Tema: Foto
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-10-07, 16:28   #126
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: Foto




Et'hem Beu, historia qė udhėton me Tiranėn




Pėr tė sot nuk ekziston asnjė imazh apo foto qė mund tė na japė njė skicim sadopak tė qartė tė portretit tė tij. E vetmja simbolikė, qė ka mbetur ende e gjallė nga koha kur ai jetoi dhe qė e bėn tė pavdekshėm emrin e tij, ėshtė njė vepėr unikale pėr nga stili dhe lloji, vepėr, qė do tė mbetet pėrjetėsisht e lidhur me evoluimin e njė qyteti. Et'hem beu mbetet ende sot e kėsaj dite njė figurė emblematike. Nė historinė e Tiranės do tė mbetet i skicuar si portreti i ndėrtuesit tė xhamisė karakteristike, qė ndodhet nė qendėr tė kryeqytetit. I lindur nga njė derė pasanikėsh, nė Tiranėn e fillim shekullit tė 18-tė. E vetmja e dhėnė qė mbetet, edhe gjatė ditėve tė sotme pėr figurėn e tij, ėshtė se ai ishte biri i Molla Beut, njė tregtari tė pasur nga Petrela. Sipas tė dhėnave gojore, Et'hemi, mė pas me titullin “Be”, ndėrmori iniciativėn pėr ndėrtimin e xhamisė, fill pas vdekjes tė sė atit, Molla Beut, i cili nuk mundi ta gėzonte pėrfundimin e xhamisė, ku edhe vendosi gurin e parė. Sė bashku me dy arkitektė tė njohur tiranas, tė fillim shekullit tė 18-tė, emrat e tė cilėve njihen si Mulla Isuf Zorba dhe Mulla Halim Bulku, Et'hem Beu, me pikturimin e tavanit, pėrfundoi nė vitin 1831. Pas katėr dekadash tė ndėrtimit, xhamia do tė njihej me emrin e tij. Merita mė e madhe e kėtij personazhi emblematik tė shekullit tė 18-tė ėshtė krijimi i njė vepre arkitektonike, e cila do t'i rezistojė gjatė kohėve dhe pėr tė cilėn, ai, paēka se nė mungesė tė njė portreti, do tė ketė vendin e tij tė pazėvendėsueshėm nė historinė e Tiranės.




Xhamia e Et'hem Beut, historia qė udhėton me Tiranėn


Nė shekullin e 17-tė, Tirana, sipas historianėve tė kohės, kishte 64 xhami. Nga kėto xhami, nga tė dhėnat qė deklarohen gjatė kėtij shekulli, gjatė ditėve tė sotme kanė rezistuar vetėm disa emra, me tė cilėt ėshtė e lidhur edhe historia e Tiranės. Kėshtu, tė vetmet xhami qė i rezistuan nė kryeqytet shembjes sė vitit 1967, janė Xhamia e Et'hem Beut nė qendėr tė qytetit, xhamia e “Mėhallės sė Tabakėve”, ajo e “Rrugės sė Kavajės”, si edhe xhamia e “Pazarit tė Ri” ose siē njihej tri shekuj mė parė, “Xhamia e Kokonozėve”. Kėto xhami sot pėrbėjnė edhe qendrėn e faljeve tė besimtarėve myslimanė, pas rilindjes sė besimit. Nga kėto xhami, ajo qė ėshtė mė e madhja dhe qė ruhet nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės, si vepėr me vlera tė rėndėsishme kombėtare, ėshtė Xhamia e Et'hem Beut. Xhamia i shpėtoi shembjes, ashtu sikur ndodhi me shumė prej xhamive tė tjera, gjatė shpalljes sė Shqipėrisė si vend laik. Ėshtė njė nga mė tė bukurat, jo vetėm nė Tiranė, por edhe nė Shqipėri.
E veēanta, sipas studiuesve, te kjo xhami mbetet stili i ndėrtimit tė saj, si edhe mėnyra e dekorimit nė ambientet e brendshme. E ndėrtuar gjatė shekullit tė tetėmbėdhjetė, njė nga elementėt qė e bėn tė veēantė nė llojin e saj ėshtė kubeja prej plumbi, e zbukuruar dhe ku nė fund tė saj janė tė shkruara 99 emrat e Allahut. Ndėr pėrbėrėsit e tjerė tė kėsaj xhamie janė edhe 18 dritaret, si edhe vendi i nafilit, ku falen gratė, element, qė gjendet nė xhamitė e tjera. Ajo qė e bėn mė tė veēantė Xhaminė e Et'hem Beut, sipas studiuesve, ėshtė ndėrthurja e komponentėve tė saj, ku elementė, si: Sahati apo kompleksi i ministrive, i japin kėsaj xhamie njė panoramė krejtėsisht speciale. Xhamia e Et'hem Beut nuk ėshtė njė vlerė vetėm pėr shqiptarėt. Sot, kjo xhami, pėr vlerat e saj, vlerėsohet edhe jashtė vendit nga studiues tė huaj, tė cilėt shohin vlerat e vėrteta tė botės islame. Vendosja e kėsaj xhamie nė qendėr tė kryeqytetit shqiptar dhe ndėrthurja e saj me Kullėn e Sahatit, si edhe elementė tė tjerė, qė i janė bashkėngjitur ndėr vite, i japin asaj vlera tė veēanta, qoftė pėr nga ana arkitektonike, qoftė edhe pėr panoramėn e qytetit. Dyshja e pandarė, Kulla e Sahatit dhe Xhamia e Et’hem Beut, dėshmojnė, njėherazi, pėr tė tashmen dhe tė kaluarėn historike tė qytetit, tregojnė origjinėn orientale tė qytetit tė Tiranės, i cili ėshtė themeluar gjatė shekullit tė XVII dhe mė pas ėshtė pasuruar me elementė tė ndėrtimit karakteristik vendas, qė i pėrkasin trevave tė Shqipėrisė sė Mesme.
Xhamia, duke qenė nė qendėr tė Tiranės, dhe duke u bėrė simbol i saj, i ėshtė nėnshtruar disa herė ndėrhyrjeve restauruese. Kėshtu, asaj i ėshtė bėrė njė rindėrtim tėrėsor i ēatisė, duke e ngritur disi nivelin dhe lartėsinė e kėsaj tė fundit, si dhe duke e rritur pjerrėsinė. Gjithashtu, nė vitin 1940 ėshtė bėrė njė ndėrhyrje nė bazamentin e portikut, nė krahun e jashtėm tė xhamisė, duke e veshur atė me gurė tė gdhendur. Gjatė kohės sė luftės, xhamisė iu rindėrtua edhe pjesa e shembur e minares. Ndėrsa nė vitet 1960-1963, 1969 dhe 1974, pasi xhamia ishte kthyer nė njė monument kulture, nė tė ka ndėrhyrė Instituti i Monumenteve tė Kulturės. Portikut tė xhamisė, pas viteve ’90, i ėshtė bėrė edhe veshja me xhama, nė mėnyrė qė tė mos ndotet prej pluhurit dhe tymrave tė jashtėm. Edhe abdesanes, qė ndodhet nė katin e poshtėm tė xhamisė, i ėshtė bėrė njė ndėrhyrje, duke e shtruar me pllaka dhe duke rregulluar sistemin e kanalizimeve tė ujėrave.
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė