Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-11-07, 17:08   #3
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mbijetesa hebraike dhe etika e "BESĖS"- Rrėfim i panjohur pėr holokaustin nė Shqipėri

Kanuni - pjesa qendrore e mbijetesės shqiptare
Shqiptarėt njihen gjerėsisht si banorėt mė tė vjetėr tė Evropės Juglindore. Ata janė pasardhės tė ilirėve, bėrthamės sė popullsisė parahelenike qė shtrihej nga Greqia deri nė Itali. Ilirėt i rezistuan asimilimit gjatė gjashtė shekujve tė sundimit romak mbi Ilirinė, i ruajtėn normat e tyre kanunore e ligjore dhe e ruajtėn kulturėn dhe gjuhėn e tyre, qė tė dy kėto veēori qė dallojnė dukshėm nga kultura dhe gjuha e fqinjėve tė tyre nė Evropėn Juglindore. Ilirėt e sotėm janė shqiptarėt, qė pėrdorin alfabetin latin, ndėrsa fqinjėt e tyre janė sllavėt tė cilėt pėrdorin alfabetin cirilik. Shqiptarėt janė myslimanė, katolikė dhe tė krishterė ortodoks qė kanė jetuar pėrkrah njėri-tjetrit nė harmoni pėr shekuj tė tėrė me radhė. Kanuni ka qenė themeli qendror i mbijetesės shqiptare tė gjendur pėrballė okupimit dhe gjenocidit shekullor. Si i tillė, Kanuni ėshtė formė e mbamendjes kolektive, e identitetit kulturor dhe e rezistencės. Besohet se disa nga traditat qė pėrshkruan Kanuni burojnė qė nga lashtėsia. Ato ishin bartur nė rrugė gojore nga brezi nė brez, me tė dhėna e shtesa nga autorė tė ndryshėm. Sė fundi, teksti i Kanunit (pėr tė cilin ne nė anglishte e pėrdorim fjalėn “Canon”) i atribuohet Lekė Dukagjinit, princit shqiptar qė jetoi nė shekullin e pesėmbėdhjetė (1410 deri nė vitin 1481). I arsimuar dhe edukuar nė vendlindjen e tij, Shkodėr tė Shqipėrisė dhe nė Venedik tė Italisė, Dukagjini mė pas shndėrrohet nė lider tė rezistencės shqiptare kundėr turqve otomanė, tė cilėt e pushtuan gadishullin ballkanik nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė katėrmbėdhjetė. Dukagjini ishte bashkėkohės dhe bashkatdhetarė e shok i armėve i Gjergj Kastriot Skėnderbeut, heroi kombėtar i shqiptarėve dhe figura qendrore e shekullit tė pesėmbėdhjetė qė luftoi kundėr otomanėve 25 vjet rresht dhe ua pamundėsoi atyre ta pushtonin Evropėn. Megjithėse Dukagjini vazhdoi tė luftonte kundėr dominimit otoman edhe njė dekadė pas vdekjes sė natyrshme tė Skėnderbeut nė janar tė vitit 1468, ai shquhet pėr kodifikimin e ligjeve e tė rregullave, qė mė pas do tė merrnin njiheshin si Kanun. Linguisti i ndjerė shqiptar, Martin Camaj, ka theksuar se “forma natyrore e kėtij ligji tė pashkruar ngelet e ngulitur nė shpirtin dhe mbamendjen e njė populli tė lashtė me tradita pėrherė nė kontakt dhe nė konflikt dhe ligjet e tė tjerėve qė vinin si pushtues”. “Rregullat e Kanunit”, thoshte ai, “qenė tė paprekshme. Ato kishin pėrparėsi mbi tė gjitha ligjet tjera”. – (Martin Camaj, Foreword to The Code of Leke Dukagjini, op. cit., p. xv. Parathėnie Kanunit tė Lekė Dukagjinit). Kėto rregulla janė ilustruar nė mėnyrė dramatike gjatė 500 vjetėve tė rezistencės qė shqiptarėt i bėnė okupimit turk, nga shekulli i pesėmbėdhjetė deri nė fillim tė shekullit tė njėzet. Sipas asaj qė shkruan Leonard Foks (Fox) nė parathėnien e botimit anglisht tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit, faqe 17, Syrja Pupovci nė parathėnien e tij bėrė ribotimit tė Kanunit nė nė vitin 1972, shkruan se ruajtja e Kanunit “ishte njėri ndėr elementėt mė tė rėndėsishėm qė e ndihmuan popullin shqiptar ta ruante individualitetin e tij nėn pushtimin e gjatė turk”. Kur otomanėt i pushtuan tokat shqiptare, shoqėria shqiptare kishte njė sistem tė pėrcaktuar mirė tė organizimit klanor dhe tė gjithė shqiptarėt ishin tė krishterė, katolikė dhe ortodoksė. Otomanėt vendosėn qė t’i shkatėrronin kėto klane nėpėrmjet konvertimit tė detyruar nė islam dhe pranimit tė detyruar tė ligjeve islamike. Megjithėse konvertimi masiv nė islam ndodhi nė shekullin e shtatėmbėdhjetė, kur zyrtarėt otomanė rėnduan popullsinė jomyslimane me taksa e tė dhjeta tė shumta, otomanėt nuk ia dolėn kurrė ta shkatėrronin as sistemin klanor shqiptar, as fuqinė e Kanunit. Konvertimi nė islam u bė vetėm sa pėr sy e faqe. Martesat e pėrziera midis myslimanėve dhe tė krishterėve janė veprim i rėndomtė edhe sot e kėsaj dite dhe religjioni pothuajse asnjėherė nuk ėshtė bazė konflikti, kjo pėr arsye se ai pėr identitetin shqiptar, individual dhe kolektiv qoftė, ėshtė dytėsor. Sipas Kanunit, “nuk ka dallim midis kėtij apo atij burri. Shpirti pėr shpirtin, tė gjithė janė tė barabartė para Zotit”.
Prifti franēeskan, Shtjefen Gjeēovi
Njeriu qė do ta kodifikonte Kanunin pėrfundimisht nė formė tė shkruar ishte prifti franēeskan i lindur nė Kosovė nė vitin 1874, Shtjefen Gjeēovi. Gjeēovi ishte njė shqiptar i zjarrtė qė kishte marrė pjesė nė kryengritjen e pėrgjithshme tė vitit 1912 kundėr turqve, e cila filloi pasi qė mė parė njė grup liderėsh shqiptarė e shpallėn pavarėsinė e Shqipėrisė nė Prizren (qė sot gjendet nė Kosovė)
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė