Titulli: Jam Shqiptar.
Nuk ka feste
Ishte shkurt, shtatembedhjete
Dita sapo kish filluar.
Kur rembeva celularin
Tim vella per te uruar.
Sapo nisa qe te shkruaj
Nje urim ne nje mesazh
Plage e thelle mu kujtua
Njeqind vjet ne gjoks e kam.
Njeqind vjet rendon nje plage
Njeqind vjet ne shpirt e mbaj
Nis te shkruaj, sgjej dot fjale
Le urimin, kridhem, qaj
Kur peng rri nje Mitrovice,
A eshte valle per te uruar?
Kur coptohemi cdo dite
Kur Shqiptari rron i huaj
Kur renkon trualli shqiptar,
A eshte valle per te festuar?
Kur nuk jemi ne te pare,
Kur nuk jemi te bashkuar.
Sa kohe peng rri Mitrovica
Sa kohe sjemi ne te pare
Sa kohe na tall politika
Nuk ka feste, eshte per te qare.
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
|