Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-12-05, 11:17   #31
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim

Kurbeti shoke,kurbeti!
Kush vete e mbeti mbeti!

Cajupi

Me u kujtuan keto fjalle madhore te Cajupit dhe nuk munda dote te mbaje emocionet qe me erdhen si rrefe ne koke diku ne dhomen e hotelit ne nje vende pitoresk te Zvicres.
Disi u mundova te i largoje truri rruget e pafund qe na katandisen ane e mbane botes per te nxjere kafshaten e bukes,por kote.
Dikur isha ne kerkim te nje shoku me te cilin deshiroja te kaloj kohen e lire,te qajme hallet,po edhe te qajme sebashku per tragjedin qe ne ka godat.Athere kur nuk me shkonte ndermend se nje dite ne cdo skaj rrugice do te flitet edhe shqip.
Po ai malle i athershem te takoje nje shqiptare po qofte edhe me qindra kilometra large,tani me eshte shendru ne dhimbje.
Ne cdo skaje te keti shteti te vogel shkrihet gjaku dhe gjuha jone e embel,derdhet djersa e kurbetlinjve.Kurbeti per cdo dite i rremben popullit bijat dhe bijte me te mire.
Ketu aty nuk me pushojne lotet.O Zote!Si u be qe ne logjikes te i japim formen e nje egzodi tani vullnetare te pa pare?.
Ku shkojne keto vajza te reja?.Ku shkojne keto dejlmosha te ri?.Perderisa une isha i zhytur ne mendime,Agimi nje i ri nga Peja nxori nga kuleta fotografin e te fejuares.Cfare bukurije prej shqiptari!Vete fotografija te jepte pamjen e nje ikone mahnitese qe me u duk se perkrah Agimit do te qendroje nje fytyre bukurie e rralle qe kure nuk do te reflektoje rruget e Pejes. Edhe pse akoma ne moshe shume te re,rrudhat e kurbetit i duken shume kjarte,po aq sa edhe te mijat qe karakterizojne moshen qe kam dhe vuajtjet e Kurbetit.
Perderisa pergezoja Agimin per martesen e planifikuar ne fillim te Janarit,edhe me thelle u zhyta ne mendime pse kjo vajze te ndaje fatin e shum gurbetlinjve dhe te endet bulevardeve si shume vajza te tjera shqiptare ne te gjithe rrozullin toksore,dhe te mplaket me heret se moti?!.

Ne moment me u kujtu rrefimi i nje mikes time e cila ne kerkim te krijoje balladen e dashuris dhe jetes s`lumtur bashkeshortore,ndeshet me fatkeqsit dhe menyren e te pershtaturit diku large truallit eme,dhe large te dashurve te saje.Per te qen dhimbja edhe me e madhe e vecanta e kesaj shqiptarje perputhet me fatin e shume bijave shqiptare te cilat as te ndara e as te divorcuara,disa nga keto edhe nena po si mikja ne fjale,ndeshen me pengesa per te u siguru femive kafshaten e bukes duke kry pune nga me te rendat vetem per te mbijetu me femit.
Po a eshte ky evolim i qarte i mentalitetit tone?!.Nuk e di!.Ndoshta pse une i perkes gjenerates ku edukata ka qene ne frymzim me rrjedhojat e ruajtjes mentalitetit familjare dhe kombetare.

Sa i menqur u bera,cmenduri!Kure as une vete nuk mundem me te dalloje mentalitetin tim me ato te naturalizuar nga te huajte.Dhe keshtu,dite e per cdo dite na lindin femi ne trruall te huaje,mbesa e niper,e keto do te harojne fjalet e te madhit Naimit "Me e embel eshte toka ku te ka rene koka".................
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante