Titulli: Lajme nga ekonomia vendore dhe e jashtme !
Shell, gėrmime pėr naftė nė Shqipėri
Kompania e dytė mė e madhe nė botė nė fushėn e energjisė, kompania Shell, ėshtė pėrfshirė me 50% tė aksioneve nė kompanine kanadeze Petronamas pėr tė nisur nė mars shpimin pėr kėrkimin e naftės nė tre zona nė Shqipėri.
Planin e veprimit pėrfaqėsuesit e dy kompanive ia kanė prezantuar kryeministrit Sali Berisha, duke e njohur atė me eksplorimet qė do tė kryejnė me shpimin e puseve nė Juban tė Shkodres, nė Shpirag tė Beratit dhe nė Paper tė Elbasanit.
Nė fazėn e parė tė eksplorimit, kompania Shell do tė mobilizojė rreth gjysmėn e investimit prej 51 milionė dollarėsh, qė parashikohet tė ndėrmerret gjatė kėtij viti.
Vendimin pėr tu pėrfshirė nė kėtė projekt, kompania Shell e mori pas njė studimi nga i cili ka rezultuar se rezervat e naftės nė Shqipėri janė tė konsiderueshme dhe nė thellėsi jo shumė tė mėdha.
Kompania Shell informoi kryeministrin Berisha se ėshtė pėrgatitur pėr njė fazė tė dytė kėrkimesh deri nė 8 mijė metra nėn tokė, si dhe pėr nisjen e njė studimi sizmik tė zonės dhe dixhitalizimin e tė dhėnave, nė kuadrin e njė studimi rajonal qė po zhvillon kjo kompani.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|