Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-02-07, 22:15   #2
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Thone se investimi i fundit qe keni bere per te permiresuar look-un tuaj ka te beje me rritjen e permasave te gjoksit me silikon...

E kam degjuar kete thashethem dhe e kam mirepritur, se fundja mire eshte kur dikutohesh. Por s'eshte aspak e vertete.

Ku ka ze nuk eshte pa gje, thuhet ne te tilla raste...

Nuk di c'te them. Ndoshta njerezit jane ngacmuar per te diskutuar permasat e gjoksit tim pasi une ne keto kohe e kam zbuluar me shume se me pare.

Pse pikerisht tani?

Sepse ne keto kohe me ka pelqyer te behem me trendy, me sensuale.

Me pare nuk jeni ndjere e tille?

Me pare nuk kisha shume kohe dhe mundesi te merresha me te tilla ndjesi, as t'i kushtoja kaq shume rendesi pamjes se jashtme. Bota ku kisha vendosur te hyja ishte shume e ashper dhe me duhej te luftoja shume per te zene vend ne ndonje cep te sajen. Deri para kater vjetesh, kur arrita te krijoj nje treg timin, une isha nje Rovena e panjohur, e pambrojtur qe me duhej te perballoja e vetme shume gjera. Isha 15 vjec, konviktore nga shkolla e mesme e gjuheve te huaja ne Elbasan, ne degen e frengjishtes, kur mora pjese ne Koncertin e Pranveres te 1996-es. E megjithate mora cmimin e trete me kengen e Edmond Rrapit.

Mire si per here te pare...

Sigurisht qe po, por sikur ta dini sa shume veshtiresi, sa shume gjera me eshte dashur te kapercej per ta shijuar ate cast.

C'lloj gjerash?

Te atij lloji, qe vetem nje konviktor do te mund t'i kuptonte me mire. Kur kompozitori (nga Elbasani) Edmond Rrapi me angazhoi me teatrin "Skampa", me duhej shpesh te dilja jashte rregullave te konviktit. Shpesh here mbetesha dhe pa rracionin e drekes ose te darkes, sepse me qellonte qe duhet te shkoja ne prova ne te njejtin orar qe hapej menca. Shoqet e mia nuk arrinin te me merrnin asgje sepse nuk lejohej qe ushqimi te futej ne dhome. Para nuk kisha shume ne keto kohe. Edhe pse merrja pjese ne shume koncerte te teatrit te Elbasanit, paguhesha shume pak. Pas dhjete koncerteve mora vetem 30 mije leke te vjetra. Nisa te kurseja para nga ato qe fitoja vete dhe ato qe me jepnin prinderit ne Fier dhe sajoja ndonje veshje qe me duhej per te dale ne skene. E kur erdhi koha qe do te shfaqesha dhe ne nje festival ne Tirane sigurisht qe do me duhej ta shtrengoja rripin edhe me shume.

Por nuk te doli keq. Ne Koncertin e Pranveres fitove nje cmim apo jo?

Fitova cmimin e trete, por dhe shume gjera te tjera. Te ishe mes njerezve qe me pare i kishe adhuruar permes ekranit ishte nje enderr e bukur. Te konkuroje me ta ishte mrekulli, ndaj nuk lija rast pa e falenderuar Alqi Boshnjakun qe me futi ne ate bote vetem pasi me kishte degjuar nje here ne "Skampa".

Ne nje fillim i mbare: nje vajze nga Fieri, nxenese si gjithe te tjerat ne Elbasan, qe bie ne sy dhe merr cmim qe ne konkurimin e pare. Pse thua qe ke ndjere shume berryla?

Ne fillim nuk kisha berryla, sepse askush nuk kishte frike nga nje anonime. Madje ne fillim ma vleresonin zerin, por menjehere pasi mora cmim me "Mashtrim qe nuk te vret" une ndjeva per here te pare syte zileqare dhe xhelozine e keqe. Megjithate nuk pata shume kohe te perballesha me te tjeret sepse pas nates se koncertit me duhej te kthesha serish ne dhomen time, ne konvikt.

Tashme si person VIP, apo jo?

Atje keshtu u ndjeva vertet. Njerezit me ndalonin ne rruge. Vajzat ne konvikt me kendonin kengen e festivalit. Djemte me ngacmonin me shume. Po me pelqente ndaj iu futa edhe me shume studimeve me qellimin qe te arrija te filloja nje fakultet, pra te kapja me cdo kusht Tiranen. Ishte nje vendim ky, qe ia vura edhe me fort vetes si qellim, pasi mora pjese edhe ne festivalin e madh ne RTVSH te po atij viti.

Shkoi mire dhe ai festival?

Jo kete here ndodhi e kunderta. Ato xhelozirat e vogla nuk kishin qene asgje ne krahasim me ate qe do te perjetoja ne ate festival.

Duket sikur te kane bere gjemen me kete qe thua...

Gjykojeni si te doni, por une nuk arrita te dal as ne naten finale sepse kompozitorin tim pothuajse e imponuan qe ta ndryshonte kengen ne momentet e fundit dhe kenga doli ne nje variant lere mos pyet. Kishte nje hile ne kete mes nga e cila une mesova se do te me duhej te perpiqesha vete dhe nisa te bej levizjet e mia.

Cilat ishin keto levizje?

Takova Luan Zhegun dhe i kerkova te kompozonte ndonje gje per mua.

Me duhej nje kompozitor i sukseshem, me status, permes te cilit te ngrija krye. Ai me premtoi, por edhe kete here fati nuk qe me mua.

Rremujat e '97-es m'i prene lidhjet me Tiranen. Une ne keto kohe isha ne vitin e fundit ne Elbasan dhe nuk kisha me mundesi te levizja. Keshtu Koncertin e Pranveres se atij vitit une do ta ndiqja nga televizori dhe mezi i kam mbajtur lotet kur degjoja qe Ledina Celo kendoi dhe fitoi cmimin e pare me kengen "Fal" qe Luan Zhegu e kishte nisur per mua.

U ndjeve keq qe ishe nga provinca dhe jo nga Tirana?

Jo. Here ia hidhja fajin luftes e here me hante inati qe nuk kisha rrethe te forte miqsh. Nuk me vinte aspak keq pse isha nga Fieri, por nervozohesha pse ne ato kohe me qelloi te isha pa asnje perkrahje. Im ate ishte ne Greqi ne ato vite, vella nuk kisha qe te mund te me shoqeronte. Une isha vajza me e madhe e shtepise prandaj...

Gjithsesi pas '97-es jeni pare serish ne festivale. Si u rikthyet?

Synova te kapja Tiranen qe te isha ne kontakte te aferta me gjithcka. Studiova shume dhe fitova te drejten qe te nisja studimet ne fakultetin juridik. Kur nisa te jetoja ne Tirane rrija ne ambjentet ku rrinin njerezit e artit, pija kafe me ata qe do te me duheshin per me vone.

Nxorret gje ne drite me kete "marifet"?

Sigurisht qe po. Kisha humbur "Kenget e Stines" se '97-es por nuk humba festivalin e madh te atij viti. Por kete here m'u desh t'i neshtrohesha me ndergjegje te plote ca kushteve: duhet te beja cfare me thoshin te paret e festivalit.

Cfare kerkuan ata?

Se s'duhej te refuzoja kur ata do te me thoshin: te kemi caktuar kete kenge e kete duhet ta pranosh. Mua me duhej te pranoja cfaredo qe te ishte sepse duhej te isha ne ate festival, qe kaloi ashtu si kaloi.

S'do kishte qene me mire te kishte kaluar pa marre pjese sesa me nje kenge qe as nuk mbahet mend?

Tani do te mendoja keshtu, por atehere nje festival me shume ne cv-ne time do te thoshte shume dhe me krijonte mundesi te krijoja me shume kontakte me njerezit e njohur.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė