Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-12-07, 10:41   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Si e helmuan nė Peruxha tė Italisė Ismail Qemalin.

Ditari i Ismail Qemalit ; Kur shpalla Pavarsin e memedheut tim

Kur festa mbaron, nis kurioziteti pėr tė kuptuar.
Ēfarė ndodhi vėrtet 95 vite tė shkuara me prapaskenat qė sollėn skenėn?


Ato mbeten tė vetmet qė tė informojnė saktėsisht mbi ngjarjen, e cila me kohė shėmbėllen mė tepėr me kohėn kur ti jeton, sesa me kohėn nė tė cilėn ka ndodhur.

Libri i kujtimeve i vetė Ismail Qemalit tė ndih nė njė ēast tė tillė, mbarsur me emocionalitet dhe racionalitet informacionesh kundėrthėnėse. Pėrsėpari, ti zbulon a ishte Ismail Qemali njė aksident historik dhe ē‘rrethana e prodhuan atė?

"Linda nė Vlorė mė 24 janar 1844, qytet shqiptar, ku shumė vite mė vonė do tė shpallja pavarėsinė e mėmėdheut tim". Nisin kėshtu kujtimet e tij, qė vijojnė me rritjen dhe shkollimin, ndalen pėr tė shpjeguar: "...kur rikujtoj vitet e rinisė sime e tė studimeve tė mia, bindem se ekziston njėfarė varėsie ndėrmjet mjediseve fillestare dhe fatit qė e ndjek secilin nga ne, megjithėse do tė ishte shume e vėshtirė pėr tė pėrcaktuar ligjin qė e sundon kėtė lidhje. Kush mund tė thotė nėse ėshtė mjedisi ai qė e formon fatin tonė, apo nėse mjedisi ėshtė krijuar si kusht pėr fatin tonė tė ardhshėm"?

Njė prej angazhimeve fillestare tė tij ishte publicistika dhe zgjodhi tė shkruajė nėn njė emėr tė huaj, kur iu desh tė mbronte mikun dhe mandej mentarin e tij, qė me kohė u bė dy herė Kryeministėr i perandorisė otomane, Mit‘hat Pashėn. Por koha mė interesante dhe mė e rėndėsishme e jetės sė Ismail Qemalit, e regjistruar nė kėtė vėllim, u pėrgjigjet atyre kohėrave tė bukura tė diplomacisė sekrete.

Ismail Qemali rrėfen nė vetė tė parė miqėsinė me Gordon kinezin, lidhjet me dhjetėra burra shteti evropianė, njohjen me qindra personalitete, pėrvojėn e jetuar intensivisht, qė i kishte dhėnė rastin tė hulumtonte mbi shkaqet e politikės sė gjysmė duzine fuqish tė mėdha. Ky ishte burri me vizion realist qė kur ndodhej i internuar nė vitin 1892 nga Sulltani, i shkruante po Sulltanit: "Nė ēėshtjet shtetėrore, ai qė drejton politikėn dhe qė pėrcakton sjelljen, ėshtė interesi".

Ismail Qemali ishte mendimtar dhe politikan. Kurioziteti e kishte shtyrė tė shkonte pėrtej, pėr ta rikthyer me mė pak ėndrra, por pa e bėrė kurrė cinik dhe indiferent, as pėrkundėr hipokrizisė sė prodhuar nga burrat e shtetit tė Perėndimit: "Liberalėt e Evropės Perėndimore mė ngjajnė me trashėgimtarėt e njė pasurie tė madhe, qė shqetėsohen vetėm tė kėnaqen me pasuritė e mbledhura me mundime e sakrifica nga paraardhėsit e tyre. Nė kėto vende, liberalizmi ėshtė etiketa e njė partie, ose njė mjet pėr tė arritur nė pushtet. Por nė vendet autokratike tė Lindjes, liberalizmi ėshtė i rrethuar me rreziqe e fatkeqėsi tė rėnda. Asnjėherė nuk ndihmon njeri pėr tė marrė pushtetin, por ata qė kanė kėto ide, rrezikojnė tė humbasin pozitėn e deri jetėn", shkruan ai.

Tek lexon kujtimet, nuk arrin tė imagjinosh se si mund t‘ia dalė njė njeri i vetėm mes mijėra paranojave, ku s‘mund tė bastosh nė ishin mė shumė nga brenda, apo nga jashtė. Intriga dhe skenarė, qė nuk kėrkojnė aq diplomatin, sesa prestigjatorin. Fatkeqėsisht shkrimi nuk tė lė tė kuptosh shumė, pėrveēse tė paramendosh momentet e monologut, ēastet e dėshpėrimit, kur ka thirrur mesvetes: "Mjaft! Nuk ia vlen, nuk mė bėhet vonė"!

Ismail Qemali flet pak pėr tė gjithė ata qė donin ta diskreditonin, pėr tymnajėn e marrėveshjeve tė fshehta, se po shiste Shqipėrinė (cilėn Shqipėri? Askush nuk e njihte nė atė kohė si shtet) apo intrigat e oborreve shqiptare qė donin nė pushtet secili njeriun e vet, ndėrsa ai nuk i pėrkiste ndonjė oborri. Ishte shumė zotėri pėr tė folur.

Kujtimet e tij nuk mbyllen me mllef, por me kėto fjalė: "Jam i bindur se njė akt drejtėsie i dhėnė pėr shqiptarėt do tė jetė i dobishėm jo vetėm pėr ne vetė, por edhe pėr tė gjithė ata qė kanė kėrkuar zgjerimin e tyre me shkatėrrimin tonė. Rindėrtimi i bllokut ballkanik dhe garancia e pavarėsisė sė tij do tė jetė njė nga faktorėt mė tė fuqishėm pėr paqen e Evropės Lindore dhe tė botės. Kjo ndėrtesė ballkanike mund tė forcohet vetėm me forcimin e Shqipėrisė, qė pėrbėn kolonėn e katėrt qė e mban".


Fullerton shkruan nė parathėnie: "Burri i vjetėr i shtetit u nis nga Parisi, duke lėnė nė duart e zoti Story, kujtimet e tij tė papėrfunduara. Ato janė njė bulėz e jetės sė tij, sikurse dhe vendi, pėr tė cilin nuk kurseu asgjė dhe sakrifikoi shumėēka". Nė botimet shqip dhe italisht, Renzo Falaschi ėshtė kujdesur tė hedhė nė letėr njė shtojcė plotėsuese, qė gjithsesi mbetet subjektive pėr t‘u pranuar me gjithsej. Pėr shembull ai citon letrėn e fundit, tre ditė para vdekjes sė Ismail Qemalit, tė zhgėnjyer nga tė gjitha dhe tė gjithė, teksa shkruan: "Shpresa ime e fundit janė zotėrinjtė e opingės". Apo rrėfen vitet e fundit tė jetės, kur Ismail Qemalin e torturonte gjendja tejet e keqe financiare. Si njė njeri i paaftė t‘u jepte rėndėsi parave, pati njė pleqėri nė varfėri. Vdiq nė janar 1919, nė Perugia, ndėrsa kishte dalė nė njė konferencė pėr shtyp para gazetarėve. Nė shkurt i sollėn trupin nė Vlorė. 7 vjet pasi ngriti flamurin nė qytetin e tij, nė ceremoninė mortore nuk u lejua nga italianėt asnjė flamur, veē atij qė mbulonte arkėmortin. "Jeta e Ismail Qemalit, nga pikėpamja estetike, ishte njė falimentim, madje njė falimentim melankolik", shkruan nė parathėnie Fullerton. "Nė tė vėrtetė, pak njerėz e bėjnė historinė. Gjithė tė tjerėt e pėsojnė", shkruan nė pasthėnie Falaschi.

* Libri "Kujtimet e Ismail Qemal Vlorės" ėshtė botuar nė Londėr nė vitin 1920 nga "Sommerville Story" dhe nė Tiranė nga shtėpia botuese "Toena", nė vitin 1997 /G. Shqip/


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė