Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-01-08, 23:03   #5
Pupi
 
Anėtarėsuar: 11-02-07
Postime: 2,518
Pupi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Sa i besojm SHPK - ės dhe TMK - ės

SHPK nuk ėshtė mbi ligjin

Shkruan: Blerim Kuēi

Institucionet e Kosovės, Ministria e Punėve tė Brendshme dhe Shėrbimi Policor i Kosovės janė mekanizma tė krijuar pas luftės pėr lirinė e Kosovės qė pėrfundoi nė vitin 1999 dhe si tė tilla janė institucione tė reja, derisa eksperienca e tyre ėshtė rreth tetė vjeēare. Filozofia bazike mbi tė cilėn janė ndėrtuar kėto institucione ėshtė filozofi demokratike e ofrimit tė shėrbimeve pėr qytetarėt e Kosovės sipas standardeve evropiane dhe Perėndimore. Pėr tė arritur pėrparim nė kėtė aspekt, vlerėsoj se ėshtė investuar mund, angazhim dhe financim i konsiderueshėm.

Shėrbimi Policor i Kosovės ėshtė njė ndėr tregimet mė tė suksesshme tė angazhimeve dhe punės sė vendorėve dhe pėrkrahjes sė bashkėsisė ndėrkombėtare prezente nė Kosovė. Tashmė SHPK-ja ka 7 mijė e 300 policė tė trajnuar nė bazė tė njė programi koncepti Perėndimor tė policimit demokratik. Sukseset e SHPK-sė janė tė konsiderueshme dhe pėr kėtė dua tė marr si shembull aktivitetet e katėr ditėve tė kaluara. Mė 19 tetor 2007 (e premte) SHPK-ja ka pasur sukses nė gjetjen e armėve dhe municionit nė rajonin e Prishtinės; po ashtu ka arrestuar dy tė dyshuar pėr sulm me mjet shpėrthyes nė shtėpinė e kėngėtarit Ramadan Krasniqi; ka arrestuar personin e tetė nė lidhje me rastin e prostitucionit nė Prizren. Mė 20 tetor 2007 (e shtunė), SHPK-ja ka arrestuar dy persona nė flagrancė nė vjedhjen me thyerje nė Prishtinė; ka konfiskuar 10 kilogramė heroinė nė Han tė Elezit; ka arrestuar 5 persona tė dyshuar pėr rrėmbim nė Prizren. Mė 22 tetor 2007 (e hėnė) ka konfiskuar afėr 4 kilogramė drogė nė kufi me Serbinė. Pra, kėto janė disa nga sukseset e SHPK-sė vetėm brenda katėr ditėsh.

Sidoqoftė, kjo nuk do tė thotė se SHPK nuk duhet tė punojė edhe mė shumė nė shėrbim tė qytetarėve tė Kosovės. Unė kam kėrkuar mė parė dhe tashmė jemi nė fazėn finale tė ndryshimeve nė Strukturėn Organizative dhe lėvizjeve nė nivelin e lartė menaxhues tė SHPK-sė me qėllim tė vetėm funksionalizimin sa mė tė mirė tė Shėrbimit. Po ashtu, ne kemi arritur qė pėrmes njė Pakoje pėr Mirėqenien Sociale tė pjesėtarėve tė SHPK-sė tė ngrisim nivelin e tė ardhurave tė tyre pėr 25 euro nė disa nivele. Ne sė bashku me SHPK-nė jemi duke punuar nė mėnyrė intensive nė procedurat pėr bartjen e pėrgjegjėsive nga UNMIK-u nė institucionet vendore, pėrkatėsisht MPB dhe SHPK. Shėrbimi Policor i Kosovės ėshtė i gatshėm tė merr pėrgjegjėsitė qė i takojnė secilės Polici nė botė. Projektligji pėr Polici sė shpejti pritet tė dal nė Kuvendin e Kosovės, gjė qė ndihmon edhe mė shumė nė rrugėn e progresit tė institucioneve tė sigurisė nė Kosovė. Bashkėpunimi me Komisarin e tashėm tė Policisė dhe me autoritetet e larta menaxhuese tė SHPK-sė ėshtė nė nivel tė pėrparuar dhe korrekt mė bazė tė pėrgjegjėsive tė rregulluara me kornizėn ligjore aktuale nė Kosovė.

Porse, nė situatėn nė tė cilėn ndodhemi, vlerėsoj se ėshtė shumė e mundshme qė struktura tė ndryshme tė jashtme e tė brendshme tė tentojnė tė sulmojnė tregimet e suksesshme tė Kosovės nė pika tė ndryshme. Nuk dua tė paragjykoj nėse i tillė ka qenė edhe rasti i fundit i njė letre anonime qė kam pranuar tė hėnėn nė lidhje me pėrfshirjen e disa eprorėve tė SHPK-sė nė aktivitete ilegale dhe krim tė organizuar. Unė apeloj tek tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe tek tė gjithė ata qė jetojnė qoftė edhe pėrkohėsisht nė Kosovė qė tė kontribuojnė nė rritjen e efikasitetit tė shėrbimeve institucionale tė Kosovės, nė kėtė rast edhe tė Shėrbimit Policor tė Kosovės. Kontributi dhe bashkėpunimi i qytetarėve ėshtė mėse i domosdoshėm nė mėnyrė qė tė arrijmė tė kemi sukses nė tė gjitha sferat e jetės dhe sidomos nė sektorin e sundimit tė ligjit. Tė gjithė ata qė kanė ēfarėdolloj informate qė mund tė ēojė nė zbulimin e rasteve nga mė tė ndryshme, qoftė krimit tė organizuar apo edhe aktit mė tė thjeshtė kundėr rregullave nė fuqi, kanė pėr obligim qytetar dhe patriotik tė bashkėpunojnė me organet e rendit dhe mekanizmat mbikėqyrės tė tyre. Konfidencialiteti i tyre do tė mbetet i plotė nėse njė e gjė e tillė kėrkohet nga ta dhe kjo ėshtė pjesė e aktiviteteve tė pėrditshme qė bėn Shėrbimi Policor i Kosovės.

Mekanizmat kontrollues mbi Shėrbimin Policor tė Kosovės janė funksionalė. Ministria e Punėve tė Brendshme kohė mė parė ka themeluar Inspektoratin Policor tė Kosovės, qė ka pėr detyrė tė kontrollojė tė gjitha veprimet e dyshuara tė pjesėtarėve tė SHPK-sė. Ky Inspektorat ka dėshmuar se ėshtė profesional dhe i pavarur, pėrmes raporteve dhe inspektimeve tė jashtėzakonshme qė ka bėrė nė disa raste, shumica prej tė cilave me kohė janė bėrė publike. Komisioni Parlamentar pėr Siguri i Kuvendit tė Kosovės ėshtė njė mekanizėm tjetėr qė mbikėqyr Ministrinė e Punėve tė Brendshme dhe Shėrbimin Policor tė Kosovės. Agjencia Anti-Korrupsion ėshtė njė mekanizėm tjetėr qė kontribuon nė kėtė mes. Po ashtu, Shėrbimi Policor i Kosovės ka njėsitin e veēantė qė merret e mbikėqyrjen e sjelljes sė pjesėtarėve tė SHPK-sė, i njohur si “Njėsiti i Standardeve”. Tė gjithė kėta mekanizma, sikurse edhe mekanizmat juridik tė tjerė sikurse Prokuroria, kanė adresė tė bėrė publike dhe janė tė hapur pėr informatat e qytetarėve vullnetmirė tė vendit. Unė jam i bindur se tė gjithė ata qė kanė informata tė vlefshme do tė trajtohen nė mėnyrė tė duhur dhe serioze nga mekanizmat mbikėqyrės, duke pėrfshirė edhe Ministrinė e Punėve tė Brendshme.

Nuk mendoj se ēdo gjė ėshtė e perfeksionuar nė institucionet vendore, sikurse besoj fuqishėm se aktivitetet e mundshme nė kundėrshtim me ligjin janė individuale dhe jo-strukturore. Edhe pjesėtarėt e Shėrbimit Policor tė Kosovės janė subjekt para drejtėsisė dhe si tė tillė nuk pėrjashtohen nga qytetarėt tjerė. Vėrtetimi i ēfarėdo veprimi tė tyre nė kundėrshtim me ligjin nė Kosovė do tė pasojė me ndėshkim nė bazė tė ligjit. Ministria e Punėve tė Brendshme dhe unė jemi plotėsisht tė interesuar qė ligji nė Kosovė tė funksionojė. Nėse dėshmohet nevoja pėr ndryshime ligjore, kjo ėshtė ēėshtje qė rregullohet nė Kuvendin e Kosovės nė bashkėrendim me Pėrfaqėsuesin Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė nė Kosovė. Prandaj, edhe pėr rastin e fundit, edhe pėr ēdo rast tė mundshėm nė Kosovė, apeloj pėr bashkėpunim tė plotė me qytetarėt. Ligji ėshtė i njėjtė pėr tė gjithė dhe kėtu nuk bėjnė pėrjashtim pjesėtarėt e SHPK-sė, sikurse edhe tė institucioneve tjera. Krejt ēka na duhet, ėshtė bashkėpunimi me njerėz tė ndėrgjegjshėm nė Kosovė, tė cilėt mund tė ofrojnė informata tė vlefshme nė raste tė ndryshme.


(Autori ėshtė Ministėr i Punėve tė Brendshme nė Qeverinė e Kosovės)
__________________
Miqėsi por edhe Armiqėsi tė pėrhershme nuk ka !
Pupi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė