Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-03-08, 23:42   #19
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ahmet Agush Kabashi

Ahmet Agush Kabashi (1913-1954) - antikomunist i pėrbetuar Ahmet Agush Kabashi ishte antikomunist i pėrbetuar, luftėtar i radhėve tė para tė ēetave balliste qė iu kundėrvuan forcave ēetniko – partizane nė vitin 1944/1945 nė Anamoravė. Kuadėr angloamerikan i pėrgatitur nė shtetet perėndimore, pjesėtar i grupit tė Hamit Matjanit nė desantimet nga ajri e deti, kundėr regjimit komunist nė Shqipėri (1950/1953).



Ahmeti u rrit e u burrėruar nėn ndikimin e trimėrive, heroizmave tė tė parėve tė tij, si: Adem e Mustafė Kabashi, luftėtarė tė shquar nė luftėn e 1910-ės, si: Hasan Brahim Kabashi, Hamdi Nezir Kabashi, Rexhep Agush Kabashi etj. luftėtarė tė njohur pėr ēlirimin kombėtar. Pėr shkak tė bėmave tė familjarėve tė tij kundėr pushtetit turk dhe mė vonė atij serb, familja e Ahmetit ishte nėn kėrcėnimin e pėrhershėm tė regjimeve tė pėrmendura, prandaj ai detyrohet qė tė largohet familjarisht nga Kosova, herėn e parė shkoi nė Turqi, pastaj nė Shqipėri, nė fshatin Dramanec afėr Fierit. Me kapitullimin e mbretėrisė jugosllave nė vitin 1941, Ahmeti kthehet nė Kosovė dhe vendoset nė Pėrlepnicė, fshat afėr Gjilanit, sepse Kabashi, vendlindja e tij, aso kohe ishte nėn okupimin bullgar. Gjatė qėndrimit nė Gjilan me qėllim tė mbrojtjes sė popullatės nė territoret nėn okupimin bullgar dhe njėsive partizane nė Malet e Karadakut nė bashkėpunim me kushėririn Hasan Brahim Kabashin, Hamdi Nezir Kabashin, tė vėllain Rexhepin, Hysen Terpezėn, Hasan Remnikun, Isė Seferin, etj. formuan formacione vullnetare qė e mbanin nėn kontroll rajonin e pėrmendur. Shtator 1944, Ahmeti me familje vendoset nė Kabash. Po atė vit, nėntor 1944, pas depėrtimit tė brigadave ēetniko- partizane nė fshat (Kabash), nė mesin e tyre edhe dy brigada partizane tė Enver Hoxhės, Ahmeti me tė vėllain Rexhepin, kushėrinjtė Hasanin e Hamdiun dolėn nė mal. Formacionet balliste, tė cilat pas ardhjes sė partizanėve nė pushtet, me tė madhe iu bashkuan edhe shumė patriot tė tjerė tė fshatrave tė Anamoravės, nė bazė tė vendimit qė u mor nė mbledhjen e mbajtur mė 15 -16 gusht 1945, nė Kopliaēė u formuan 5 Batalione. Ahmeti bėn pjesė nė mesin e luftėtarėve mė tė spikatur tė Batalionit tė Parė qė vepronte nė Anamoravė 1944/1945/. Komandanti i Batalionit, Hasan Kabashi e kishte krah tė fortė tė armės. Ahmeti ishte i guximshėm, i vendosur dhe i shkathėt nė pėrdorimin e pushkės. Nė tė gjitha aksionet, edhe nė ato mė tė rrezikshmet, siē ishte sulmi me 2 dhjetor 1944 pėr ēlirimin e Ferizajt, pėrleshja me forcat e UDB-es nė malet e Kopilaēės etj., ai pėrkundėr dėshirės sė komandantit dhe zėvendės komandantit (kėta donin ta kurseni) nuk ndahej, po gjithmonė ishte pranė tyre. Gjithnjė armikut i qėndronte ballė pėr ballė dhe nė kėmbė. Pėr Ahmetin, karakterin e tij tė fortė, kish fol vet komandanti i forcave balliste pėr Anėn e Karadakut z. Hysen Tėrpeza: “Me rastin e vizitės qė ia bėmė bashkė me vėllain Agushin nė Tėrpezė, nė odėn e tij, ku priste njerėz gjithandej Kosovės (1999)” - tregon djali i Ahmetit, Habibi: “Kur mori vesh se jem djem tė Ahmet Kabashit, baca Hysen u ēua nė kėmbė dhe na mori ngryk dy herė, duke thėnė”: “Ahmeti ishte trim i vėrtetė, besnik dhe ushtar i zoti.”

Mė 28 nėntor 1945 Ahmeti me ballistėt e Batalionit tė Parė e kalon kufirin maqedonas nė Kranjė. Pėr njė kohė qėndron nė Greqi dhe mė vonė me kushėririn e parė, Brahimin vendoset nė Gjermani. Nė Gjermani nėn mbikėqyrjen e oficerėve tė forcave anglo-amerikane aftėsohet pėr tė kryer veprime luftarake, desantime nga ajri etj. Nė nėntor tė vitit 1950, pas desantit nė Shqipėri, arrin disi tė shpėtojnė nga njėsitė ushtarake shqiptare, tė cilat me kohė ishin tė informuar nga agjenti anglez Kim Filbi pėr aksionin e ndėrmarr. Ahmeti, me kushėririn Shaqirin dhe Beqir Bajgorėn nga Bajgorja e kalojnė kufirin shqiptar dhe ilegalisht kthehen nė Kabash (Kosovė). Me kėtė rast Ahmeti takohet me nėnėn, gruan djemtė dhe nipat. Pas njė pushimi disa ditėsh nė shtėpinė e Xhemajl Aziz Kabashit, Ahmeti me shokė e kalojnė kufirin maqedonas nė kėmbė dhe dalin nė Greqi.

Nė desantimin e dytė apo tretė, mė 29 janar 1953, ra nė grackėn e Sigurimit Shqiptar e realizuar me ndihmėn e KGB-ės qė merrte informata prej super - spiunit anglez, Kim Filbi dhe me dt. 13 prill 1954 Gjykata e Lartė Ushtarake /Republika e Shqipėrisė/ nė bazė tė nenit 64 e 75 K.P e dėnon me vdekje – pushkatim dhe po atij vit ekzekutohet. Pėrkundėr hulumtimeve tė djalit Habibit dhe kushėririt Shaqirit, i cili kish desantuar bashkė me Ahmetin nė territorin e Shqipėrisė, varri nuk iu gjet. Ahmeti ishte nė grupin e Hamit Matjanit. “Pėr Hamit Matjanin, baba Ahmet – trgon Habib Agushi - u kish fol shokėve para desantimit tė fundit se, pėr udhėheqės tė grupit kemi njė personalitet tė fuqishėm, njė strateg tė shkėlqyeshėm dhe trim.”
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė