Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-10-05, 00:32   #1
xheti
 
Anėtarėsuar: 12-09-04
Vendndodhja: shipol
Postime: 93
xheti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek xheti Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek xheti Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek xheti
Gabim Veēoritė e muajit tė Ramazanit

Veēoritė e muajit tė Ramazanit


Ky muaj i bekuar ka shumė adhurime me tė cilat veēohet. Disa prej kėtyre adhurimeve janė tė veēanta vetėm pėr kėtė muaj e disa e arrijnė kėtė gradė tė lartė tė shpėrblimit pėr shkak se bėhen nė kėtė muaj.

Prej adhurimeve me tė cilat veēohet ky muaj janė:

1- Nė kėtė muaj ka zbritur Kur'ani i madhėrishėm.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

“Muaji i Ramadanit qė nė te (filloi tė) shpallet Kur'ani, qė ėshtė udhėrėfyes pėr njerėz dhe sqaruesi i rrugės sė drejtė dhe dallues (i tė vėrtetės nga gėnjeshtra).”. (El-Bekare: 185).

Ibn Kethiri [rahimehull-llah] thotė: “All-llahu i Lartėsuar lavdėron muajin e agjėrimit dhe e dallon nga muajt tjerė, duke e zgjedhur prej muajve, qė nė te ta zbret Kur'anin”. (“Tefsiri i Ibn Kethirit”, 1/ 221).

Muhamed Reshid Rida thotė: “Urtėsia nga veēimi i kėtij muajit me kėtė adhurim ėshtė pėr shkak se ėshtė muaji nė tė cilin ka zbritur Kur'ani. Nė te ėshtė derdhur udhėzimi i tė Mėshirshmit duke e dėrguar vulėn e Pejgamberėve, Muhammedin [alejhisselam], me mesazh tė pėrgjithshėm pėr mbarė njerėzimin dhe tė pėrhershėm deri nė fund tė kohės”. (“Tefsirul-Menar”, 2/ 158).

Ibn Sadi thotė: “Ėshtė muaj i Kur'anit, muaj madhėshtor, nė tė cilin muaj ju ka ardhur njė dhunti e madhe prej Zotit, e ajo dhunti ėshtė Kur'ani Fisnik, i cili pėrmbledh udhėzimin drejt intereseve tuaja fetare dhe tė kėsaj bote”. (“Tejsirul-Kerimir-Rahman”, 1/ 222- 223).

2- Nė kėtė muaj happen dyert e xhennetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe prangosen djajtė.

Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:



“Kur vjen Ramazani happen dyert e xhennetit, mbyllen dyert e zjarrit dhe prangosen djajtė”. (Buhariu dhe Muslimi).

Ebu Velid Baxhiu [rahimehull-llah] thotė: “Ka mundėsi qė ky hadith tė kuptohen tekstualisht, e kjo ėshtė sinjal pėr bereqetin e kėtij muajit dhe e mira tė cilėn e shpreson punėtori”. (“El-Munteka sherhul-Muveta”, 2/ 75).

Kadiu Ibnul-Arabiu thotė: “Happen dyert e xhennetit pėr tu shtuar shpresa dhe punėt e mira, pėr tu lidhur me te ambicjet dhe pėr tu mallėngjuar pėr te durimtarėt. Mbyllen dyert e xhehenemit pėr tu nėnēmuar djajtė, pėr tu pakėsuar mėkatet, pėr tu ballafaquar veprat e kėqija me veprat e mira, e tė eliminohet rruga e zjarrit”. (“Aridetul-Ahvedhi”, 3/ 198).

Kadi Ijad thotė: “Hapja e dyerve tė xhennetit dhe mbyllja e dyerve tė xhehenemit ėshtė shenjė e hyrjes se kėtij muajit dhe pozitės sė lartė qė e ka, po ashtu edhe prangosja e djajve, pėr tu penguar nga dėmtimi dhe mashtrimi i besimtarėve”. (“Ikmalul-Mualim”, 4/5).

3- All-llahu e veēoi kėtė muaj me obligimin e agjėrimit, vepėr e cila ėshtė me e mira, mė e vlefshmeja dhe ajo qė afron mė shumė te All-llahu [subhanehu ve teala]. Agjėrimi ėshtė shkak i flajes sė mėkateve dhe gabimeve.

Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:


“Kush e agjėron Ramazanin me besim dhe shpresim i falen mėkatet qė i ka bėrė mė herėt”. (Buhariu dhe Muslimi).

Ibn Battali thotė: domethėnė duke qenė i bindur se ėshtė obligim nga Zoti dhe se do tė fitojė shpėrblimin prej Tij pėr agjėrimin dhe namazin e teravisė, kurse fjala “me shpresim” domethėnė se duhet tė shpresoj shpėrblimin nga All-llahu dhe me agjėrimin e tij tė ketė pėr qėllim Fytyrėn e All-llahut”. (Komenti i Buhariut”, 4/ 21).

Tajbiu thotė: “Besimi se agjėrimi i kėtij muajit ėshtė me tė vėrtetė obligim, e mos ta bėjė agjėrimin nga frika ose turpi prej njerėzve, duke mos besuar se duhet madhėruar kėtė muaj. Shpresim domethėnė kėrkimi i shpėrblimit nga All-llahu, i cili ėshtė Bujar”. (Komenti i Mushakutl-Mesabih”, 4/ 137).

Munaviu thotė: “Nė kėtė hadith kemi tė bėjmė me vlerėn e Ramazanit dhe agjėrimit tė tij, dhe se me te fitohet falja, se besimi ėshtė vėrtetim dhe bindje, kurse shpresimi ėshtė kusht pėr tė fituar shpėrblimin dhe faljen gjatė agjėrimit tė Ramazanit. Andaj duhet sjellur me nijet tė pastėr me brendėsi tė kulluar, duke zbatuar urdhėrin e All-llahut dhe duke iu mbėshtetur premtimit tė Tij”. (Fejdul-Kadir”, 6/ 160).

4- Nė kėtė muaj ėshtė nata e Kadrit, e cila ėshtė mė e mirė se njė mijė muaj.

Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:

“U ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar. All-llahu ua ka obliguar agjėrimin e kėtij muaji. Nė kėtė muaj happen dyert e qiellit, mbyllen dyert e xhehenemit, lidhen nė pranga shejtanėt e inatosur. All-llahu nė kėtė muaj ka njė natė, e cila ėshtė mė e mirė se njė mijė muaj. Ai qė privohet nga tė mirat e kėsaj nate, ėshtė privuar nga ēdo e mirė”. (Nesaiu, sahih).

5- Nė kėtė muaj pranohen lutjet dhe lirohen njerėzit nga zjari.

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:

“All-llahu pėr ēdo ditė dhe natė liron njerėz nga zjarri dhe secili rob ka lutje tė pranuar”. (Ahmedi, sahih).

6- Umreja nė Ramazan vlen sa haxhxhi.

Ibn Abbasi [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] njė gruas nga Ensarėt i ka thėnė:

“Ēka tė pengon tė kryejsh haxhxhin me ne? Tha: kishim njė deve me tė cilėn bartnim ujė, mirėpo ate e mori filani dhe djali i tij, dmth burri dhe djali i saj, e na la vetėm njė deve me tė cilin bartim ujė.

Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha:

“Kur tė vjen muaji i Ramazanit, kryje umren gjatė kėtij muaji, sepse umreja gjatė kėtij muajit ėshtė sikurse haxhxhi”. E nė transmetimin tjetėr qėndron: “Umreja gjat Ramazanit vlen sa haxhxhi ose sa haxhxhi me mua”. (Buhariu dhe Muslimi).

Ibn Battali thotė: “Domethėnė ka shpėrblim sakur haxhxhi, kurse vlerat nuk mund tė kuptohen me shqisa, e All-llahu ia jep begatitė e veta kujt tė dėshiron”. (“Sherhul-Buhari”, 4/ 438).

Imam Neveviu thotė: “Domethėnė mer pozitėn e saj nė sevape, e jo se ajo vlen sa ajo nė ēdo gjė. Ashtuqė ai qė e ka obligim kryerjen e haxhxhit dhe e kryen umren nė Ramazan, nuk e lan nga borxhi i kryerjes sė haxhxhit”. (Sherhu sahihul-Muslimi”, 9/ 2).

Tajbiu thot: “Ngjajshmėri nė shpėrblim, sepse shpėrblimit i rritet vlera nga shkaku i kohės kur bėhet ajo vepėr e mirė”. (“Sherhu Mushkautl-Mesabih”, 5/ 219).


eselam alejkum




All-llahu xh.sh na ndihmoft me ber pun te mirea
Inshalla ne kit muaj nuk na shkon nata duke lujt bigjoz por duke lexu kuran
e dita duke eshiju agjerimin e jo duke e shiu gjumin


__________________
Njeriu ne realitet, eshte sikur zemra e vet
xheti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante