Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-12-08, 03:30   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Flamuri shqiptar nga Skėnderbeu tek Ismail Qemali

Origjina e tij

Shqiponja ka qene dikur ne periudhen e Romes antike symbol I ketij shteti. Edhe sot te dy klubet e njohura te futbollit ne Rome si: Roma dhe Lacio mbajne perkatesisht simbole antike, nga ku I pari koken e ulkonjes se kapitalit dhe I dyti shqiponjen me krahe te hapur.
Si simbol I Romes shqiponja u perdor edhe nga strateget e saj si Kaj Mari, Luē Serg Katilina, Pompeu I madh, Ēezari, etj. Psh: ky I fundit perdorte si simbol te tij shqiponjen e arte te vendosur ne nje fushe te kuqe. Po keshtu veproi me stemen e Ēezarit edhe I nipi Oktavian Augusti, I cili u pasua me vone edhe nga Kostandini I madh. Me ndarjen e Perandorise Romake ne vitin 395 shqiponja u transformua me dy koka, duke simbolizuar njera Perandorine e Perendimit me qender Romen dhe tjetra Perandorine e Lindjes me qender Kostandinopojen (Bizantin). Nderkohe Perendimi u pushtua nga barbaret ne vitin 476 duke humbur traditat me te vyera te antikitetit, e bashke me to edhe simbolin e tij. Ndersa Lindja (Bizanti) vazhdoi te jetoje edhe per 10 shekuj te tjere duke ruajtur kete simbol qe vinte prej “qytetit te amshuar”, (Romes). Formen dhe ngjyrat e tij, flamuri Bizantin I mori gjate sundimit te Justinianit (527-562) Perandorit me origjine Ilire. Dukej se atij I pelqente qe dy kokat e Shqiponjes ti identifikonte me vetveten dhe te shoqen, Perandoreshen Teodora. Me vone me kalimin e kohes me ane te martesave dhe dhenies se privilegjeve, Bizanti ja dhuroi simbolin Perandorak fisnikerise se kombeve, qe ishin integruar ne kete Perandori shume kombeshe si: Princave Rumune, Bullgare, Gjermane, Ruse, Serbe, Greke, Shqiptare, etj.
Kjo eshte arsyeja qe kete simbol sot e perdorin nje dyzine popujsh e shtetesh, te cilat dikur kane patur kontakte kulturore me Bizantin. Nderkohe qe ai shfaqet si simbol I kishes Ortodokse, pasardhese e drejtperdrejte e Perandorise se Lindjes, Bizantit.
Flamuri Bizantin ruhet sot ne nje nga manastiret e malit te Shenjte (Athos) ne Greqi, ne ngjyrat e tij origjinale Shqiponjen e zeze me dy koka, te vendosur ne nje fushe te arte.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė