė njohur Kosovėn ėshtė 41 deri mė sot, ndėrsa vetėm katėr prej tyre janė anėtarė tė Konferencės, duke pėrfshirė Shqipėrinė.
Analistėt shohin disa arsye pėr kėtė numėr dukshėm tė vogėl dhe befasisht tė papritur.
Njė nga to ėshtė mosnjohja e Kosovės si gjeografi, antiamerikanizmi i disa shteteve islamike, raportet e disave me Rusinė si dhe qasja e miqėsore e kėtyre vendeve ndaj Jugosllavisė sė dikurshme.
Politikani i shquar Arbėn Xhaferi thotė se nė tėrė kėtė muhabet duhet pėrjashtuar religjionin. Sipas Xhaferit shtetet muslimane shpeshherė,pėr interesa dhe shkaqe te ndryshme, aspak fetare, kane pėrplasje dhe antagonizma ekstreme ndėrmjet tyre.
Njė nga arsyet e kėtij qėndrimi ndaj Kosovės pėr Arbėr Xhaferin ėshtė nostalgjia e botės arabe pėr periudhėn e mosinkuadrimit dhe respekti pėr figurėn e Titos.
“Kosova ėshtė njė kafshatė tepėr e vogėl, pėr tė cilėn nuk vlen qė ata t'i prishin raportet strategjike me Rusinė, pėrkatėsisht me Serbinė qė ata ende e perceptojnė si Jugosllavi. Kėtė fakt nuk e merrte parasysh Presidenti i ndjerė boshnjak Izetbegovic dhe shtrenjtė e pagoi. Gadafi i dha atij pesė milionė dollarė ndihmė, ndėrkaq Milosheviqit me qindra milionė”, elaboron Xhaferi.
Qemajl Morina, Dekan i Fakultetit tė Studimeve Islamike nė Prishtinė pėrmend pak a shumė tė njėjtat arsye. “Bota islame e njeh shumė pak Kosovėn. E dyta, ėshtė antiamerikanizmi i cili ekziston nė botėn islame pėr shkak tė qėndrimeve qė ka Amerika nė Irak, Afganistan nė ēėshtjen e Palestinės, kėshtu qė pėrkrahja e madhe qė i ėshtė dhėnė Kosovės nga ana e amerikanėve ka lėnė tė dyshohej se pėr ēka ėshtė...”, ka thėnė Morina.
Vlerėsim tė ngjashėm ka edhe Dom Lush Gjergji i klerit katolik. Ai mendon se qasja shumė properėndimore e kosovarėve ėshtė vetėm njėra nga arsyet pėr ngecjen e njohjeve nga shtetet islamike.
“Arsye tjetėr ėshtė tensionimi i botės arabe me Amerikėn. Njė arsye tjetėr ėshtė ndikimi I Rusisė e cila mundohet tė ketė ndikim nė botėn arabe kundėr Amerikės dhe Bashkimit Europian”, ka thėnė ai.
Elementi i nostalgjisė pėr Jugosllavinė e dikurshme ka njė ndikim tė veēantė nė mosnjohjen e Kosovės nga shtete islamike. Njė arsye tjetėr, Qemajl Morina numėron edhe diplomacinė aktive serbe.
“Kanė njė lloj nostalgjie pasi qė mendojnė se politika qė ka udhėhequr Ish Jugosllavia ndaj botės arabe ka qenė e drejtė. Ka edhe njė ofensivė tė madhe tė politikės serbe, ndėrsa keni edhe rastin e Jordanit ku mbi 2 mijė intelektualė arabė janė tė martuar me serbe. Tė gjithė kėta faktorė kanė ndikuar”, thotė ai.
Nė Samitin e vendeve islamike, qė ėshtė mbajtur pas shpalljes sė pavarėsisė, kosovarėt kanė dėrguar njė delegacion pėr tė lobuar pėr njohjen e pavarėsisė. Mirėpo liderė e ministra tė kėsaj konference vetėm se kishin pėrmendur nė njė deklaratė shpalljen e pavarėsisė.
Qeveria e Kosovės, megjithatė, ende shpreson se njohja numerike nga kėto vende do tė vijė njė ditė. “Jemi duke tentuar vazhdimisht qė t’i bindim qė ata tė bėjnė njė gjė tė tillė”, ka thėnė Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi. Ai thotė se shtetet qė kanė njohur Kosovėn e dinė se Kosova ėshtė njė vend properėndimor dhe demokratik duke theksuar se mbi kėtė bazė do tė vijnė edhe njohjet tjera. Zėdhėnėsi i Presidentit tė Kosovės, Xhavit Beqiri thotė se njohja nga kėto shtete do tė ishte e mirėseardhur. Mirėpo ai nuk dėshiron tė diskutojė shumė rreth rreshtimit tė politikės kosovare duke thėnė se njė gjė e tillė dihet. “Orientimi i Kosovės dihet qė ėshtė properėndimor. Kosova edhe ėshtė nė Europė dhe s’mund tė ketė orientim tjetėr. Por kjo nuk prejudikon qė Kosova nuk aspiron raporte tė mira edhe me vendet tjera tė mjediseve”, ka thėnė Beqiri.
Pėrderisa delegacioni kosovar nė Dakar tė Senegalit ku ishte mbajtur samiti i shteteve islamike ka potencuar se Kosova ėshtė njė shtet laik, Qemajl Morina thotė se Kosova nuk ėshtė dashur atje tė pėrfaqėsohej nga njė ministėr i arsimit por do duhej qė atė ditė ta dorėzonte kėrkesėn pėr anėtarėsim. Sipas tij, kjo do tė ndikonte nė njohje.
“Ky hap do ta kishte vėnė Konferencėn Islamike para njė akti tė kryer edhe ata nuk do tė kishin pasur rrugėdalje tjetėr pos ta njohin Kosovėn.
Mirėpo dėrgimi i delegacionit tonė me disa hezitime nė nivel tė ministrit tė Arsimit ka bėrė qė ne nuk jemi tė interesuar aq sa duhet”, ka thėnė ai. Arbėn Xhaferi thotė se Kosova sė pari duhet ta rrumbullakojė procesin e pavarėsimit duke u pranuar nė OKB. Pėrveē kėsaj ai pėrparėsi i jep raporteve me perėndimorėt. “Asnjėherė nuk duhet te harrohet se pa ndihmėn e SHBA-ve, NATOs dhe UE nuk do tė arrinim tė mbijetonim, tė paktėn tė kishim kėtė nivel tė lirisė qė e kemi. Nė atė moment kur do ta shpėrfillim kėtė fakt, do tė funksionalizohet oreksi hegjemonist i fqinjėve tanė”, thotė ai.
“Njė pėrgjigje eventuale e kosovarėve pėr anėtarėsim duhet tė vijė vetėm pasi Konferenca ta njoh Kosovėn”.
Qeveria e Kosovės nuk ka ndonjė pėrgjigje nėse Kosova duhet tė anėtarėsohet nė kėtė organizatė duke thėnė se vendimi do tė merret kur tė vijė koha. Ndėrsa Presidenca thotė se prioritet ėshtė anėtarėsimi nė strukturat euroatlantike.
Ish Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha nė vitet 90 kishte anėtarėsuar Shqipėrinė nė kėtė organizatė. Ky vendim ishte pėrfolur njė kohė tė gjatė.
Pėrderisa kosovarėt kėrkojnė njohjen, ata nuk janė tė sigurt nėse duan tė rreshtohen edhe pėrkrah vendeve islamike. Ata megjithatė mohojnė tė jenė tė kompleksuar nė qasjen e tyre ndaj kėtyre shteteve. Xhavit Beqiri thotė se shumica e shqiptarėve janė myslimanė.
Kjo shifėr nuk duket argument shumė impresionues pėr shtetet islamike. Pozicioni i tyre ėshtė mė i komplikuar nė marrėdhėniet realiste ndėrkombėtare.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė