Tema: Nostradamus
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-09-07, 02:39   #34
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

e) Mundėsia e invadimi ARAB (Islamit).

Nostradamusi nė mėnyrė shumė precize parasheh invadimin e arabėve (ISLAMIT) nė Evropė, rrėnjen e shtetit tė Izraelit dhe luftėrat e mėdha me shkatėrrime dhe viktima tė papara gjatė kėtij invadimi.Kėto parathėnie tė invdimit arab dhe ato tė racės sė verdhė nė Evropė, janė mė preokupuese, sepse pikėrisht ato nė thesarin e shumė vargjeve tė paqarta dhe konfueze, tregohen si mė tė kuptueshme dhe decidive. Kėtij invadimi do t'i paraprijė njė personalitet qė do tė ketė sukses t'i bashkojė tė gjithė arabėt.
Ky personalitet pėrshkruhet kėshtu:
Ai do tė vijė, i keq, i ashpėr dhe i paskrupullt,
duke e tiranizuar Mesopotaminė...
Le t'i prezentojmė disa vargje dhe strofa ku shihet mundėsia e njė invadimi arab:
Nė hapėsirėn afėr Venerės shndritėse
dy tė Afrikės dhe Azisė forca
do tė arrijnė gjer nė Danub, por edhe nė Rajnė
...

Pastaj,
Vorbulla i detit do t'i gėlltitė anijet
Ajri dhe toka pranė Adriatikut do tė dridhen.
Egjipti bie, Islami pėrhapet
Gjer nė Herault ka ndėrmend tė ulej.

Kėto vargje sigurisht kanė tė bėjnė me dėpėrtimin Islam kah Italia, pasi qė pėrmendet Deti Adriatik. Mėtej:
Nė muajin shkurt ata nga Haldeja
Do ta sulmojnė krishtėrimin nga tė tri anėt
Nė brigjet latine do tė fillojė lufta vdekjeprurėse
.

Pushtimi i Spanjės nga invadimi Islam parathuhet kėshtu:
Nga brigjet e lumit On
Larg Iberisė, nė mbretėrinė e Granadės,
Muhamedanėt kryqin do ta pėrndjekin.

Kėtij invadimi do ti paraprinte, nė rend tė parė, shkatėrrimi i shtetit tė Izraelit:
E tėra shterpe Sinagoga
Nė duart e sojit tė pafe do tė bjerė.
Me termin Sinagoga nėnkuptohet shteti i sotėm i Izraelit.
Gjatė pėrgatitjes sė kėtij botimi (prill 2002), nga lejmet ditore qė merrja, Lindja e Mesme ishte e trazuar nga luftimet serioze izraelito-palestineze.Viktimat e sulmeve terroriste tė vetėvrasėsve palestinezė dhe hakmarrja izraelite kundėr kėtyre sulmeve , kanė qenė nė fokus tė mediave botėrore.Rezidenca e liderit palestionez, Jaser Arafat, ishte e rrethuar dhe e sulmuar nga forcat speciale izraelite, e nė anėn tjetėr, kudo nė botė, organizoheshin protesta tė mėdha antisemitiste. Shtetet arabe, nė kontakte diplomatike gjithnjė e mė tepėr shprehnin pėrkrahjen e tyre pėr popullin palestinez dhe haptazi arsyetonin sulmet «terroriste» vetėvrasėse si metoda tė lejueshme tė luftės kundėr pushtimit.
Avganistani u sulmua dhe «terroristėt taliban» u eliminuan nga pushteti.Por, lideri dhe frymzuesi i tyre mė i madh Osama Bin Laden, ėshtė ende gjallė dhe pergatitet pėr sulme edhe mė tė ashpra kundėr SHBA-ve dhe shteteve evropiane.
Kėrcėnimet e Irakut nga aleatėt perendimorė pėr sulm tė mundshėm nė emėr tė luftės kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, janė tė hapta dhe pritej vetėm tė kryhet faza pergatitore strategjike ushtarake dhe ajo e senzibilizimit paraprak tė opinionit , nė mėnyrė qė tė pranohet nė arenėn ndėrkombėtare, pasi tė ndodh njė sulm i tillė.
Iraku, pėrmes deklaratave tė liderit tė vet, Sadam Hyseini, nėn mbėshtetjen e pėrkrahjes sė gjithė popullit irakian, ėshtė kategorik se do tė qėndrojnė deri nė fund tė kėtij sulmi dhe nuk do t'i dorėzohen, siē thuhet, inperializmit amerikan dhe aleatėve tė tyre qė ka si qėllim tė vetėm, shkatėrrimin e botės islame.
Ēdo tė ndodhte, nėse pas kėtij sulmi, forcat e bashkuara tė Perendimit, edhe pse momentalisht tė fortė ushtarakisht, tė pėsojnė disfatė, kur dihen aspiratat e pakontestueshme tė Sadam Hysenit pėr dominim gjithėarab?
Mos do tė jetė, vallė, mu ky personalitet i cili pėrshkruhet nė ato vargje tė cituar mė lart tė Nostradamusit, se ai do tė «vijė, i keq, i ashpėr dhe i paskrupullt, duke e tiranizuar Mesopotaminė...??!»
Nė analizė tė lirė, etapat e depėrtimit tė «Mbretėrisė Arabe» Nostradamusi e parathotė kėshtu: Do tė filloj nga Palestina, Mesopotamia, dhe Arabia Saudite, pėrmes tėrė Afrikės Veriore, prej Egjiptit e gjer nė Maroko. Mė tej zgjėrimi do tė vazhdojė pėrmes Gadishullit Pirinej, Apenin dhe Ballkanik. Se sa do tė zgjasė dhe kur do tė fillojė ky invadim, nuk dihet sktėsisht edhe pse disa studiues mundohen ta deshifrojnė kohėn e mundshme tė fillimit tė saj.
Edhe njė kuatran tejet i qartė:
Forca e madhe qė e urren kryqin
Nė ndėrmjetlumė do ta ngrisė kokėn
Dhe lumin do ta kalojnė njėsitet e shpejta.

Me lumin nė kėto vargje ka mundėsi tė nėnkuptohet Deti mesdhe.D.m.th invadimi do tė fillonte nga njė breg, ndėrmjet lumit (detit) qė ndan bregun tjetėr tė saj.
Shpėtimin nga sundimi arab dhe invadimi Islam e sheh nga:
Gjaku trojan jetėn do ta japė
Zemrės germane qė do tė ngrihet e fortė
Fisin arab ashpėr do ta pėrndjekė
Duke i kthyer kishės vendin meritor.

Nėse i vrojtojmė dhe i analizojmė kėto dhe shumė vargje tė tjera me vėmendje, mund tė hasim nė dy supozime logjike:
1. I tėrė ky invadim i pėrshkruar dhe parathėnė qartė , veē ka ndodhur mė parė dhe ajo na ėshtė e njohur nga historia;
2. Supozimi tjetėr, paksa mė brengosės, do tė ishte se mjaft tė dhėna tė tjera pėrshkruese dhe situata momentale nė shtete tė tanishme arabe, mė tepėr flasin se njė invadim i tillė ende nuk ka ndodhur dhe pritet tė ndodhė nė njė tė ardhme tė afėrt.
1. Nėse e shfletojmė historinė, atėherė do tė shohim se invadimi mė i madh arab veē ka ndodhur nė shekullin XVII, si nė aspektin e dėpėrtimit fetar, ashtu edhe nė ate ushtarak. Jo vetėm qė muslimanėt nė kėtė shekul kanė fituar tė drejtėn e votės nė Indi, por ushtarakisht kishin dėpėrtuar, pėrveq nė 2/3 e sipėrfaqes sė kontinentit tė Afrikės, edhe nė brigjet e Danubit duke sunduar gjysmė shekulli. Marshimet e tyre fitimtare aq e kanė pasur ndikim nė mbretėrinė Austro-Hungareze, saqė ripėrtėrirja e saj ėshtė dashur tė pritej dy shekujt e ardhshėm. Edhe dominimi e kulturės arabe, tė pėrshkruar nga Nostra-damusi, kishte ndodhur nė kėtė periodė. Na ėshtė e njohur mirė pėrkthimi i 1001 netėve, qė shkaktoi pasion tė madh tek shkrimtarėt dhe letėrsia evropiane e asaj kohe. Rrallė mund tė gjendej ndonjė shkrimtar i shekullit XVIII qė nuk ishte nėn ndikimin e letėrsisė dhe kulturės persiane. Ja si pėrshkruhet njė ndikim nė planin kulturor tė invadimit arab dhe Islamit tek krijuesit evropianė:
Nė perėndim, i nderuari Libiani krenar
Kur librave arabe francezi t'i rreket
Punės letrare ai mjeshtėr i rrahur
Fjalėt arabe nė pėrkthim do t'i shndėrojė.

Edhe njė konstatim qė shpie nė favor tė hipotezės se invadimi arab nė fakt veē ka filluar. Evropa e sotme dhe metropolet e saj dita mė ditė mbushen me banorė azilantė arabė tė fesė muslimane nga Lindja, dhe kudo ėshtė prezente ndikimi i tyre i madh. Qyteti mė i madh musliman konsiderohet Parisi.
Kush ka mudur tė paramendojė se nė qendrat mė tė mėdha tė krishterizmit evropian do tė ngriten xhamitė nga ato mė tė pėrsosura dhe me arkitekturė mė bashkėkohore? A nuk ėshtė dukuri e shpeshtė qė shumė personalitete tė shquara tė jetės kulturore, ekonomike, politike dhe shkencore tė botės, tė ashtuquajtur bashkėkohorė, masovikisht pranojnė Islamin si fe tė tyre? Kjo brengosje veē ka filluar nė Evropėn e sotme.
2. Mjaft mėnyra tė mundshme tė fillimit, shenjat konkrete paralajmėruese, dhe pėrshkrimi zhvillimit tė vetė rrjedhės sė kėtij invadimi nga ana e Nostradamusit, flasinė qartė se ato kanė tė bėjnė me tė ardhmen e afėrt. Pėrveē rrethanave tjera qė pėrmenden si tė pandodhura gjer mė tani dhe qė shkojnė nė favor tė kėtij supozimi, duhet ta kemi pėr bazė edhe situatėn e tanishme pėrherė konfliktuoze nė Lindjen e Mesme dhe viset tjera arabe. Konfliktet dhe tendencat e bashkimit tė shteteve araba , forcimi gjithnė mė i madh ekonomik dhe ushtarak i disave prej tyre, lufta e gjatė dhe e drejtė e popullit palestinez pėr pavarsi nga pushtimi izraelit, dhe pse jo, edhe situata e krijuar pas sulmit terrorist nė SHBA, e cila globin tokėsor ka filluar ta ndajė, nė mes tjerash, edhe me urrejtjen ndėrfetare (ISLAMIT dhe KRISHTĖRIZMIT), atėherė me tė vėrtet nuk kishim dėshiruar qė parathėniet e Nostradamusit tė ndodhin nė realitet edhe pėrmes invadimit ushtarak. Nostradamusi ka edhe shumė gabime nė parathėniet e veta, e ne le tė shpresojmė se gabimi i tij mė i madh do tė jetė pikėrisht ky.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė