Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-07-07, 16:09   #5
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

43 punonjėsit e administratės dhe 34 pronarėt e pushkatuar e dėnuar

Pjesa mė e madhe e tyre, tė arsimuar jashtė u dėnuan me akuzėn si antikomunistė. Po kaq tragjik ėshtė edhe situata nė listat e pronarėve dhe tregtarėve. Mes tyre janė 8 tė pushkatuar, 7 tė vdekur nė burg dhe 19 tė dėnuar. Akuzat mė tė zakonshme mes tregtarėve janė agjitacion e propagandė dhe pjesėtarė nė incidentin e ndodhur nė ambasadėn sovjetike.
Viti i I
Sipas qarkores sė datės 20.12.1944 konsideroheshin kriminelė lufte; Inspiratorėt, organizatorėt, ata qė kanė dhėnė urdhra si dhe ndihmesat dhe ekzekutorėt… pronarėt ose drejtuesit e sipėrmarrjeve nė Shqipėri dhe nė vendet e okupatorit, kryetarėt dhe anėtarėt e regjencės, kryetarėt dhe anėtarėt e Qeverive, tė dhomės koperative dhe tė asamblesė kuislinge tė Tiranės, organizatorėt dhe inspiratorėt e organizatave tradhtare mercenare, ushtria, milicia fashiste, Balli Kombėtar, Komanda e rinisė, Xhandarmėria, Legaliteti, Divizioni SS. Skanderbeg, ata qė janė bėrė vegla tė propagandės armike si agjitatorėt, propagandistėt dhe publicistėt… Nisur nga reformat e para tė komunizmit nė Shqipėri, grupi i nacionalistėve filloi tė kundėrshtojė hapur atė ēka po ndodhte. Tabloja e qartė qė u paraqitej ishte centralizim i pushtetit nė duart e komunistėve. Tė parėt qė u vunė nė veprim pėr tė ndaluar kėto reforma me mėnyra demokratike, ishin grupi i deputetėve. Mė pas ata hynė nė histori, sepse u ekzekutuan si kundėrshtarė tė diktaturės. Paralel me ta vepronte dhe grupi i rezistencės me Sami Qeribashin, Musine Kokalarin, Qenan Dibrėn, Profi Ēokėn… dhe tė gjitha kėto u shkrinė dhe u bashkuan nė lidhjen Bashkimi Demokrat. Ata kėrkuan shtyrjen e afatit tė zgjedhjeve dhe pranimin e vėzhguesve tė huaj. Por lėvizja e tyre shpejt u bė pre e asgjėsimit. Nė librin e Tomorr Alikos, “Genocidi mbi elitėn intelektuale tė kombit shqiptar”, gjejmė nė listėn e dėnimeve tė administratės disa deputetė tė parlamenteve shqiptare ndėr vite. Deputetėt e 1945, Riza Dani, Hysen Shehu dhe Kol Kuqali u pushkatuan nė vitin 1947 si kundėrshtarė tė regjimit. Vendimi erdhi pas pėrplasjeve qė kishin nė seancat parlamentare me drejtuesit mė tė lartė komunistė. Pas saj do tė vinte vendimi i Byrosė Politike i datės 14 maj 1947, i firmosur nga Enver Hoxha, Nako Spiru, Hysni Kapo dhe Shefqet Peēi, ku urdhėrohej arrestimi i 10 deputetėve, qė me vendimin e datės 30 gusht 1947 dėnohen me vdekje dhe ekzekutohen. Veē tyre janė dhe deputetėt korēarė tė legjislacionit tė vitit 1921 dhe 1924, Kristo Krika dhe Kol Rrodhe, tė cilėt vdiqėn nė burg. Kristo Krika shkon nė SHBA pėr themelimin e kishės autoqefale shqiptare. Mė 1921 ai zgjidhet deputet i Korēės, ndėrsa tre vjet mė vonė konsull i Shqipėrisė nė Boston dhe Neė York. Deri mė 1944 ai ishte prefekt i Korēės. Pasi kreu 10 vjet nga dėnimi prej 20 vjetėsh, ai vdiq nė burgun e Burrelit. Kol Rrodhe, nga ana tjetėr ėshtė deputeti i parė i Korēės nė parlamentin e vitit 1924, por si pjesėmarrės nė grupimin Bashkimi Demokrat, ai arrestohet dhe dėnohet me 30 vjet burg. 1 vit pas dėnimit, vdes nė birucė. Shumica e tė dėnuarve tė administratės, kishin shėrbyer pėr vite me radhė nė shtet dhe kishin mbaruar studimet jashtė pėr administrim. Edhe ish-kryetari i bashkisė sė Tiranės, Abedin Nepravishta, ėshtė njė ndėr punonjėsit e administratės tė dėnuar. Ai u dėnua me 20 vjet burg dhe pas lirimit u internua familjarisht.
Pronarė
Me vendim tė frontit tė gjithė ata qė dėnoheshin pėr krime politike iu sekuestrohej pasuria. Kėtė fat patėn tė gjithė tregtarėt dhe pronarėt, tė cilėt ishin kundėrshtarė tė regjimit. Megjithatė kishte dhe raste si Ali Panariti qė u pushkatua pa gjyq. Shumica e tregtarėve u pėrfshinė nė skenarin e madh tė bombės nė ambasadėn sovjetike. Kėshtu, Reiz Selfo, Jonuz Kaceli, Haki Kodra, Thoma Katundi, Lluka Rankoviē u pushkatuan nė vitin 1951 pėr atentatin qė s’e bėnė kurrė. Pjesa tjetėr dėnohet me akuzėn armik i popullit dhe agjitacion propagandė. Ashtu sikurse ishte vendimi, shumė nga pronarėt vuajtėn edhe pėr moskallėzimin e pasurisė. Jonuz Shijaku, i cili u kap nė Selanik bashkė me tė vėllanė, u torturua nė mėnyrė ēnjerėzore deri sa dorėzoi 57.000 napolona floriri. Irakli Qirjakos pas dėnimit si kundėrshtar i regjimit iu konfiskua pasuria prej 20.000 napolona floriri dhe 7 dyqane me mallra tė ndryshme. Nė mes tė pronarėve ėshtė pėrfshirė dhe Mahmut Mėniku, i cili u angazhua nė frontin e opozitės sė parė Bashkimi Demokrat. Ai u dėnua me vdekje, por familja e tij vuajti gjatė gjithė regjimit. Djalin, Eqeremin, ia burgosėn pėr agjitacion e propagandė, ndėrsa fėmijėt e tyre shiheshin si tė deklasuar dhe s’mundėn tė bėnin pėrpara. Metodat e internimit ishin pjesė e shfrytėzimit dhe e riedukimit tė tė deklasuarve me frymėn e pushtetit popullor. Internimi ėshtė krijuar nė bazė tė dekret ligjės tė vitit 1949 dhe ėshtė ndryshuar mė vonė me dekretin e vitit 1954. Nė nenin 22 tė Kodit Penal tė vitit 1953 pėrcaktohet kėshtu masa e dėbimit; “Dėbimi ėshtė largimi i tė dėnuarit nga vendbanimi pėr njė kohė tė gjatė nga gjashtė muaj deri nė pesė vjet, me ndalim ose jo tė qėndrojė nė njė ose disa vende tė caktuara. Kur dėnimi jepet si dėnim plotėsues bashkė me dėnimin me heqje lirie, koha llogaritet nga dita e vuajtjes sė heqjes sė lirisė. E gjithė jeta e kėtyre njerėzve ka qenė e dhimbshme, luftė pėr mbijetesė, frikė se mos ndonjė e keqe mė e madhe mund t’i ndodhte.

vazhdon...
Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė