Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-07-06, 12:18   #2
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

SAMI FRASHĖRI DHE KĀMŪS AL-A'LĀM
Dijetari i madh dhe ideologu i shquar i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare Sami Frashėri, u lind nė katundin Frashėr tė Shqipėrisė nė qershor tė vitit 1850. Mėsimet e para Samiu i nxuri nė Frashėr nga muderrizi Mahmut Efendi Tetova. Nė moshėn nėntėvjeēare i vdiq i ati, e dy vjet mė vonė, pra mė 1861 edhe e ėma. Tė mbetur kėshtu, pa prindėr, pėr tė dhe pėr tėrė familjen (gjithsej ishin gjashtė vėllezėr dhe dy motra), sipas traditės shqiptare, duhej tė kujdesej vėllai mė i madh, Abdyli. Meqė Frashėri, vend malor, Abdyli nuk shihte ndonjė perspektivė tė madhe aty, prandaj, pėr t'ua mundėsuar shkollimin vėllezėrve tė tij, mė tė vegjėl dhe pėr tė krijuar kushte mė tė mira, vendosi tė transferojė familjen nė Janinė, kryeqytet i vilajetit tė atėhershėm.
Posa u vendosėn nė Janinė nė vitin 1861, Samiu, krahas mėsimit tė turqishtes, arabishtes dhe persishtes te muderrizi Jakup Efendiu, bashkė me tė vėllanė, Naimin, u regjistrua nė gjimnazin e njohur Zosimea, tė cilin e mbaroi para kohe; pėr shtatė vjet nė vend pėr tetėsa ishte paraparė, gjė qė tregon forcėn intelektuale tė tij. E mbaroi mė 1868 qė e dėshmon edhe diploma e cila mban datėn e 14 korrikut tė kėtij viti , e jo mė 1871, siē e marrin disa. Samiu kėtu kishte mėsuar edhe njohuri tė reja: greqishten e vjetėr dhe tė renė, frengjishten, italishten, latinishten, pastaj, gjeografinė, historinė, matematikėn, kozmografinė, historinė e natyrės dhe anatominė.
I pajisur kėshtu me njė kulturė tė Lindjes, nga njėra anė, dhe tė Perėndimit, nga ana tjetėr, tre vjet pas mbarimit tė gjimnazit, shkoi nė Stamboll, nė kryeqendrėn e Perandorisė Osmane, ku do tė vazhdojė punėn e tij krijuese plot 33 vjet, deri nė vdekje, nė qershor tė vitit 1904. Kur erdhi nė Stamboll Samiu nuk i kishte mė shumė se 21 vjet; i ri pėr nga mosha, por i pjekur dhe i ngritur pėr nga dituria, pa u menduar shumė, ia nisi punės pėr tė botuar pas njė viti veprėn e tij tė parė dhe njėherėsh romanin e parė nė letėrsinė turke "Taa½½uk-i Talat ve Fitnat” .
Sami Frashėri shkroi shumė, mbi 60 vepra: shqip, turqisht, arabisht, persisht, disa prej tyre me shumė vėllime . Pastaj, revistat “Aile” (Familja) dhe “Hafta” (Java), revistat mė serioze tė kohės, ishin kryekėput tė tijat, po edhe nė gazetat e tjera tė kohės artikujt e Samiut zinin vendin kryesor.
Veprimtaria e Samiut ėshtė e shumanėshme, vėllimore, por ē'ėshtė mė e rėndėsishme, cilėsore, origjinale dhe gjithnjė aktuale. Veprat e tij nė gjuhėn shqipe, pa pretendim se do t'i pėrmendim tė gjitha, nė krahasim me veprat qė i shkroi nė gjuhėn turke, janė tė pakta, mirėpo kėtu Samiu i preku ēėshtjet mė tė ndieshme, mė tė domosdoshme dhe mė me interes pėr popullin shqiptar: hartoi alfabetin shqip, shkroi gramatikėn shqipe, siē e quan ai, “Shkronjėtore e gjuhėsė shqip” , qė kishte rėndėsi jo vetėm shkencore, por edhe mė gjerė. Pastaj shkroi veprėn, ose mė mirė tė themi kryeveprėn e veprave shqip “Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė dhe ē'do tė bėhet” ? Sa i kthjelltė, ēfarė force intelektuale dhe sa largpamės ka qenė Samiu, pa dyshim, mund tė shihet nė kėtė vepėr, ku para njėqind e sa vjetėsh i shtron pikėpamjet e veta pėr njė shtet tė fortė, demokratik dhe tė organizuar shqiptar.
Ndėrkaq, nė veprėn nė gjuhėn turke Samiu, thuajse nuk la fushė tė shkencės pa e shkelur, nė shumė prej tyre ishte edhe pioner. Shkroi vepra letrare, filologjike, linguistike, dialektologjike, islamologjike, didaktike, leksikologjike etj . Sa pėr kuriozitet po i pėrmendim vetėm veprat nga fusha e leksikologjisė, ku hartoi fjalorėt: Frengjisht-turqisht me afėr 50 mijė fjalė; Turqisht-frengjisht me afėr 35 mijė fjalė; Arabisht-turqisht ; Fjalori i gjuhės turke me 1575 faqe, me afėr 45 mijė fjalė, i punuar me njė metodologji bashkėkohore; jep etimologjinė e fjalėve, llojin e fjalėve (emėr, mbiemėr, folje etj.), kuptimet e fjalėve sipas rėndėsisė sė tyre (1,2,3 etj.), frazeologjizmat, kuptimet figurative, pėrdor shenjat diakritike pėr shkronjat arabe - osmane, tė cilat nė gjuhėn turke kanė mundėsi tė lexohen nė disa mėnyra, i vokalizon fjalėt qė kanė mundėsi tė lexohen nė mėnyra tė ndryshme etj. Ky ėshtė fjalor normativ i gjuhės sė atėhershme turke dhe do tė shėrbejė si bazė pėr shumė fjalorė tė mėvonshėm. Nė kėtė fushė Samiu fitoi famė tė madhe. Megjithatė, vepra e cila e bėri Samiun shkencėtar nė suaza ndėrkombėtare; vepra e cila e kishte shty tė shėtisė bibliotekat e shumta tė kohės dhe tė gjurmojė edhe librat tė cilėt i kishte mbuluar pluhuri; vepra e cila e kishte lodhur mė sė shumti, pa dyshim ėshtė:
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė